web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm/ Ja si mund të aplikoni për të përfituar nga paketa 2

21 Prill 2020, 18:16, Sociale CNA

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi paketën e dytë të qeverisë për punonjësit që përfitojnë atë që ai e quan pagë lufte.

Pak më parë, Drejtoria e Tatimeve ka publikuar kategoritë që përfitojnë nga kjo paketë dhe shpjegon mënyrat se si duhet aplikuar për të përfituar pagesën prej 400 mijë lekësh të vjetra.

Mësohet se nga paketa përfitojnë të punësuarit e subjekteve të mbyllura me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë dhe të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020.

Gjithashtu pagën mund ta marrin edhe të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të ministrisë.

Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare, ndërsa për subjektin që ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

Tatimpaguesit që plotësojnë kriteret e mësipërme, pasi të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing, do t?iu jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet kësaj llogarie. Aplikimi do të kryhet vetëm 1 herë nga subjekti i të punësuarit/ve dhe punonjësi/it, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagesë.

“Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t?u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare 2. Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t?i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik. Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve përfitues, ku banka dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë të rëndësishme. Plotësimi i pasaktë i këtyre të dhënave bllokon procesin e kalimit të pagesës në logarinë e individëve përfitues.

Individët, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së Nr. 305, datë 16.04.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.

Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare. Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare”, thuhet në njoftim.

Nëse aplikimi Kërkesë për ndihmë financiare, është refuzuar (plotësisht apo pjesërisht), Drejtoria deklaron se tatimpaguesi do të ketë keni mundësi të ankohet, duke plotësuar Formularin e ankesës në llogarinë e-filing, e cila do të publikohet në ditët në vijim.

Pas shqyrtimit të ankesës, nëse ajo do të rezultojë e drejtë, tatimpaguesi do të njoftohet dhe do të ketë mundësi të riaplikojë për përfitim të ndihmës financiare./ CNA.al

  





Lajmet e fundit nga