web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja në Laç/ Dyshohet se i riu u vetëplagos me armë zjarri

23 Prill 2020, 19:47, Kronika CNA

Policia e Kurbinit ka dhënë informacion paraprak mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur 19 vjeçari, E. Gj.

Sipas policisë, më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga