Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Gjatë seancës së sotme informuese të task forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Presidenti Donald Trump njoftoi se sapo kishte bërë një nga testet që nxjerrin rezultatin për koronavirusin brenda pak minutash dhe se rezultati ishte negativ.
Ndërsa ekonomia amerikane po vazhdon të ndjejë pasojat e krizës së koronavirusit, seanca e sotme informuese në Shtëpinë e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masat për të mbështetur financiarisht amerikanët dhe ekonominë e vendit.
Sekretari i Thesarit Mnuchin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vonesat në disbursimin e fondeve të asistencës për çdo amerikan, apo për sistemin bankar që do të mundësojë transferimin e fondeve tek kompanitë private. Sipas Sekretarit Mnuchin, pikësynimi është që fondet të mbërrijnë në destinacion gjatë javëve në vazhdim.
“Gati 350 miliardë dollarë në kredi do të jenë të disponueshme për bizneset e vogla… Njëqind përqind e këtyre kredive nuk do të shoqërohen me asnjë masë shtrënguese, për sa kohë që punëdhënësit kujdesen për punonjësit e tyre…” , informoi Sekretari Mnuchin. “Qytetarëve amerikanë, Thesari do t’u depozitojë një çek drejtpërdrejt në llogarinë e tyre bankare”.
Presidenti Donald Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore, ndërsa është rritur shumë niveli i testimit.
“Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. Pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës”, tha Presidenti Trump.
Ndërkohë, Agjensia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) po vazhdon të ofrojë shtretër spitalorë dhe staf mjekësor për shtetet e prekura rëndë nga koronavirusi, si shteti i Nju Jorkut, Luiziana, Miçigani dhe Teksasi.
Krahas pikave të tjera të nxehta, Presidenti Trump tha se vëmendje të veçantë po merr qyteti i Nju Jorkut, me të cilin qëndrojnë tashmë të gjithë amerikanët.
“E gjithë Amerika qëndron përkrah popullit të Nju Jorkut në këtë kohë nevoje. Është absolutisht një pikë e nxehtë, por kemi edhe pika të tjera të nxehta për të cilat po kujdesemi”, tha Presidenti Trump.
Presidenti Trump dënoi sulmet politike, të cilat i quajti “gjueti shtrigash” që vazhdojnë edhe në kulmin e kësaj krize të paprecedentë.
“…Kryerja e këtyre investigimeve partiake, në mesin e një pandemie, është vërtet një shpërdorim burimesh, kohe dhe vëmendjeje. Ne duam të luftojmë për jetët e amerikanëve dhe jo të humbasim kohë…”, tha Presidenti Trump.
Ndërkohë që pritej të ndryshonte udhëzimi për përdorimin e maskave për publikun, task forca informoi se u janë dërguar tashmë shteteve amerikane 27.1 milionë maska kirurgjie, 19.5 milionë maska të tipit N95, 22.4 milionë palë dorezash mbrojtëse, 5.2 milionë mburoja mbrojtëse të fytyrës, si dhe mbi 7600 respiratorë.
Nënpresidenti Mike Pence njoftoi se udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për mbulimin e fytyrës dhe përdorimin e maskave do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.
“Nuk mendoj se do të jenë të detyrueshme”, tha Presidenti Trump për udhëzimet e CDC-së.
Presidenti Trump sugjeroi se njerëzit ndoshta do të duan të mbajnë shall për mbrojtjen e fytyrës, në vend të maskave N95, për të cilat ka nevojë kritike në vijën e parë të luftës në mbarë vendin ndaj pandemisë.
“Nëse njerëzit duan t’i veshin, le t’i mbajnë”, tha Presidenti Trump për maskat, të cilat mund të parandalojnë një përhapje të mëtejshme të koronavirusit.
Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për task forcën ndaj koronavirusit, Dr. Deborah Birx, paralajmëroi megjithatë se njerëzit nuk duhet “të fitojnë një sens të gabuar sigurie” se janë të mbrojtur nga virusi duke veshur një maskë. Ajo theksoi se është më e rëndësishme që njerëzit të ruajnë distancën nga njëri-tjetri në publik dhe të lajnë shpesh duart./VOA
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konfirmimit të 27 raste...
Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha është shprehur ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ndë...
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se kush ka ...
Partia Demokratike akuzon qeverinë se pamundëson marrjen e p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa reagon n...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se edhe këtë fundjavë...
Europa avancoi më shumë drejt plakjes në vitin 2019 teksa po...
Kryministri Edi Rama bëri me dije sot se për shkak të situat...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar për...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se “të vetmit që gëzojnë ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar një reagim të me...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, është shpr...
Ish kryeministri Sali Berisha, në një lidhje me ABC news, u ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së dhjetëra qyt...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar qytetarëve të mos...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e krye...
Një denoncim shumë të fortë ka bërë pak minuta më parë ish-k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...