web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha publikon pamjet e rënda/ Qindra viktima të mbështjellë me plasmas rrugëve të qytetit

19 Prill 2020, 15:10, Sociale CNA

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video me pamje të rënda nga qytet-porti më i madh i Ekuadorit, Guajaquil, ku me qindra njerëz vdesin rrugëve të qytetit dhe nuk ka kush t?i varrosë.

Hoxha tregon se autoritetet janë dorëzuar, pasi nuk kanë jo vetëm vend në spitale për t?i mjekuar nga Covid-19 por as kapacitete për t?i varrosur në varreza publike.

Pamje apokaliptike, kufoma që nxirren nga familjarët e tyre në rruge ose trotuare, herë në arkivole dhe here të mbështjellë me cfarë të mundin, batanije, plasmas etj, në pritje që makinat e funeralit të bashkisë t?i marrin dhe t?i largojnë që aty. Të vdekur që qendrojnë me ditë të tëra ne trotuar, pa i lëvizur kush.
Fillimisht autoritetet mbushen morgun në pritje të hapjes se varreve?, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Më tej Hoxha u bën thirrje qytetarëve të mos e marrin aq lehtë këtë situatë dhe sipas tij, motoja më e saktë është ?panik jo, frike po?.

?Prandaj njerëz, pavarsisht kush na ka rënë në hise të na qeverisë këto kohë, mos e merrni aq lehtë. Pavarësisht propagandës qeveritare, të gjithë ne e dimë se po u bëmë për spital, me shumë shanse kemi të shkojmë në varreza se sa të kthehemi prej andej të gjallë?, shkruan mes të tjerash Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga