“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, sjell në vëmendje domosdoshmërinë dhe detyrimin ligjor që, megjithëse në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente.
KLSH garanton opinionin publik se, pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore.
Me Urdhrin e Kryetarit të KLSH nr.48, datë 31.03.2020, institucioni ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike, me dëm eventual ndaj Buxhetit të Shtetit.
Duke qenë të vetëdijshëm se zyrtarët e prokurimeve publike në mbarë botën po hasin një presion të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre për të plotësuar kërkesën shumë të madhe për pajisje dhe furnizime, Institucionet e specializuara ndërkombëtare theksojnë se duhet të vijojë zbatimi me rigorozitet, transparencë dhe rregulla të qarta i mënyrave se si qeveria duhet t?i prokurojë mallrat dhe shërbimet.
Në dt. 15.04.2020, Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) publikoi udhëzime dhe referenca për risqet dhe luftën ndaj korrupsionit në kontekstin e COVID-19, duke e nisur pikërisht me sistemet e prokurimit. Udhëzimet theksojnë se ?Qeveritë në mbarë botën duhet të aktivizojnë bazën ligjore emergjente për t?u përballur me COVID-19, në mënyrë të tillë që sistemet shëndetësore të jenë të pajisura siç duhet. Por, ndërkohë që legjislacioni në kushte emergjence duhet të jetë eficient në prokurimin e pajisjeve jetike shëndetësore, mund të dobësohet kontrolli mbi shpenzimet publike dhe sistemet e prokurimit mund të bëhen shënjestra të lehta për abuzuesit.?
Në këto kushte, KLSH rekomandon fort që prokurimi duhet të kryhet në mënyrë të ndershme dhe jodiskriminuese, me përgjegjshmëri dhe mbështetur në vendim-marrje të shëndosha e kolegjiale. KLSH inkurajon të gjitha entet tona publike të përdorin platforma prokurimi online, duke i publikuar të dhënat në formate sipas Standardeve Ndërkombëtare të të Dhënave të Hapura të Kontraktimit, përmes sistemeve transparente që veprojnë në bazë të të dhënave të strukturuara dhe komunikimit efiçient. Në këtë mënyrë, prokurimet bëhen të gjurmueshme, në përputhje me ligjet dhe praktikat e mira, duke i shërbyer më së miri taksapaguesve.
Lidhur me problematikat e mprehta të evidentuara nga auditimet tona në fushën e prokurimeve publike, sjellim në vëmendje se që në janar të këtij viti, KLSH i ka kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore e konkretisht:
? vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit,
? vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave,
? përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe
? hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuara sekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse.
?Sot më shumë se kurrë është koha që Kuvendi dhe qeveria të kalojnë Ligjin për Përgjegjshmërinë Materiale të Zyrtarëve të Lartë Publikë, të kërkuar me këmbëngulje nga KLSH në shtatë vitet e fundit si mjet tejet efiçient në luftën kundër korrupsionit. Në këto momente, prokurimi publik duhet të udhëhiqet nga parimet e qeverisjes së hapur, duke qene transparent dhe thelluar llogaridhënien, Situata kërkon arritjen dhe ruajtjen e një ekuilibri midis fleksibilitetit të përkohshëm të rregullave për kryerjen e shpenzimeve dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve publikë të angazhuar në procedurat e prokurimit. Si një institucion ëatchdog, agjent i Kuvendit dhe në shërbim të qytetarëve, KLSH do të ndjekë me vëmendje të gjitha procedurat e prokurimit të kryera gjatë kësaj periudhe, me qëllim që t?i ofrojë Kuvendit dhe publikut opinionin nëse fondet publike nuk janë keqpërdorur, por administruar me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë, nëpërmjet një auditimi dhe raportimi të veçantë, krahas Raportit për Auditimin e Zbatimit të Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit për vitin 2019?, thuhet në njoftimin e KLSH.
Më tej sqarohet se në përmbushje të detyrimeve ligjore, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vijojë bashkëpunimin në një shkallë më të lartë me Prokurorinë e Përgjithshme, me SPAK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në denoncimin e rasteve të abuzimit me fondet dhe pronën publike gjatë pandemisë, duke garantuar auditim të thelluar për një proces tenderimi publik sa më transparent, të hapur, gjithëpërfshirës e të përgjegjshëm./CNA.al
Janë anulluar tenderat për rindërtimin e disa shkollave dhe ...
Fatëkeqësisht, pandemia e COVID-19, po e fut gjithnjë e më s...
Kreu i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi ka qartësuar situatë...
Mjeku i njohur infeksionit, profesor Tritan Kalo ka folur me...
Publikohen disa dokumenta të nxjerra nga një sërë dosjesh të...
Muharrem Hoxha ka sjellë këngën e tij të re të shkruar dhe i...
Epidemia COVID-19 hyn në fazën e dytë në Shqipëri. Nga e hën...
Njësoj si javën e kaluar, kjo e dielë u dedikohet sërish nën...
Duke filluar që nga dita e nesërme, taksistët do të fillojnë...
Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ka miratuar sot Aktin ...
Pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Mat, ka ard...
Aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi, ka reaguar l...
Ministeriali i vendeve anëtare të NATO-s do të zhvillohej pë...
Vijojnë riatdhesimet e shqiptarëve të mbetur jashtë kufinjëv...
Ndërsa nga dita e hënë pritet që të fillojnë punën taksitë, ...
Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i M...
Prej pothuajse dy muajsh Shqipëria po përballet me një situa...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka drejtuar s...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka u...
Eriola Muka, Drejtoresha e kompanisë shtetërore të naftës, “...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...