web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtoresha e ISHP-së tregon grupmoshat më të prekura/ "Ka linearitet të rasteve"

2 Prill 2020, 20:46, Lifestyle CNA

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tregoi mbrëmjen e sotme se grupmosha më e prekur është nga 55 deri në 64 vjeç.
Ajo tha se çdo humbje jete për mjekët është një dhimbje e madhe. Fico deklaroi se rastet më të mëdhaja me koronavirus janë shënuar në Shqipërinë Perëndimore, konkretisht në zonat me ka dendësi më të madhe.
“Të gjithë ata që vijnë nga Italia a jashtë shtetit, sidomos në zona të prekura, duhet të vetë-karantinizohen. Grupmosha më e prekur është nga mosha 55- 64 vjeç, ndërsa numri i vdekjeve më shumë është mbi 65 vjec. Shërueshmëria më e madhe është në moshë rinore. Humbjet e vdekjeve dhembin një nga një. Sepse kam dëgjuar që thonë se ju mjekët jeni mësuar. Jo jo, vdekjet dhembin?, u shpreh Fico.
Drejtoresha e ISHP-së theksoi në emisionin “Real Story” se ne jemi në një betejë, ndërsa pretendon se rastet me koronavirs janë në linearitet nga dita në ditë.
?Në fillimet e veta ka pak shifra dhe vështirë të dediktosh ato. Ne kemi qenë të kujdeshëm të dokumentojmë procesin. Kjo sepse është e rëndësishme që në fund të kuptohet fenomeni. Mendoj se duhet kuptuar kjo situatë, që është masë preventive. Përditë dëgjojmë raste të të infekuarve dhe fatkeqësisht viktimave. Në mars u ballafaquam me importim. Shikojmë se ka linearitet të rasteve nga dita në ditë. Kemi më tepër raste pozitive sesa kontakte për numër rastesh. Sot kemi më pak raste kontaktesh, por raste pozitive?, nënvizoi ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga