web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë na treguan tërmetet dhe koronavirusi për Shqipërinë?!

15 Prill 2020, 09:58, Opinione CNA

Dy fatkeqësi të mëdha natyrore, njëra e përsëritur nga shtatori në 26 nëntor 2019, tragjike me mbi 50 viktima dhe disa qindra të plagosur, ishin tërmetet që goditën egërsisht Shqipërinë.

Dhe e dyta është virusi Covid-19. Një pandemi që ka marrë mbi 20 jetë njerëzish, ka infektuar disa qindra, ndoshta të prekur do të jenë me mijëra, ka ngjallur panik dhe frikë, ashtu si dhe tërmeti dhe po jep pasoja në jetë njerëzish.

E ndërsa e para u ndal dhe u bë gati projekti për rindërtimin e vendit, me investime të huaja kryesisht me donatorë nga Europa, si BE, Gjermania, Italia, etj, pandemia nuk po ndalet. Ajo jo vetëm po kufizon lirinë e njerëzve, por po jep një goditje fatale për ekonominë, e cila në rënien e saj mund të shkojë deri në 5% sipas shifrave të FMN-së. Por që mund të zgjasë të paktën deri në dy vite, thonë ekspertët.

Të dy rastet e njëpasnjëshme, në një distancë gati tre muaj nga njëra-tjetra, i dhanë një goditje të madhe Shqipërisë, duke i treguar disa pamje të saj por dhe disa të vërteta mbaheshin fshehur apo diheshin, por askush nuk e imagjinonte apo besonte se mund të ishin kaq të thella.

Në tërmetin e 26 nëntorit, shqiptarët panë ngrehinat që shumë prej bashkëpatriotëve të tyre kishin ngritur. Po, po jetonin nën ngrehina. Mjaftoi një tërmet dhe shumë prej tyre i zuri brenda. Kishin ndërtuar pa standarte. Ato pesë para dhe kursime i kishin bërë objekte të pamenduara dhe të pa studiuara. Por, edhe kjo kishte burimin e saj, varfërinë.

Kamerat hynë brenda në objektet e dëmtuara. Treguan mjerimin ku jetonin shqiptarët. Ishte e pamundur që kamerat të mos tregonin sesi në qarkun e Durrësit, në Laç, Lezhë apo dhe në fshatrat e Tiranës dhe në shumë zona të kryeqytetit, varfëria ishte ulur këmbëkryq. Mjerim kudo.

Por, le të shohim edhe atë të vërtetë që po na e tregon pandemia. Le të arsyetojmë përtej krizës. Përtej ekranit. Por, të vlerësojmë faktin.

Edhe Covid-19 na tregoi të njëjtën gjë, se shqiptarët ishin kaq të varfër. Ndoshta gjysma e tyre dhe më tepër nuk mundën dot të përballonin më shumë se një javë karantinë, megjithëse oraret e lëvizjes për të blerë ishin të caktuara, shumë biznese u mbyllën. Shumë të papunë apo që punonin në orare të caktuara, në punë të vogla, për të marrë diçka për bukën e gojës, për të mbajtur shpirtin gjallë dhe familjen.

Kështu janë me mijëra e mijëra familje. Vetë qeveria thotë se ka ndihmuar mbi 250 mijë familje, kështu thonë edhe shoqatat dhe organizatat. Nuk është se mungon humanizmi në vendin tonë. Nuk është se mungon solidariteti, por sado solidar që të jesh nuk është se Shqipëria i ka gjysmën të pasur dhe gjysmën të varfër. Shqipëria ka më shumë të varfër. Një pjesë të madhe në nivel mesatar që jetojnë dhe mund ta përballojnë një muaj, dy muaj apo qoftë edhe karantinën me disa kursime të tyre dhe pak të pasur.

Ndoshta janë më shumë se 50% të varfër, të cilët nuk kanë asnjë lek në shtëpi. Nuk munden të përballojnë një muaj karantinë. Pra, nuk kanë 200 apo 300 mijë lek të vjetra kursime.

Në shtëpitë e tyre nuk ndodhet asnjë kursim 150 mijë lek të vjetra që është minimum jetik i vendit. Nuk mund të sigurojnë dot ushqimet e shportës për familjen dhe iu çohet një thes miell, dy shishe vaj, disa pako sheqer dhe disa pako makarona për të mbajtur frymën gjallë sepse realiteti në Shqipëri është jo i dhimbshëm, por një ferr i vërtertë në shumicën e popullit. Këtë tregoi tërmeti dhe këtë po na e tregon sot pandemia e Covid-19.

Shqiptarët janë të varfër. Dhe përgjegjës për këtë është politika e këtyre 30 viteve. Është politika që nuk mundi dot me ndryshimin e sistemit të shpëtojë nga mjerimi, varfëria dhe të sigurojë një jetesë të sigurtë dhe të qetë kësaj pjese të varfër që është më shumë se gjysma e popullsisë.

Edhe përgjegjësi kryesor, fajtori kryesor i gjithçkaje në këtë histori janë edhe këto vitet e fundit të Rilindjes, të qeverisë së re të Edi Ramës.

Jo sepse nuk bëri më shumë sesa të tjerët, apo nuk përmbysi sistemin. Por, sepse më shumë se kryeministër, ka qënë aktor dhe faktor kryesor i një propaganda të shfrenuar, për të na thënë sesa të lumtur jetonim në Pukë, në majë të Gramozit, në periferi të Tiranës, në fshatrat e Kërrabës, në periferi të Durrësit, atje ku ka turizëm, atje ku ra tërmeti. Dhe me propagandë kërkuan t?iu mbushin mendjen se Rilindja kishte ndryshuar Shqipërinë këto shtatë vite dhe se gjithçka ishte përmbysur nga sistemi i vjetër. E duhej kohë, e duhej kohë. Por, mjaftoi një tërmet, mjftoi kjo pandemic për të thënë se ?ra ky mot dhe u pamë?, sesa të mjerë dhe të varfër janë shqiptarët dhe sa me plagë dhe sa vuajtje ka ende Shqipëria.

Ah edhe diçka për të mos u harruar, neveria e shpërndarjes së ndihmave, reklamimi i tyre dhe familjeve që marrin lëmoshën e politikanëve të cilët në mjerim duan të fitojnë kredibilitet/ CNA.al





Lajmet e fundit nga