Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Huatë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar një rritje në muajin mars, duke u rikthyer tendencës zgjeruese për herë të parë që nga prilli i vitit 2019.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në mars, kreditë me probleme arritën në 8.21%, duke u rritur me 0.3 pikë përqindje në raport me muajin e mëparshëm, kur kishin arritur në nivelin më të ulët në 11 vjet.
Rritja e kredive me probleme lidhet me situatën e vështrë që po kalon ekonomia që nga fillimi i muajit mars, si rrjedhojë e kufizimit të aktivitetit ekonomik me synim frenimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19.
Gjithsesi, rritja e këtij treguesi është e moderuar për shkak të procesit të ristrukturimit të kredisë, që u inicua pas një vendimi të Bankës së Shqipërisë, që ka lehtësuar kërkesat rregullatore mbi ristrukturimin e kredisë dhe ka inkurajuar bankat të ofrojnë shtyrje të pagesës së këstit të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur së fundmi se niveli i kredive të shtyra nga bankat si pasojë e vështirësive financiare të krijuara nga pandemia COVID-19 ishte rreth 2 miliardë euro për 21.000 raste, pohoi guvernatori Sejko në konferencën e fundit për shtyp. Bankat vijojnë të procesojnë kërkesat dhe pritet që të ketë një sasi më të madhe të kredive të shtyra.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në daljen e fundit për shtyp tha se ka pasur një reagim mjaft proaktiv nga bankat e nivelit të dytë, në raport me trajtimin e rasteve të shtyrjes së pagesës së kësteve të kredive si pasojë e vështirësive financiare të krijuara nga pandemia. ?Kjo është një sjellje profesionale për tu falënderuar?, tha Sejko.
?Ne po vlerësojmë vazhdimisht situatën financiare të sektorit bankar dhe atij financiar dhe sigurisht dhe situatën që kanë bizneset. Jemi duke analizuar dhe vlerësuar çdo ditë shifrat dhe ndikimin që ka shtyrja e këtyre kësteve në sektorin bankar dhe mundësinë e një reagimi tjetër nga ana e Bankës së Shqipërisë mbas tremujorit të parë të zbatimit të kësaj mase. Sigurisht që disa biznese do të kenë vështirësi financiare më të forta, disa të tjera më të lehta, pra jo të gjithë bizneset do të preken njëlloj. Ne si Bankë Shqipërie po marrim në konsideratë një reagim të dytë në aspektin e ndryshimeve rregullative për të lehtësuar bankat në raport me ristrukturimin e kredive që janë në vështirësi financiare. Pra ne mund ti krijojmë mundësi bankave për të bërë një ristrukturim më afatgjatë se një afat 3-mujor ose 6-mujor por gjithmonë kjo do të jetë në funksion të një analize të bilanceve dhe ciklit të biznesit që kanë biznese të caktuara. P.sh. turizmi ose fasoneria mund të jetë një sektor i cili mund të jetë më i goditur dhe mund të ketë nevojë për një ristrukturim më proaktiv krahasuar me një sektor tjetër?, tha guvernatori.
Ai shtoi se kjo do të jetë gjithmonë objekt i analizave të bankave të nivelit të dytë në radhë të parë por dhe i yni si Bankë Shqipërie. Dhe vendimmarrja që do të bëhet në përfundim të afatit tremujor do të jetë gjithmonë e rakorduar me bankat dhe me bizneset në funksion të një zgjidhjeje sa më të mirë për situatën e stabilitetit financiar të vendit dhe në ndihmë të bizneseve. ?Kjo është ajo që mund të themi për momentin. Ne jemi duke e konsideruar vendimmarrjen për të qenë në përshtatje me situatën dhe sa më ndihmues si për bankat ashtu edhe për biznesin?./Monitor
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i ka drejtuar një ...
Në muajin prill të këtij viti ka pasur një sërë denoncimesh ...
Bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedho...
Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina H...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër masë lehtësuese...
Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, O...
Pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën apo gjobat e vendosura ...
Ndahet nga jeta në ditën e lindjes, akadamiku i shquar, Guda...
Presidenti i Republikës, ka vendosur: “Kthimin në Kuvend për...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4...
Ditën e sotme do të rikthehet në tryezën politike diskutimi ...
Nga data 11 maj do të hapin dyert qendrat tregtare, do të mu...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka uruar në një mëny...
Regjisori Robert Budina ka folur për çështjen e Teatrit Komb...
Arlind Çaçani, deputet i Kolonjës nga lista Basha, i cili ta...
Përditë e më shumë po bëhet e qartë se Erion Veliaj shërben ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përvecse mashtrues ës...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se e priti pan...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar grafikun e testev...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...