Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Fatëkeqësisht, pandemia e COVID-19, po e fut gjithnjë e më shumë botën, në një kolaps jo vetëm shëndetësor, ekonomik, politik, shoqëror, por edhe etik e fetar.
Kryetarët e shteteve, nëpërmjet mediave, po na ofrojnë një panoramë jo shpresëdhënësve : që virusi të largohet vetvetiu, duhet patjetër që të gjejnë vaksinën për të cilët shumë kompani farmaceutike po përpiqen ta zbulojnë të parat, dmth vetëm nëpërmjet vaksinës jeta jonë do të mund t?i kthehet normalitetit.
Për vaksinën po qarkullojnë edhe opinione kundërshtuese nga mjek e shkencëtar, që thonë se është e pamundur të gjendet një vaksinë imunitare për këtë koronavirus, i cili mund të shfaqet përsëri me mutacione të reja.
Ajo që të bën përshtypje edhe po shqetëson gjithnjë e më shumë opnionin e shumë njerëzve në botë, është se kjo vaksinë e detyrueshme pritet të shoqërohet me një kontroll elektronik të shëndetit, nëpërmjet nje mikroçipi të instaluar në dorën e njerëzve, për gjurmimin e infeksioni e ndimuar edhe nga valët interneti 5G.
Gjithashtu ka opinione se ky virus është një krijesë laboratorike e instrumentalizuar nga forcat e errëta, okulte, që duan ti nështrojnë njerëzit dhe popujt me frikën e infektimit dhe vdekjes, që të shkatërrojnë ekonomitë përkatëse, dhe më pas t?i kontrollojnë njerëzit me anë e mikroçipit ,duke instaluar një diktaturë botërore, që nuk është parë ndonjëherë, me pasoja shumë të rrezikshme për njerëzimin.
Përsëri thuhet se janë indetifikuar persona tek të cilët është kryer mbjellja e një çipi të teknologjisë RFID ? radiofrekuencë për ti vëzhguar edhe pa dijenin e pacientit në gjendje të pavedishme shtruar nëpër spitale.
Mikroçipi RFID vepron si transmetues për sistemin e identifikimit me anë të radiofrekuencës dhe implantimit në lëkurë. Mikroçipi skanohet nga pajisje të veçanta , ku mund të ruhen të dhënat e kartës së identitetit, bankës, të biletave të transportit, për hapjen e dyerve, të shpive, makinave, kasafortave, etj. Me anë të një çip-i me GPS mund të mundësohet që individët të lokalizohen fizikisht nga gjerësia, gjatësia, lartësia dhe shpejtësia. Pajisjet GPS të implantueshme mund të lejojnë, që autoritetet policore të gjejnë persona të zhdukur, ose të arratisur edhe në një skenë krimi, ose të sigurojë një vlerësim të gjobave civile kundër shkelësve të ligjit. Po bëhen përpjekje që me sensorë të kontrollojnë probleme shëndetësore brenda trupit, si temperatura, hemoglobina, etj, duke u bërë kështu një kartelë elektronike shëndeti brenda trupit të njeriut.
Pavarësisht lehtësirave, që mund të japë mikroçipi, ai ka shumë disavantazhe që ose nuk thuhen me qëllim nga prodhuesit dhe implementuesit, ose injorohen nga njerëzit që impresionohen nga teknologjia moderne.
Një studim i Bashkimit Europian paralajmëron se të dhënat e mikroçipeve mund të bien në duar edhe të personave të paautorizuar, çka mund të vendosë në rrezik jetën e mbajtësve të tyre, privatësia e të cilëve mund të zhduket krejtësisht. Këshilli për Çështjet Etike dhe Gjyqësore (CEJA) i Shoqatës Mjekësore Amerikane publikoi një raport në vitin 2007 duke pohuar se me implant RFID mund të rrezikojnë privatësinë, ata pohojnë se informacioni që përmbahet në çip nuk ka siguri që mund të mbrohet siç duhet. Një pengesë e madhe për sisteme të tilla është lehtësia relative me të cilën numri 16-shifror i identitetit që përmban një implant i çipit mund të merret dhe të klonohet.
Kritikët pohojnë, megjithatë, se teknologjia mund të çojë në shtypje politike pasi qeveritë mund të përdorin implante për të gjurmuar dhe përndjekur aktivistët e të drejtave të njeriut, aktivistët e punës, disidentët civilë dhe kundërshtarët politikë; kriminelët dhe dhunuesit shtëpiak mund t’i përdorin ata për të kërcënuar dhe ngacmuar viktimat e tyre; dhe abuzuesit e fëmijëve mund t’i përdorin ata për të gjetur dhe rrëmbyer fëmijët, etj.Në botë ka ligje që e ndalojnë vendosjen e mikroçipit me detyrim pa lejen e personit.
