Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Karantina të privon nga shumë të drejta, por jo nga fantazia. Fjala vjen, ti mund ta mendosh veten suedez e të pretendosh që jeta të vijojë normalisht, me restorante, dyqane e kinema të hapura, sepse COVID-19 është thjesht një grip si gjithë të tjerët. Nëse je edhe më trim se kaq, mund të kthehesh në australian e të mësysh plazhet, se koha nisi të ngrohë dhe detin nuk e kemi shumë larg.
Kjo mund të shërbejë pastaj që të rebelohesh dhe të kërkosh tenxheret nëpër shtëpi që t?i përplasësh me sa ke fuqi në ballkon. Dhe po e pe se shembullin tënd nuk e ndjek njeri tjetër, mos u mërzit, se jeta është e gjatë edhe në karantinë. Do të vijnë patjeter ditë më të mira dhe këtë nuk e thotë vetëm Mbretëresha Elizabetë.
Nëse do që të jesh më i sigurt për vdekshmërinë edhe po u preke nga korona, mund të shndërrohesh në gjerman, me taksën që mund të fillosh të biesh në dashuri me kryeministrin, sepse atje iu rritën menjëherë aksionet Merkelit, sapo nisën masat kundër pandemisë.
Por ti e ke vetë në dorë, zgjidh vetë një kryeministër tjetër dhe turru nëpër rrjete sociale, duke e lavdëruar dhe bërë tifozllëk për të, sepse është e sigurt që nuk do të ketë zgjedhje, që të provohet se nuk ke bërë gjetjen e duhur.
Në karantinë mund të ndërrosh edhe fenë, madje edhe mund të fillosh të besosh nga e para. Por mund ta bësh edhe me radhë, një ditë të jesh besimtar, ditën tjetër ateist. Mund të predikosh me zë të lartë se Zoti nuk do të na lërë të lëngojmë gjatë, por edhe mund ta kërkosh shpëtimin vetëm nga njeriu, si kapitali më i çmuar. Mjafton që të mos çmendesh.
Nëse do patjetër që ta fitosh luftën i pari, mos ngurro gjatë, por mendoje veten kinez, se nuk është ndonjë hall kaq i madh të jetosh në monizëm. Tek e fundit, duhet të jetë mirë se sa në një demokraci falso, si kjo e jona. Atje të paktën e ke me letra që ka vetëm një parti drejtuese dhe se nuk mund ta shash në asnjë rast udhëheqësin. Kurse këtu ta bëjnë edhe me keq dhe të thonë që është pluralizëm.
Mund të zgjedhësh edhe të jesh britanik, por në një vend ku u sëmurën njëri pas tjetrit kryeministri dhe princi i kurorës, nuk ka shumë siguri që korona mund të të kursejë ty, me gjithë rëndësinë që ke. Ndaj është më mirë të jesh irlandez, sepse ke mundësinë që, të paktën një herë në javë, të mos e shohësh në televizor kryeministrin. Ata e kanë mjek të tyrin dhe atje nuk lejohet të japësh inrvista nga spitali, si ato të Lali Erit, kur u çon ushqime të moshuarve nëpër fshatra.
Ti vërtetë që je i mbyllur, por nuk të ndalon askush që të parashikosh me ekzaktësi kur do të ndalojë epidemia, kur do të hapen shkollat, sa miliarda do të humbasin kompanitë në gjithë botën, por mbi të gjitha, kur do të zhvillohet finalja e Champions League dhe në do t?i jepet trofeu Liverpulit pa u mbyllur kampionati apo jo. E sigurt është që debati, nëse duhen apo nuk duhen maskat për t?u mbrojtur nga infektimi nuk do të jetë mbyllur edhe pasi lufta të mbarojë me dorëzimin e koronavirusit.
Në karantinë mund ëndërrosh të bëhesh amerikan, edhe me faturën që ta vuash si të gjithë të tjerët sëmundjen. Madje po të jesh në New York mund ta pësosh edhe më keq se kudo tjetër. Në këmbim mund të krenohesh që je shtetas i supërfuqisë së vetme të planetit dhe që nuk ke nevojë për vizë për të udhëtuar, kudo që të teket. Edhe pse tani kjo nevojë nuk para ekziston. I vetmi problem është se atje nuk e kanë për shumë zakon që të shajnë të pasurit, sa herë që bien në krizë.
Natyrisht, ti nuk ke asnjë arsye pse të zgjedhësh ta jesh italian, spanjoll apo francez, sepse në ato vende korona po bën kërdinë, ndërkohë që ti je shumë më i mençur, më i lexuar, më i pasur dhe më i kulturuar se ata. Sepse ti je, edhe shqiptar, edhe trim.
Ndaj vazhdo grindu, revoltohu, rrëzoje qeverinë, shkruaj peticione, fyeje dhe poshtëroje opozitën, kërko të drejtat e shkelura të qenit, përplas tenxheret, ndrysho kufinjtë, përmbyse botën, bëj revolucion, rivendose drejtësinë e munguar dhe sille më në fund botën, republikën, monarkinë apo monogaminë e re, që të gjithë po e presim prej kaq shumë kohësh.
Vetëm ti mund ta bësh, sepse ti je në karantinë.
Ilir LevonjaSinqerisht është e neveritshme kur televizionet ...
Akademiku Artan Fuga, ka reaguar pas deklaratës të bërë dje ...
Nga Kreshnik SpahiuDje NATO mbushi plot 71 vjet nga themelim...
Nga Ekrem SpahiuNMT Mbreti Leka I – Mbret i Shqiptarëve, ka ...
Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na q...
Nga Lutfi Dervishi* U mërzite? Mund të jesh keq, por planeti...
Nga Ilir Levonja* Në pikat kufitare me Greqinë dhe Malin e Z...
Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se kanë kërkuar që qeveria ...
Nga Ilir Levonja* Vendi im ka një hero kombëtar, një viziona...
Nga Ylli PataNjë muaj nga shpërthimi i katastrofës sanitare ...
1. Sindromi i të burgosurit si virus është hapur shumë ndër ...
Nga Artan FugaAta që kanë detyrë të shprehen shkencërisht pu...
Kush infektohet më shumë me covid19?Nga krahasimet e informa...
Te lindja jote ata silleshin si bakterje e ndyrë nëpër korid...
Nga Ilir Levonja* Nëse 30 persona me titullin e mjekut u nis...
Nga Prof. Dr. Myftar BarbullushiPerënditë i kishin dhënë Pan...
Dërgimi i mjekëve në Bergamo mund të jetë gjesti më i vlefsh...
Një javë më parë telefoni në orën 3 të mëngjesit do më zgjon...
E pabesueshme….. Lexoni komentet dhe blogjet shqiptare në kë...
Kjo dramë që ka pllakosur, pra covid19, tregoi dobësinë e të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...