Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Ylli Pata
Një muaj nga shpërthimi i katastrofës sanitare të Covid 19-ës në Shqipëri po vihet re një fenomen që po nxjerr në pasqyrë koshiencën reale të shoqërisë shqiptare.
Ndryshe nga tërmeti i 26 nëntorit, kur shpërtheu një valë e madhe zemërgjerësie nga shumë njerëz, ku në transmetim live bëhej garë se kush do të dhuronte më shumë për ata që ju prishën shtëpitë dhe disa që menaxhonin këto donacione u kthyen edhe në figura publike duke kontrolluar edhe show televizive në prime time, në vetë të parë, sot kanë heshtur të gjithë.
Bamirësit e kthyer në yje showbiz-i u bënë aq të famshëm sa dilnin përnatë në televizor duke konkurruar Edi Ramën e madje duke qëndruar krah për krah e debatuar me kryeministrin ne mexhliset ku vendosej ndërtimi i shtëpive të reja për të goditurit nga tërmeti.
Aq të famshëm u bënë, sa në rrjete sociale nisën sponsorizimet masive ku postimet e ?filantropëve? me fonde të panjohura mbushnin zinin ?dhunshëm? hapësirën e mureve të facebook-ut, instagramit etj, si dhe shpërthyen sondazhet për pëlqyeshmërinë popullore, ku komentet vijonin pafund duke çuar në qiell mirësinë e tyre, kur në fakt një vepër e mirë vetëm për publicitet nuk ka nevojë. E më pas vijuan sondazhet që kush do të ishte kandidati për kryetar bashkie, e dikush nisi të parashikojë edhe të ardhme politike si liderë të rinj të së djathtës, qendrës, apo të së majtës së re.
Persona që askush nuk i kishte dëgjuar idetë, por që i shikonte në mënyrë permanente në tv me pako vaji, sheqeri, ilaçe enësh duke përqafuar përvuajtshëm familjet e drobitura, ndërkohë që bamirësit shfaqeshin të veshur firmato, e kurrë se thanë se nga vijnë lekët, kush i sjell.
Shpesh përsërisnin se dhuruesit nuk donin të dukeshin, por publiciteti që bënin bamirësit me parët e të tjerëve bënte çudi, kur vepra e mirë nuk ka nevojë për reklamë.
Por sot, në këtë kohë katastrofe, ku janë hapur shumë problem, që nga mungesat e pritshme në mjediset spitalore, e deri tek vështirësia e njerëzve për të jetuar kur nuk kanë punë, këta bamirës nuk duken.
Kanë humbur dhe nuk qajnë më në tv kur flasin apo dëgjojnë njerëzit e varfër. Por nuk kanë humbur vetëm këta, por edhe miliarderët shqiptarë që nuk ja bënë një herë ?bam? për të thënë se janë gjallë e mirë.
Në Itali, që në ditët e para të katastrofës, solidariteti mori përmasa të mëdha, ku të parët që nxitën zinxhirin e mbështetjes ishin njerëzit më të pasur të vendit.
E filluan 50 restorantet më të mirë të Milanos që dhuruan një shumë disa milionëshe në euro për rajonin e Lombardisë që të furnizonte spitalet me material mbrojtëse për mjekët dhe respiratorë e barna për të sëmurët me Covid 19.
E vijuan më pas me radhë ish-kryeministri Berluskoni që dhuroi 10 milionë euro, familja Agneri po ashtu me 10 milionë euro, manjatët e mëdha të modës si Armani, Fendi, Dolce e Gabana, Versaçe etj që futën duart në kasafortat e arave dhe nxorën çeqet e majme me miliona gjithashtu. Të drejtuara kah Korporata e shëndetësisë e Lombardisë, por edhe në ndihmë të qytetarëve të pamundur e të mbyllur në shtëpi. Kryebashkiakët e rajonit mblodhën ndihma dhe arritën të siguronin ushqime, dhe shërbime të domosdoshme për banorët në karantinë falas.
Por tek ne çuditërisht nuk po duken askund në horizont as miliarderët që fitojnë kontrata publike, e as filantropët që paguajnë reklama e organizojnë ballo vipash.
Por ç?është më e keqja kanë humbur edhe drejtuesit e klerit, në një kohë kur institucionet e tyre janë bosh si pasojë e mos grumbullimit prej koronës. Nuk kemi parë apele dhurimi, apo nisma solidarizimi për ata që janë në gjendje më të rëndë, familjet e të shtruarve në infektiv apo të prekurit nga Covid 19, të pastrehët që nuk kanë se ku ta bëjnë karantinën, apo edhe të pamundurit që kanë humbur punërat me rroga të vogla si pastruese apo punonjës në bare e restorante të mbyllura tashmë.
Bill de Blasio, kryetari i bashkisë së New York-ut, u pyet dy ditë më parë nga CNN pikërisht për këtë kategori dhe deklaroi se që në fillim të pandemisë, këto shtresa kanë qenë të parët që kanë marrë mbështetjen e qytetit që të kenë strehë, ushqim dhe mundësi për të kryer karantinën në mënyrën sa më normale dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Vërtetë ne nuk jemi New York-u, por pse kanë humbur kështu këta bamirësit?! Në kohën e tërmetit u bënte goja si bilbil, apo mos vallë ka shërbyer si katalizator mundësia e kontratave të reja të ndërtimit për të mbeturit pa shtëpi?! Kush e di, pop rap e çuditshme është që nuk ndjehen fare?
1. Sindromi i të burgosurit si virus është hapur shumë ndër ...
Nga Artan FugaAta që kanë detyrë të shprehen shkencërisht pu...
Kush infektohet më shumë me covid19?Nga krahasimet e informa...
Te lindja jote ata silleshin si bakterje e ndyrë nëpër korid...
Nga Ilir Levonja* Nëse 30 persona me titullin e mjekut u nis...
Nga Prof. Dr. Myftar BarbullushiPerënditë i kishin dhënë Pan...
Dërgimi i mjekëve në Bergamo mund të jetë gjesti më i vlefsh...
Një javë më parë telefoni në orën 3 të mëngjesit do më zgjon...
E pabesueshme….. Lexoni komentet dhe blogjet shqiptare në kë...
Kjo dramë që ka pllakosur, pra covid19, tregoi dobësinë e të...
Dërgimi i ekipit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në It...
Sot ka një konsensus global se gjëja më e lehtë është të mëz...
*Ermal MulosmaniNë portalin Gazeta Shqip, një botim i Top Me...
I rritur në luksin e pushtetit të diktaturës, një mësues i r...
Kur ra tërmeti, kishte ca që bënin profetin dhe thoshin : ke...
Ambasada amerikane më kërkoi 8 vite më parë të mos mbaja asn...
Nga Prof. Dr. Isuf KaloKoronavirusi po vret edhe tek ne. Mas...
Një 61 vjeçar i prekur rëndë nga koronavirusi u shpall i vde...
Nga Dr. Ermal XhahoKy rekomandim ndihmon Mjekët e Reanimacio...
Jo! Ne nuk jemi vetëm!I gjithë Planeti po dridhet. Nga ankth...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...