web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

5 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën dy të infektuar

3 Maj 2020, 13:45, Kosova & Bota CNA

10 raste më pak me koronavirus janë konfirmuar sot nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që dje u raportuan 15 raste të reja, sot media e shtetit fqinj “Iliria News Agency” shkruan se sot janë regjistruar vetëm 5 raste, 2 nga të cilat janë në Shkup, si dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep.

Por fatkeqësisht bilanci negativ ka pësuar sërish rritje, pasi kanë humbur jetën dy pacientë, duke e dërguar numrin e viktimave në 84.

Ndërkohë janë shëruar nga dje 95 pacientë dhe në total 947./ CNA.al





Lajmet e fundit nga