Dihet botërisht se rezatimi i tepruar i antenave radiovalësh si antenat e kompanive celualarësh që gjenden me shumicë në qendra të banuara, por edhe vetë përdorimi i celularit pa kriter janë shkaktar të sëmundjeve kanceroze në ritje, aq më shumë kur mikrokoçipë, ose bioçipe që futen në trupin e njeriut dhe prodhojnë sinjale radiovalësh mund të bëhet shkak për më shumë sëmundjesh vdekjeprurëse si kanceri, amnezia (humbja e kujtesës), dobësojnë sistemin imunitar me rezultat që të goditen nga sëmundje të tjera, si psh sëmundje që shkaktojnë plasje e enëve të gjakut,ose sëmundje të trurit.
Ajo që të shqetëson më shumë është se mikrocçipi që po gjen gjithnjë e më shumë zbatim tek njerëzit, shtete që po e implementojnë në masë tek shtetasit e tyre dhe që mund të kërkohet të vendoset me detyrim sëbashku me vaksinimin kundër COVID-19 po kërkon të përmbushi një profeci të Biblës në librin e Zbulesës, që na paralajmëron për një nga shenjat apokaliptike për kohët e fundit, shenja që do shfaqen para se të vij për së dyti me lavdi në tokë Zoti Jisu Krisht.Kjo do të quhet koha e antikrishtit, koha më e errët që do të kalojë njerëzimi i vëzhgur gjithandej nga: ?BIG BROTHER? (vëllai i madh?
Fjala Antikrisht (fjalë për fjalë do të thotë kundër Krishtit, ose gënjeshtari),ashtu si apostull Joani tha: ?Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë; prej nga e dimë se është ora e fundit? Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jisui është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin?(1 Gjn 2, 18-22)
Kurse apostull Pavli e cilëson: ?biri i hmbjes?:? Ju lutemi, o vëllezër, lidhur me ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht dhe me tubimin tonë me të,të mos lejoni që menjëherë t`ju prishet mendja, ose të trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjë letre gjoja të shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit.Askush të mos ju gënjejë kursesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes,kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi?.Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti.Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekullish të rreme,dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar.E prandaj Perëndia do t?u dërgojë atyre një gënjim që do t?i bëjë të gabojnë, që t?i besojnë gënjeshtrës,që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!?(2 Thesal 2:2-12)
Tek libri i Zbulesës antikrishti personifikohet me një bishë që ngrihet nga toka:?Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirë që u ngjanin atyre të qengjit, por fliste si një dragua.Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse.Edhe bënte shenja të mëdha, sa që edhe zjarr bënte të zbresë nga qielli mbi dhe në prani të njerëzve,dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t?i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.Dhe iu dha t?i japë një frymë figurës së bishës, aq sa figura e bishës të flasë, edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës, të vriteshin. Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t?u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre,dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj. Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.?( Zb 13, 4-18.)
Pavarësisht se apostull Joan Theologu i pa këto vegime para 1900 vjet dhe që gjenden në Biblën e Shejntë, ato po përmbushen bindshëm në këtë brez, që cilësohet si :? i pabesë dhe imoral?.
Shifra 666 që në shkronja tregon emrin e një njeriu antikrishtit, sot e shikojmë të shfaqet shpesh dhe sipas interpremtimeve të etërve të shejntë është një numër simbol i të keqes pa kthim i njeriut të bashkuar me djallin i cili i kundëvihet Zotit dhe Kishës Apostolike dhe çdo ligji, të drejte, lirie dhe morali njerëzor.
Shën Pais Agjoriti (1924-1994) e interpreton simbolikën dhe arsyen e vendosjes së këtij numri në sitemin elektronik Bar Code (sistemi i kodit të vijëzuar që kontrollon tregun), duke thënë: ?Për hebrejnt 666 është simbol i ekonomisë.Hebrejntë si shkruhet në Dhiatën e Vjetër, kishin vendosur në kohën e Solomonit një taksë për të gjithë popujt e pushtuar prej tyre. Haraçi i përvitshëm përbëhej nga gjashtëqint e gjashtë talanta ari. Tani, që të nështrojnë të gjithë botën, e vendosin përsëri këtë numër taksimi, që lidhet me të kalurën e tyre të lavdishme. Për këtë arsye nuk duan ta këmbejnë me një tjetër. Pra 666 është simbolit mamonait (djallit para)?.
