Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin që detajon aktivitetet sipas nomenklaturës ekonomike, për Aktivitetet e përcaktuara në tabelën bashkëlidhur Urdhrit nr. 193, datë 20.03.2020 ?Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë?. Urdhri mban datën 10 prill.
Të mbyllura vijojnë të mbeten: flokët dhe trajtime të tjera të bukurisë, aktivitete të mirëmbajtjes trupore, palestra, arsimi, tregtia e luleve, orëve e bizhuterive, transporti rrugor i pasagjerëve, taksitë, tregtia me pakicë e veshjeve, këpucëve, mallrat e përdorur, qilimave, artikujve sportivë, mobilieve, lodrave, pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara, pajisjeve audio e video. Të ndaluar janë dhe transporti detar dhe ajror i pasagjerëve.
Aktivitetet e shërbimit të pijeve (bar, kafe dhe lokal) vijojnë të jenë të mbyllura dhe mund të jenë të fundit që do të hapen. (lista e detajuar në fund).
Krahas këtij urdhri është publikuar dhe një udhëzues i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) që u rekomandon punëdhënësve praktikat e duhura të kufizimit të përhapjes së COVID-19, duke sjellë zvogëlimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve, për të ruajtur vijimësinë e biznesit dhe krijimin e një ambient pune të shëndetshëm.
Çdo subjekt duhet të respektojë masat e rekomanduara nga ISHP nëpërmjet një plani individual veprimi, duke respektuar çdo element për kufizimin e transmetimit të COVID-19 te punonjësit brenda ambienteve të biznesit.
Udhëzimi përcakton që Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementëve të higjienës ku përfshihen sapun i duarve, dezinfektues me bazë alkooli që kanë të pakën 60% alkool, letër e pastrimit të duarve, ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektues për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve. Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë). Punëdhënësit duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe dorezave si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.
Punëdhënësi të rekomandojë që të mos përdoret shtrëngimi i duarve dhe përqafimet midis punonjësve dhe të inkurajojë përdorimin e metodave të tjera jo kontaktuese të përshëndetjes. Punëdhënësit duhet të hartojnë politika të brendshme siç janë mundësim të punës nga shtëpia ose orë fleksibël të cilat lejojnë të rritet distanca fizike nga një punonjës në tjetrin dhe/ose u krijojnë mundësinë e këtyre punonjësve të jenë në distancë dy metra nga njëri-tjetri.
Punonjësve do t?iu kërkohet të aplikojnë larjen e duarve ose përdorimin e dezinfektuesve kur ato janë të ndotura ose pas heqjes së maskave dhe dorezave. (Mbështetur në Udhëzuesin e MSHMS mbi hapat dhe mënyrën e larjes së duarve)
Punëdhënësit nuk duhet të lejojnë punonjësit e tyre të përdorin mjetet e njëri ? tjetrit dhe postet e ndërsjella të punës.
Punëdhënësit duhet të nxisin punonjësit e tyre për respektimin e praktikave të etikës respiratore, kollitjes, teshtitjes, duke përdorur vënien e gropëzës së bërrylit përpara gojës dhe hundës.
Punonjësit duhet të respektojnë masat e distancimit social, të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet në se kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 metra, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar.
Punëdhënësit duhet të inkurajojnë:
Bizneset duhet të praktikojnë pastrimin e vazhdueshëm të sipërfaqeve dhe elementeve të tjera të vendit të punës si p.sh. stacionet e punës, tastierat, telefonat, parmakët dhe dorezat. Është e nevojshme që produktet dezinfektuese të kenë përqindjen, metodën e aplikimit dhe kohën e kontaktit të saktë, si dhe përdorimi i tyre duhet bërë duke përdorur mjetet e mbrojtjes personale.
Nëse sipërfaqet janë të ndotura, ato duhet të pastrohen duke përdorur një pastrues ose sapun dhe ujë para dezinfektimit.
Punëdhënësit duhet të këshillojnë punëtorët që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat ose mjetet dhe pajisjet e punëtorëve të tjerë, kur është e mundur. Nëse është e nevojshme të pastrohen ose dezinfektohen ato para dhe pas përdorimit. Gjithashtu duhet të sigurohen pastruesit e mundshëm në mënyrë që sipërfaqet e përdorura zakonisht (për shembull telekomandat, tastierat, mjetet dhe pajisjet e tjera të punës etj.) mund të fshihen nga punonjësit para çdo përdorimi.
Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë në biznesin ku është i punësuar, nëse ka pasur kontakt me persona që rezultojnë me Covid- 19.
Nëse në një subjekt, një nga punonjësit është apo ka pasur kontakt të ngushtë me një person pozitiv me Covid-19 duhet të qëndrojë në vetëkarantinim dhe të njoftojë menjëherë mjekun e biznesit dhe administratorin, i cili më pas njofton njësitë përkatëse.
