web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Të mërkurën mbyllen pagesat e paketës 1"/ Ahmetaj tregon bizneset që s'përfitojnë shtyrjen e tatim-fitimit

20 Prill 2020, 18:25, Sociale CNA

Koordinatori i gjendjes ekonomike të koronavirusit, Arben Ahmetaj ka shpjeguar edhe njëherë dy paketat e qeverisë.

Ai tha se paketa e parë është fokusuar të bizneset e vogla të mbyllura me urdhër të Ministrsë së Shëndetësisë, ku përfshiihen rreth 60 mijë qytetarë. Ahmetaj tregoi se kësaj pakete i janë shtuar pas korrigjimeve edhe 10 mijë qytetarë të tjerë.

Sipas tij, deri më sot pagën e kanë marrë 40 mijë qytetarë, ndërsa pretendon se deri pasnesër do jenë shpërndarë të gjitha pagat.

“Sot janë 40 mijë qytetarë të paguar dhe brenda dy ditëve. Janë edhe 26 mijë që janë bërë verifikime dhe deri ditën e mërkurë do mbyllet paketa e parë. Brenda paketës së parë është edhe instrumenti i garancisë për sipërmarrjen. Sot ju konfirmoj zyrtarisht se të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë përfunduar kontratën me qeverinë për këtë instrument. Ky instrument, kjo paketë do përdoret e gjitha”, u shpreh ai në një lidhje me Syri Tv, ndërsa foli edhe për paketën e dytë dhe lehtësirat për biznesin e madh.

“Paketa e dytë fokusohet te 160 mijë qytetarë. Kategoria e parë e bizneseve të mbyllura të mëdha nga Ministrja e Shëndetësisë plus edhe të hequrit nga puna deri më datën 10. Kjo paketë ka 66 mijë qytetarë, si dhe 100 mijë qytetarë të biznesit të vogël që volumin ekonomik i ka rënduar konsiderueshem 10 mijë nga turizmi, u dha jo një pagesë prej 40 mijë lekë të reja që do të fillojë të rimbursohet që nga dita e nesërme.

Për biznesin e madh lehtësi është shtyrja e tatim-fitimit. Të vetmet që nuk do u shtyhet tatim-fitimi janë kompanitë shtetërore, kompanitë e telefonisë dhe kompanitë që kanë tregtuar mallra ushqimore. Nuk kemi favorizuar apo disfavorizuar askënd, jo ne jemi marrë me njerëzit në nevojë. Beteja është ende larg fundit të vet, risqet janë gjithmonë aty. Për biznesin e madh ne u morëm me punonjësit, ndërsa për sipërmarrjet i kemi bërë dy lehtësim, një që mund të marrin kredi dhe tjetra i kemi shtyrë tatim-fitimin, këto janë mundësitë e Shqipërisë”, nënvizoi Ahmetaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga