Kryetari i Bashkisë së Londrës thirrje qytetarëve/ Mos përdorni transportin publik
Kryetari i bashkisë së Londrës në Britaninë e Madhe, Sadiq K...
Reagime të shqetësuara në Gjermani pas protestave të fundjavës kundër kufizimeve për shkak të pandemisë. Frikë nga marrja peng e protestave prej ekstremistëve të djathtë e keqpërdorimit të tyre nga forca antidemokratike.
Pas demonstratavee kundër masave kufizuese që janë marrë në kuadër të pandemisë së Coronës, politikanë kryesorë gjermanë shprehin shqetësimin e paralajmërojnë nga radikalizimi i tyre. Kush e mohon një pandemi dhe bën thirrje për shkelje të masave mbrojtëse, përdor paturpësisht pasigurinë e njerëzve për të destabilizuar e ndarë shoqërinë, tha bashkëkryetarja e Partisë Socialdemokrate, SPD, Saskia Esken për gazetat e grupit Funke Mediengruppe. “Të heqësh vështrimin e të heshtësh nuk ndihmon. Këtu duhet të dalim kundër si demokratë të aftë për debat.” Esken theksoi, se dhuna kundër policëve nuk duhet të tolerohet ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, mbajti qëndrim të qartë. “Ne nuk lejojmë që ekstremistët të përdorin krizën e Coronës si platformë për propagandën e tyre armiqësore kundër demokracisë”, tha Ziemiak. Shqetësimet e njerëzve ne i marrim seriozisht, por duhet të veprojmë me konsekuencë kundër atyre që i nxehin edhe më shumë shqetësimet e njerëzve me teori konspirative e lajme të rreme.
Protestat rrezikohen të merren peng nga ekstremistët e djathtë
Protestat kanë sjellë shqetësim, sepse në disa prej tyre mes demonstruesve janë përzier ekstremistë të djathtë dhe përkrahës të teorive konspirative. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Konstantin von Notz u shpreh, se është legjitime të kritikosh masat dhe të shprehësh pakënaqësinë. “Por shkojnë e bashkohen të gjithë ata, që vënë pikëpyetje mbi sistemin dhe politikanët i quajnë marioneta të George Soros apo Bill Gates”, tha von Notz për gazetën “Die Welt”.
Sipas drejtorit të Zyrës Federale të Kriminalistikës, Holger Münch teoricienët konspirativë e “kanë pritur me mirënjohje” temën e virusit Corona. Të hënën në Berlin ai tha, se në javët e para të pandemisë nuk ka pasur më shumë përmbajtje të tilla, sepse virusi luante një rol më të madh. Me fillimin e demonstratave, filluan sidomos aktorë të spektrit të ekstremit të djathtë të përpiqen të marrin peng protestat e qytetarëve. Kërkohet më shumë shpjegim për virusin, si edhe për mundësitë e mbështetjes ekonomike, që protestat të mos marrin përmasa shqetësuese. Münch e sheh si të mundur, që të ketë zhvillime të përafërta me ato gjatë krizës së refugjatëve.
Reagime shkaktoi të hënën edhe një letër e një punonjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, në të cilën ai e sheh me dyshim strategjinë kundër pandemisë së Coronës-duke përdorur për këtë logon zyrtare të departamentit të tij. Sipas raportimeve të mediave, ai bën fjalë për “alarm global të gabuar”. Ministria Federale e hodhi poshtë këtë letër duke e cilësuar si “mendim privat”. Sipas “Spiegel” ky punonjës u lirua nga funksionet./DW
Kryetari i bashkisë së Londrës në Britaninë e Madhe, Sadiq K...
Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur sot ...
Në Jemen martohen minorenet me burra shpeshherë shumë herë m...
Në Kinë është rikthyer frika nga koronavirusi, pas raportimi...
Greqia do të mbajë nën izolim kampet e migrantëve deri më 21...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftua...
Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar masat lehtës...
Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha të dielën s...
Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.Në...
Rikthehet frika e koronavirusit në Kinë. Qyteti kinez Wuhan,...
Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qev...
Ish-presidenti amerikan Barak Obama një ditë më parë e kriti...
Këtë të diel, Spanja ka shënuar numrin më të ulët të viktima...
Disa politikanë gjermanë kanë paralajmëruar në fundjavë nga ...
Kryeministri italian Giuseppe Conte i është përgjigju pyetje...
Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qev...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar deklaratat e p...
Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar n...
Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 20 raste të reja me k...
Shteti gjerman ka ndërmarrë shumë masa lehtësuese sa i përke...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...