web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Besa Shahini jep lajmin/ "Anullohen provimet e lirimit"

28 Prill 2020, 17:09, Sociale CNA

Anullohen provimet e lirimit dhe provimet e klasës së pestë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini pak minuta më parë gjatë një konference për shtyp.

Ky vendim është marrë si shkak i situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Provimet e klasës së pestë dhe të klasës së nëntë do të anullohen. Marr parasysh se provimet e lirimit të klasës së nëntë nuk e mbajnë të njëjtën peshë sikurse provimet e maturës dhe duke marrë parasysh se nuk mund t’i sigurojnë kushtet për kthimin në shkollë të klasës së nëntë kemi vendosur të marrim këtë vendim për provimet e lirimit. Notat e provimit të lirimit kalkulohen duke aplikuar mënyrën e vlerësimit të notave të shkollës. Do bëhen komisione, por për detajet do të njoftohemi në vijim”, tha ministrja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga