Apartamente, njësi shërbimi dhe automjete luksoze/ Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?
Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona. Shumë vende po ndjekin tani shembullin e Kinës. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani.
Sidoqoftë, rregulla të tilla nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, por për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë person që mban maskë.
Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen një përhapës të mundshëm të virusit. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.
Maskat kirurgjikale
Maskat e thjeshta kirurgjikale i shihje dikur t’i përdornin vetëm mjekët dhe infermirët në sallat e operacionit. Ata i mbajnë ato që në rast se kolliten apo teshtijnë të mos infektojnë pacientët në tryezën e operacionit.
Kjo barrierë mekanike ka efekt vetëm kur përdoret për një kohë të shkurtër. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë ato çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.
Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset.
Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë edhe kur na kruhen.
Maskat FFP
Maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme kanë aftësi filtruese më të mirë. Këto maska përdoren edhe në spitale, kur personeli ka të bëjë me sëmundje tejet infektive. Veç maskave FFP personeli mjekësor përdor edhe syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.
Maskat FFP (filtering face piece) ndahen në tri kategori. Maskat e kategorisë FFP-1, që përdorin zakonisht marangozët apo muratorët, janë më të mira se maskat kirurgjikale, por nuk të mbrojnë prej viruseve.
Prej aerosoleve, viruseve, bakterieve
apo sporeve të mbrojnë vetëm maskat e kategorisë FFP-3.
Jo vetem maskat FFP-3
Maskat FFP-3 mund të të mbrojnë edhe prej sëmundjeve mjaft infektive si tuberkulozi apo fruthi, por edhe ato të mbrojnë vetëm në rast se kombinohen me syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.
Po ashtu të rëndësishme janë edhe dezinfektimi i mjedisit si dhe larja sistematike e duarve. Personeli mjekësor që përdor maska të tilla si dhe veshjet e tjera mbrojtëse tregon një kujdes të jashtëzakonshëm gjatë veshjes dhe zhveshjes së tyre./DW
Mjeku epidemiolog Erand Llanaj, ka folur për studimin që tho...
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në një lidhje për ABC news,...
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka dhënë një mesaz...
Kanë kaluar pak më shumë se katër muaj që nga shfaqja për he...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se Shqipëria...
Sistemi imunitar përballet çdo ditë me sfida të shumta, ndër...
Ambasada kineze në Tiranë ka mbështur Shqipërinë në këtë sit...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijueshmëri të masave të m...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një la...
Specialist i shëndetit publik dhe pedagogu, Indrit Seferi, n...
Pavarësisht përmirësimeve të mëdha në vende si Kina dhe Kore...
Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendi...
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka uruar shërim të shpejtë doktor ...
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të...
Ministria e Shëndetësisë thekson se zbatimi i masave të marr...
Epidemiologu Artan Simaku eshte shprehur opitimist se me mas...
Ekspertët kanë bërë thirrje vazhdimisht për kujdes maksimal,...
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i ftuar sonte në emisonin “Op...
Mjeku i njohur infeksionist Dhimitër Kraja, i cili u rikthye...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në fshati...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në fshatin Vidhisht...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...