Punonjësit që kanë shenja klinike të qëndrojnë në shtëpi, të vetizolohen dhe të monitorojnë shenjat klinike për çdo shqetësim të njoftojnë 127 dhe mjekun e familjes, si dhe të njoftojnë mjekun e biznesit dhe administratorin.
Administratori i subjektit duhet të largojë punonjësit nga puna për të qëndruar në shtëpi, nëse ai shfaq shenja klinike dhe duhet të njoftojë menjëherë brenda 24 orëve NJYK.SH-në dhe ISHP-në.
Nëse ka rast të dyshuar me Covid-19 nga mjeku i biznesit apo ndërmarrjes, duhet të njoftohen menjëherë KJVKSH dhe ISHP.
Të minimizohet kontakti midis klientëve dhe punonjësve, duke i zëvendësuar tatimet fizike me komunikime online.
Administratoret e bizneseve duhet të vendosin elementet e distancimit fizik me shenja vizuale të dukshme në sipërfaqen e dyshemesë, si dhe rregullorja e masave të minimizimit të transmetimit të COVID-19 të jetë e afishuar në mënyrë sa më të dukshme.
Çdo biznes duhet të ketë një mjedis të caktuar për të izoluar një punonjës, i cili mund të shfaqë shenja klinike të sëmundjes dhe më pas lajmërohet 127-ta dhe NJVKSH-ja përkatëse.
Çdo biznes që ka më shumë se 5 persona rekomandohet të vendosë kamera të mbikëqyrjes për të vëzhguar nëse masat e përcaktuara të higjienës dhe kujdesit zbatohen me saktësi. Distancimi social do të kryhet sipas një plani të vetë bizneseve për fasoneri, rrobaqepësi, call center etj., dhe nëse kapaciteti i punëtorëve kalon normën e lejuar për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 metra, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar, duke pasur të gjitha kushtet për të kryer dezinfektimin dhe duke përdorur maskat dhe dorezat në mënyre të detyrueshme.
Të konsiderohen përmirësimi i kontrolleve inxhinierike duke përdorur sistemin e ventilimit të ndërtesave.
Mbështetur nga nivelet e rrezikut nga niveli jeshil deri në nivelin e kuq për transmetimin e infeksionit COVJD-19, të gjithë subjektet që janë në nivelin jeshil duhet të përdorin dorezat. maskat mbrojtëse. Respektimi i distancës 2 m, vendosja e shenjave të pritjes në radhë, afishimi i mundësisë së blerjeve online, rezervim i takimit online apo me telefon, vendosja e xhamit mbrojtës klient / shitës, dezinfektim i ambientit, larje para hapjes dhe pas mbylljes sidomos i tavolinave, banakëve, telefonave dhe çdo hapësire që ka pasur kontakt me duar, ajrimi sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë.
Në nivelin portokalli dhe të kuq do të kërkohet frekuencë e shtuar e ajrimit, dezinfektim me tunel spray në hyrje dhe në dalje të biznesit për të gjithë punonjësit.
ISHP duhet të kryejë inspektimin sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrejt penaliteteve në fuqi.
Bizneset duhet të jenë të përgatitura që vlerësimi në mënyrë sistematike i situatës epidemiologjike (rritje e rasteve pozitive, shtim i rasteve të hospitalizuara etj.) do të sjellë për pasojë rishtrëngim të masave të lejuara./ Monitor
Duke vijuar të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme a...
Kjo ditë është mjaft e favorshme për emocionet dhe dashurinë...
Kryeminitri Edi Rama ka ripërsëritur faktin se gjobat, paten...
Nazime Visha në vitin 2013 u bë kryefjaleë e mediave pasi vr...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është emocionuar pasi ësht...
Oficeri Ndërlidhës i Ambasadës franceze Thomas Erhardy i ka ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratua...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë rregullat e ve...
Bazuar në urdhrin e fundit të Kryeministrit Edi Rama, për le...
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ...
Një numër i madh shqiptarësh pritet të riatdhesohen në ditët...
Kryeministri Edi Rama tha se nga java e ardhshme çdo qytetar...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur pak liri për pensionistët ...
Kryeministri Edi Rama “ka lëshuar dorën” teksa bën me dije s...
Situata e koronavirusit në Shqipëri, ka vënë në vështirësi e...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka reaguar në lidhj...
I-Në Dhiatën e vjetër Pashka është historia e çlirimit të po...
Një tjetër ditë pranverore parashikohet për ditën e sotme.Mo...
Popullsia në moshë pune do të bjerë ndjeshëm ne Ballkanin Pe...
Të dashuruarve do ju rikthehet fuqishëm pasioni në jetën e t...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...