Kjo shifër sot është kodi hyrës në të gjithë sistemin kompjuterike dhe në kartat elektronike që punojnë me çip. Shkronjat WWW janë kodi hyrës në çdo sistem elektronik,internet, por numri 6 sipas numërimit hebraik në alfabetin europian përkthehet me shkronjë W, pra WWW do të thotë 666. Edhe sistemi elekronik i mikroçipit që instalohet në trup punon me këtë kod WWW (666) .
Prandaj për të krishterët mikroçipi nuk është thjesht nje çështje e thjesht teknologjie, përgjimi, shëndetsore, ligjore apo etike, por një çështje besimi, aq më shumë kur ky kërkohet të vendoset në trup,në dorë.
Për të krishterët që besojnë Biblën, mikroçipi me vulën 666 përcakton jo vetëm vazhdimësinë jo normale e kësaj jete tokësor duke humbur privatësinë, por përcakton gjendjen për jetën e përjetëshme, sepse sipas Biblës kush do të mari në trupin e tij atë vulosje simbol dhe energji të antikrishtit jo vetë do të vuaj nga vetë antikrishti dhe falangat e tij që do ti gjejnë ku do që të fshihen me anë e mikroçipit, por ata do të ndahet për jetë nga bekimet dhe mbrojtja e Zoti Jisu Krishti dhe do dënohet përjetësisht në ferrë, ashtu si përsëri Zbulesa na paralajmëron: ?Një engjëll i tretë shkoi pas tyre duke thënë me zë të madh: ?Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet, do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit. Dhe tymi i mundimit të tyre ngjitet në shekuj të shekujve, dhe nuk do të kenë prehje ditë e natë ata që adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj?.(Zbulesa: 14; 9 -11)
Shën Ipoliti Papa i Rromës (170-235 pK) shkruan : ?Dhe të gjithë do të vijnë para tij (antikrishti) që t?i falen, dhe do t?u japë gërvishtjen e bishës në dorën e djathtë ose në ballë, që askush të mos mund të bëjë shenjën e kryqit, as që t?i bëjë Kryqin ndonjë gjymtyre të trupit të tij, por do të bashkohet me mashturesin dhe do t?i shërbejë atij, dhe kurrë nuk do të ketë pendesë, sepse do t?i ashpërsohet shpirti dhe mashtruesi do t?i japë si shpërblim pak ushqime dhe vulën e tij të ndyrë 666, që do të thotë: mohoj Krijuesin e Qiellit dhe dheut, mohoj Pagëzimin që më dha, mohoj adhurimin tim për Atë dhe bashkohem me ty o Anti-krisht dhe ty të falem. Vulosja pra, është shkatërruese dhe vrasëse e shpirtit. Mbas vulosjes nuk ekziston mëshira dhe as shpëtimi.?
Njerëzimi dhe veçanërisht të krishterët nuk duhet të pranojnë në asnjë mënyrë asgjë që ju cënon lirinë njerëzore, por mbi të gjitha besimin në Zotin Jisu Krisht, prandaj: ?Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve (krishterëve); këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jisuit.?(Zbulesa 14;12 )
Miron Çako
Kreu i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi ka qartësuar situatë...
Mjeku i njohur infeksionit, profesor Tritan Kalo ka folur me...
Publikohen disa dokumenta të nxjerra nga një sërë dosjesh të...
Muharrem Hoxha ka sjellë këngën e tij të re të shkruar dhe i...
Epidemia COVID-19 hyn në fazën e dytë në Shqipëri. Nga e hën...
Njësoj si javën e kaluar, kjo e dielë u dedikohet sërish nën...
Duke filluar që nga dita e nesërme, taksistët do të fillojnë...
Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ka miratuar sot Aktin ...
Pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Mat, ka ard...
Aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi, ka reaguar l...
Ministeriali i vendeve anëtare të NATO-s do të zhvillohej pë...
Vijojnë riatdhesimet e shqiptarëve të mbetur jashtë kufinjëv...
Ndërsa nga dita e hënë pritet që të fillojnë punën taksitë, ...
Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i M...
Prej pothuajse dy muajsh Shqipëria po përballet me një situa...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka drejtuar s...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka u...
Eriola Muka, Drejtoresha e kompanisë shtetërore të naftës, “...
Mungesa e profesionalizmit është vënë re shpeshherë në media...
Dalja në ish-Bllok më 10 janar e Dritan Dajtit, i arrestuar ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...