46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Si do të pushojnë europianët këtë vit? Ministrat e Turizmit të BE nuk kanë ndonjë plan kohor për rigjallërimin e udhëtimit. Por nëse do të ketë pushime pas pandemisë, ato do të kalohen në rajonet e afërta.
Kur dhe si do të hapen kufijtë për qarkullimin e udhëtarëve këtë nuk mund ta thotë kush me përgjegjësi tani, thotë sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë në Gjermani, Thomas Bareiß, përgjegjës edhe për turizmin. “Nuk duket se ka gjasa që turistët gjermanë këtë verë të shkojnë në Spanjë apo në Greqi?, thotë Bareiß. Më shumë gjasa ka këtë verë, që ata t’i kalojnë pushimet në vend apo në rajonin pranë tyre.
Humbje të jashtëzakonshme
Gjendja ekonomike e industrisë së turizmit nuk është katastrofale vetëm në Europën jugore rreth Detit Mesdhe por edhe në Gjermani. Ekonomia e turizmit pret një rënie të prenotimeve të pushimeve me 70% këtë vit. Por më rëndë do të goditen koncernet turistikë të kroçerave, ku prenotimet do të shënojnë një rënie 90%, llogarit Komisioni Europian në Bruksel.
Ministri kroat i Punëve të Brendshme edhe kryetari i radhës së këshillit të ministrave të turizmit në BE, Davor Bozinovic pas një videokonference me koleget e kolegët e tij u shpreh, se do të veprohet me shumë kujdes në hapjen e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm. ?Ishim të gjithë dakord, që para së gjithash duhet të pengojmë valë të reja të infektimit”, tha Bozinovic pa përmendur afate kohore.
Industria e turizmit në BE sjell 10% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Në disa vende si Greqia apo Malta kapaciteti ekonomik i industrisë së turizmit arrin afër 25%. Spanja përfiton afër 145 miliardë euro në vit vetëm nga sektori i turizmit, hotelet gjermane dhe koncernet turistikë kanë arritur një xhiro vjetore prej 240 miliardë eurosh. Dëmi në ?burimin e këtij tregu”, Gjermani, nga vijnë shumë turistë është shumë më i madh se në ato që njihen si ?destinacione turistikë”, si Spanja apo Italia.
Kur do të udhëtohet sërish?
Ministri kroat i Turizmit, Gari Capelli, që mban kryesinë e radhës në BE shprehu shpresën, se europianoveriorët, megjithë pandeminë, do mund të udhëtojnë në jug, si një akt të solidaritetit europian. “Kemi nevojë për një plan të përbashkët për rimëkëmbjen e turizmit?, tha Capelli. Ajo që kërkohet është një koncept i përbashkët shëndetësor dhe një “pasaportë shëndetësore e Coronës? për udhëtarët dhe organizuesit e udhëtimeve, sipas Capellit. Kurse ministrja e Turizmit të Maltës, Julia Farrugia Portelli, kërkoi standarde të përbashkëta të BE lidhur me mbrojtjen e shëndetit në hotele, restorante, avionë dhe plazhe. “Ka rreziqe, por ne duhet të dimë t’i menaxhojmë këto rreziqe.?
Qeveri të tjera europiane janë më të rezervuara dhe ndjekin rrugët e tyre. Austria, për shembull, i hap sërish hotelet, por si udhëtarë lejohen vetëm ata nga shtetet fqinje dhe mundësisht nga rajone, ku përqindja e infektimit është e ulët. Kancelari austriak, Sebastian Kurz u rekomandoi austriakëve t’i kalojnë pushimet në vendin e tyre këtë vit të Coronës.
Pleksiglas dhe korridorë
Në Itali, hotelierët dhe pronarët e plazheve private po zhvillojnë koncepte të pazakonta për të ruajtur distancën mes pushuesve. Në plazh do duhet të vendosen xhama ndarës pleksiglas, hotelet duhet të zenë vetëm gjysmën e vendeve, në tavolina me distancë dy metra do ofrohen vetëm menu me një pjatë. Greqia mendon për një korridor turistësh nga Europa perëndimore. Udhëtarë të testuar do të transportohen me avionë të posaçëm në komplekse turistikë të testuar pa Corona, u shpreh ministri grek i Turizmit, Charis Theocharis për konceptin grek. Belgjika mendon të shpërndajë karta hyrjeje në plazhe.
Por ende nuk dihet, se kur ministrat e Punëve të Brendshme të BE do të bien dakord për një plan të hapjes së kufijve për turistët. Fillimisht duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit brenda shteteve të BE, pastaj mund të mundësohet udhëtimi për pushime mes shteteve fqinje, thonë zyrtarë të BE. Akoma më e paqartë është, se kur do të jenë të mundura udhëtime turistike në Azi, SHBA, apo pjesë të tjera të botës.
Ana tjetër janë edhe pushuesit. Pushimet nënkuptojnë relaksim e qetësim. A do duan pushuesit t’i kalojnë këtë vit pushimet pas pleksiglas, pa party në bare, sport apo vizita të atraksioneve turistike?/DW
Pandemia e virusit corona dhe masat e situatës së “Katastrof...
Prej më shumë se një muaji shkollat dhe çerdhet janë mbyllur...
Këtë të hënë qeveria vendosi rihapjen e disa bizneseve dhe l...
Prindërit shqiptarë duken aq të dëshpëruar saqë nuk ngurrojn...
Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqënd...
Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj, tregoi se deri më tani pa...
Ministria e Arsimit ka vendosur ta mbyllë vitin akdemik 1019...
Ambasadorja suedeze në Tiranë Elsa Hastad, ka folur lidhur m...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për shtyp ...
Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka nxjerrë urdhërin e ri ...
Anullohen provimet e lirimit dhe provimet e klasës së pestë....
Gjatë këtyre ditëve të vështira për shkak të pandemisë, kemi...
Një lajm jo shumë i mirë vjen për shqiptarët që kanë aplikua...
Inxhinierja Luljeta Bozdo thotë se nuk ka vend për panik pas...
Më shumë se 100 punonjës të një fasonerie në Korçë kanë dalë...
Pedagogu Erion Kristo ka bërë një thirrje publike drejtuar A...
Shënohet viktima e 30 nga koronavirusi në Shqipëri.Mësohet s...
Për këdo që këto kohë ka punuar online, apo ka qenë pushim i...
Dita e sotme do të nisë me mot të kthjellët përgjatë bregdet...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi mbrëmjen ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...