web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tallja e Rilindjes me Korçën/ Dy investimet kryesore ngelen rrugëve

11 Maj 2020, 12:49, Politikë CNA

Rilindja premtoi shumë, vetë Edi Rama deklaroi se ?rrugët ishin lënë rrugëve?. Në fakt në gati tetë vite të qeverisjes së tij asnjë centimetër rrugë nacionale nuk është investuar në qarkun e Korçës.

Aksi rrugor Lin-Pogradec ishte një aks i filluar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Punimet në  këtë aksin kombëtar nisën përgjatë viteve 2011-2012, falë një investimi që shkonte afër 9.7 miliardë lekë të vjetra dhe ishte parashikuar që punimet në këtë aks të rëndësishëm të përfundonin në vitin 2013.

Por, me ardhjen e socialistëve në pushtet punimet u bllokuan dhe rruga mbeti në gjendje të mjerueshme. Punimet u ndërprenë për një afat të gjatë dhe më pas u ribë një projekt, i cili nuk kishte asnjë ndryshim nga thelb nga projekti fillestarë. Dhe Rilindja e përfundoi atë vetëm në vitin 2017. Pas katër vitesh.

Por, ky nuk ishte një investim i saj. Ishte një investim me kredi i siguruar nga qeveria e mëparshme.

Një investim i dytë është rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cila gjithashtu ka ngelur rrugëve. Nga 120 milion euro investim që duhej, fatura është çuar në 180.

Projekti strategjik i nisur rreth një dekadë më parë, do të duhet të ndikonte në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, por sot pas 7 vitesh nga tenderimi, ajo që ka mbetur është vetëm një kantier i braktisur dhe një rrugë e lënë në mëshirë të fatit.

Janë mbi 100 milion euro investim, financuar nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, por miliona të tjera do të duhen për tu riivestuar. Miliona të tjera ikin dhe për mirëmbajtjen e makinerive në kantierë.

Skarpatet kanë filluar sërish të rrëshkasin. Masive dheu bllokojnë rrugën vazhdimisht, ndërsa rreshjet e shiut kanë shkatërruar dhe tabanin.

Rilindja vazhdon të mos e përfundojë rrugën dhe paratë duket se kanë përfunduar ?rrugëve?.

Aksi i tretë, sërish dhe ky i filluar nga qeveria e Partisë Demokratike, është ai Korçë-Kolonjë. Një investim që u la rrugëve. Sot ende nuk ka përfunduar.

Rruga Korçë-Ersekë, e filluar në vitin 2013, dhe e lënë rrugëve nga Rilindja, ajo që premtonte se do të bënte rrugët e Shqipërisë, por nuk bëri asnjë centimetër në qarkun e Korçës.

Projekti për lidhjen e Korçës me Ersekën, i ndarë në tre lote, nisi në vitin 2013 me një fond 22 milon euro.

Në qershor të vitit 2019, kur përfundoi loti i parë i rrugës, 17.6 kilometra, dy ministrat pjesëmarrës në përurimin e përfundimit të kësaj pjese rruge, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali premtuan vazhdimin e punimeve edhe për dy lotet e tjera me qëllim përfundimin sa më shpejt të rrugës.

Mirëpo që nga ajo ditë e deri më sot, punimet në lotin e dytë ende nuk kanë filluar, për lotin e tretë nuk bëhet fjalë.

Është bërë një segment i caktuar dhe pjesë tjetër është lënë sërish rrugëve.

Pra, Rilindja në shtatë vite thjeshtë dhe vetëm u tall me Korçën dhe banorët e kësaj zone. Edhe për qytetin që pretendohet se ka pasur investime, kryesisht ato kanë qënë fasadë.

Pra, pazari i Korçës me rreth 4 milion euro, apo parku Rinia me rreth një million euro. Diku qindra mijëra euro, e diku godina ndoshta të panevojshme.

Këto ishin investimet që janë bërë nga Rilindja në qarkun e Korçës apo edhe në Bashkinë e Korçës, e cila para tetë vitesh premtoi qindra milionë euro investime, kurse sot janë disa qindra million euro të hedhura rrugëve, investime të lëna përgjysëm, të papërfunduara dhe asgjë që të flasë në favor të investimeve apo mbajtjes së premtimeve./ CNA.al

Foto-Rruga që u ndërtua me hapin e breshkës/ Aksi Lin-Pogradec, nxjerr ?zbuluar? Qeverinë

Foto-video/ Rruga Korçë-Ersekë, investimi i braktisur i qeverisë prej 8 vitesh

Foto ekskluzive/ Rruga Qukës-Qafë Plloçë, segmenti i lënë në mëshirë të fatit, nuk mbaron prej një dekade

Rrugët e lëna rrugëve/ Si gënjeu publikisht kryeministri për aksin Qukës-Qafë Plloçë

Rruga Qukës?Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes





Lajmet e fundit nga