web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasada e SHBA jep lajmin/ Kontribuon 800,000 dollarë për rimëkëmbjen e 3 monumenteve të dëmtuara nga tërmeti

18 Prill 2020, 17:07, Sociale CNA

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një lajm të rëndësishëm.

Ambasada bën me dije se SHBA po kontribuon pothuajse 800,000 dollarë për punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në tre monumentet në Krujë, Durrës dhe Prezë. Këta tre monumente kulture u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, e cila na sjell në vëmendje nevojën për të ruajtur monumentet dhe parqet arkeologjike, dhe për të vlerësuar larminë e trashëgimisë kulturore në mbarë botën. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, po kontribuon pothuajse 800,000 dollarë për punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në tre monumentet të rëndësishme të kulturës në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, nënvizon Ambasada./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga