Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Jeton në Beograd dhe është drejtor sportiv i klubit serb të futbollit Rad. Rrugëtimi i futbollistit me origjinw shqiptare Ardian Gjokajt në botën e futbollit është plot ngjarje.
40-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe pwr Majorkwn në La Ligan spanjolle, ku bashkëlojtarë kishte emra të njohur të futbollit. Më pas ka bërë emër te Cërvena Zvezda e Beogradit, ndërsa ka luajtur edhe në vende të tjera. Si shqiptar nga Tuzi, Gjokaj nuk e ka pasur rrugën e lehtë.
Në një intervistë së fundi, Gjokaj ka thënë se ka realizuar ëndrrat e fëmijërisë duke luajtur për Buduqnostin e Podgoricës dhe për Cërvena Zvezdën e Beogradit.
?Karriera ime ka nisur te Buduçnosti. Ëndërr e kisha të luaja tek ajo skuadër. Unë atë klub nuk e dua, e adhuroj. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Trajnerët nga unë kanë bërë njeri e më pas futbollist dhe për këtë i falënderoj?, ka thënë Gjokaj për ?espreso.rs?.
?Kam pasur fëmijëri të vështirë. Çdo ditë më është dashur të shes në rrugë cigare, brusha të dhëmbëve, fletore, që të mbijetoj. Askush nuk e di sa vështirë kam jetuar unë në Tuz. Për fat kam pasur babanë që nuk e ka askush në botë. Kur në Tuz është kontrabanduar nafta dhe gjërat e tjera, unë nuk kam guxuar të mendoj për ato punë. Ai ishte komunist, profesor i edukatës fizike, më ka edukuar që gjëra të tjera janë më të rëndësishme në jetë.
Mos më kuptoni gabimisht, fëmijërinë e kisha të jashtëzakonshme, por unë 24 orë në ditë kam luajtur futboll në rrugë. Kam shkuar me autobus për 30 minuta në stërvitje, ndërsa më pas kam vrapuar 3 kilometra që të mos vonohem. Kam ardhur si shqiptar në Beograd dhe Beogradi më ka pritur si zotëri. Mund të them që këtij qyteti i jam borxhli. Më ka bërë njeri më të mirë?, ka thënë Gjokaj.
Ai ka luajtur për Buduqnostin dhe Mladostin e Podgoricës, Mallorcan e Lleidan në Spanjë, Obiliqin, OFK Beogradin, Crvena Zvezdën në Serbi, Trabzonsporin e Ankarasporin në Turqi, Koblenzin e Muenchen 1860 në Gjermani dhe në fund prapë te Buduqnosti e Mogreni në Mal të Zi.Ka treguar se kur ka luajtur fillimisht në qytetet e Serbisë është pritur shumë keq nga tifozët, raporton Koha.net
?Nuk kam dëshirë të flas për këtë, por në shumë terrene jam pritur në ?teh të thikës?. Por unë me sjelljet në fushë dhe jashtë saj ua kam bërë të pamundur që të vazhdojnë të sillen ashtu. Më kanë thirrur me emra të ndryshëm, kanë bërtitur çdo gjë kur kam qenë mysafir në Serbi me Buduqnostin. Por asnjëherë nuk i kam kushtuar vëmendje.
E kam ditur se njerëzit flasin ashtu për shkak të modës dhe nuk mendojnë vërtetë. Nuk e kam tepruar me hidhërim që më kanë sharë nënën, por natyrisht jam ndier keq. Edhe kur kam dashur që të rrahëm me tifozët e kam kuptuar se ajo ishte vetëm modë. Një modë e tyre. Kur e shoh në rrugë ai më thotë: vëlla, unë këtë realisht nuk e mendoj?, ka treguar Gjokaj, që fillimisht kishte luajtur për Buduqnostin prej vitit 1997 deri në vitin 1999. Ai ka treguar edhe për kalimin sensacional nga Buduçnosti te Majorka dhe dështimin në Spanjë.
