web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infektohet me koronavirus i dënuari në burgun 313

21 Prill 2020, 14:01, Kronika CNA

Koronavirusi ka prekur një të dënuar në burgun 313.

Mësohet se një shtetas italian i arrestuar për trafik narkotikësh ka pasur shenja të Covid-19 dhe pasi është testuar ka rezultuar pozitiv.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ende nuk e ka konfirmuar lajmin, ndërkohë pritet një reagim zyrtar për të hedhur më shumë dritë.

Nga informacionet paraprake, nuk dihet se si e ka marrë koronavirusin i burgosuri. Kujtojmë se Drejtoria e Burgjeve ka konfirmuar se një punonjës në burgun 313 është prekur nga virusi, por sipas tyre ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga