web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja dhe vjedhja/ Digitalb nuk paguan QKK për filmat shqiptarë

3 Prill 2020, 12:13, Aktualitet CNA

Platforma Digitalb ka një përplasje të fortë më QKK (Qendrën Kombëtarë të Kinematografisë). Prej disa muajsh kjo platformë nuk i paguan asnjë qindarkë QKK-së.

Mëgjithësë në çdo orë të ditës kanale të kësaj platforme transmetojnë filma që i përkasin QKK dhe Digitalb duhet të paguajë për të marrë të drejtat e transmetimit, nuk e kryen më këtë detyrim ligjor.

Shqiptarët e blejnë me lekë Digitalb dhe paketat e saj me çmime dhjetra e qindra mijë lekë, ndërsa kjo kompani nuk paguan për ato filma, të cilat janë pronësi e institucioneve të shtetit, por i përdorin për biznes pa pasur asnjë të drejtë.

Justifikimin për të mos paguar Digitalb e ka gjetur duke ndezur një përplasje. Pretendon se paguan të drejtat e autorit tek sportteli unik SUADA, por ai në fakt ka të drejta autori dhe jo transmetimi. Ligji është mjaft i qartë, por si gjithmonë gjendet një hapësirë për të mos paguar institucionet shtetërore.

Duke u futur në një përplasje ligjore prej shumë kohësh, Digitalb nuk ka rinovuar kontratën me QKK, por vazhdon të transmetojë, pra të vjedhë, duke mos paguar asnjë qindarkë për filmat shqiptarë. Përplasjet, skemat abuzive dhe ndalimi i pagesave kanë filluar më marrjen e drejtimit të kompanisë nga Vjollca Hoxha, që përveçse aksionere e shumë kompanive, duke pasur Top Channel ku mund  të sulmojë dhe intimidojë kë të dojë, i duket vetja dhe pronare e të drejtave televizive të filmave shqiptarë apo produksioneve të huaja.

CNA.al ka kryer një investigim të plotë mbi pagesat e të drejtës së autorit, abuzimet, vjedhjet e filmave shqiptarë dhe të huaj nga kjo platformë televizive, e cila vjedh produksione dhe i shet ato duke ju marrë lekët shqiptarëve dhe mbushur xhepat e aksionerëve të saj./ CNA.al

Ekskluzive- Vjollca Hoxha furtunë në Digitalb/ Largohen dhjetra punonjës





Lajmet e fundit nga