?Filloi lufta në vitin 1999. Më pas unë u shita në Mallorca. Ishte e jashtëzakonshme pasi kam luajtur vetëm 15 ndeshje në Jugosllavi, ndërsa kam kaluar te ekipi që edicionin e mëparshëm kishte 70 ndeshje. Kam shkuar i papërgatitur në aspektin psikologjik. Isha fëmijë, as që kam dashur të shkojë jashtë. Por e kam kuptuar Buduqnostin. Nuk ka pasur oferta nga Zvezda e Partizani, ndërsa ka dashur të më shes që prej transferimit tim të fitoi para të mira. Nuk më vjen keq?, ka theksuar Gjokaj.
?Prej klubit të vogël kam shkuar në klub të madh. Kam ardhur nga një ligë e luftës, në kohën e bombardimeve të NATO-s, ndërsa në përgatitje në Majorka isha më i miri. Por kur fillon stinori menjëherë je lojtari numër 12, 13, 14. Më pas nisin problemet e mia. Si futbollisti i ri në vend se të pres rastin, kërkoj nga trajneri që të luaj me çdo çmim. Para meje ishin futbollistë të shkëlqyeshëm si Diego Tristan, Samuel Eto, Jovan Stankoviç, Nadal. Ekip i jashtëzakonshëm. Unë si shqiptar nga Tuzi, që kishte pamje të ngushtë të botës në atë moment, vetëm kam dashur të luaj dhe ky ishte gabimi im. E kam lëshuar atë rast dhe jam kthyer në Jugosllavi. Por nuk më vjen keq. Kam mësuar gjuhë të re, kulturë të re. Luis Aragones i madh ishte trajneri im. Jam rritur si njeri?.
Gjokajn më pas karriera e dërgoi te Zvezda, klubi i njohur për qëndrim anti-shqiptar, sidomos të tifozëve të tij.
?Gjysma e Beogradit më ka thënë të mos nënshkruaj me Zvezdën. Unë jam njeriu më krenar që kam shkuar atje. Mund t?iu them vetëm një gjë atyre njerëzve: Faleminderit! Asnjëherë nuk kam përjetuar ndonjë skenë të keqe, me njerëzit në klub apo me tifozët. Për këtë unë them që i jam borxhli Beogradit?.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se futbolli...
I ra fati i keq të ishte në krye të skuadrës, që ra nga kate...
Ylli Shameti la pas disa vitesh ekipin e Kukësit, të cilët i...
Federata Shqiptare e Futbollit i ka idetë e qarta në lidhje ...
Si shumë vende të tjera edhe Shqipëria është një nga vendet ...
I rritur në akademinë e Juventusit, tashmë talenti shqiptar,...
Portugalia është një nga shtetet që ka dhënë leje për skuadr...
Ditmar Bicaj tregon se në këto ditë është duke u munduar të ...
Në Itali ditën e djeshme iu është dhënë drita jeshile klubev...
Nejmar mesa duket e ka seriozisht kërkesën për t’u rikthyer ...
Në sezonin e shkuar Partizani i drejtuar nga trajneri Skënde...
Liga Premier është duke e hartuar një plan ‘Projekti i Rikth...
Kriza financiare e shkaktuar nga ndërprerja e aktiviteteve s...
Për afro dy muaj, për shkak të pandemisë “COVID-19” futbolli...
Antonio Conte është i interesuar për transferimin e Pogba te...
Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, është më në fund i gatsh...
Efekti i parë për daljen e Serisë A në stërvitje dhe veçanër...
Drejtori i Lacios Igli Tare përsëriti qëndrimin e klubit bar...
A do të rinisë futbolli shqiptar, tashmë që koronavirusi ësh...
Lazio do të bëjë përpjekje ta blejë sulmuesin kosovar të Fen...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...