Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pavarësisht se koronavirusi nuk është krijesë e Perëndisë për të dënuar këtë brez të pabesë edhe imoral, përsëri asgjë nuk mund të veprojë në këtë botë dhe në gjithë universin e krijuar pa lejen e Perëndisë. Ashtu si na thotë edhe shën Josif Isiasti ?Askush nuk mund të sëmuret dhe askush nuk vdes pa lejen e Perëndisë?
Pra edhe koronavirusi vepron patjetër me lejen e Perëndisë kur,kë dhe si do infektohet dikush, do jetojë, apo do vdesë.
Zoti është një Qenie Hyjnore pa pasion , dmth nuk mban inat dhe hakmerret si ne njerëzit, por është i drejtë dhe vepron në mënyrë të përsosur tek secili sipas gjendjes dhe veprave që ai ka bërë.
Besoj se këto ditë shumica e njerëzve kanë ardhur në një vetëdije; se e kishim mbushur kupën e mëkatit dhe ajo kupë po derdhet tani mbi ne. Kështu Zoti si i drejtë ka shumë arsye që ta lejojë koronavirusin që të na infektoj.
Asnjë qenie njerëzore nuk mund të thotë se nuk ka mëkat, është siç është shkruar: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.? (Romakve 3:9-10)
Problemi është se nuk mund të themi jemi mëkatar në përgjithësi dhe pastaj të themi o Zot na fal dhe gjithçka mbaroj. Kjo nuk mjafton, duhet specifikuar mëkati. Askush nga pacientët kur shkon tek mjeku muk mund t?i thotë se jam i sëmurë, pa e treguar dhimbjen edhe plagën specifike në trup, sepse mjeku ndryshe nuk mund ta ekzaminojë dhe nuk mund t?i japi terapinë e duhur për shërimin e pacientit. Po kështu edhe ne duhet të jemi përcaktues kur themi jemi mëkatar. Mëkatet janë të shumë formëshe dhe shumë llojshme dhe nuk do na dilte koha t?i analizonim, por duhet të dimë se tre janë mëkatet që e hidhërojnë më shumë Perëndinë dhe largojnë Hirin e tij nga, individët, familjet, vendet dhe popujt.
Këto tre mëkate janë, apostazia (pabesia) tradhëtia bashkërtore (kurvëria,perversioni) dhe blasfemia.
Kur këto mëkate janë bërë me tepri dhe ligjëruar nga njerëzit si gjëra normale, atëherë ka zbritur zëmërimi i Perëndisë dhe jetët e tyre bashkë me qytetrimin e tyre janë shkatërruar në mënyrë shembullore.
Por më e rënda ndër këto tre mëkate është blasfemia.
Fjala blasfemi vjen nga greqishtja ???????????, që do të thotë, lëndoj me fjalë gjërat e hyjnore, prandaj blasfemia është fyerja, përbuzja,mos nderimi i Hyjnisë, fjalëve, objekteve dhe njerëzve që kanë lidhje me atë.
Në Bibël kemi shumë pjesë ku blasfemia dënohej shumë ashpër edhe me vdekjen e personit i lapiduar me gurë . ?Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:”Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: “Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.? (Levitiku 24: 13-16 )
Po ashtu edhe në vende të tjera të Biblës na flitet për këtë mëkat të pafalshëm ?Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.?(Ps. 74:18)
?Dhe tani çfarë po bëj unë këtu?”, thotë Zoti, “ndërsa popullin tim e kanë hequr larg për asgjë? Ata që e sundojnë, bëjnë që ai të rënkojë”, thotë Zoti, “dhe emri im shahet vazhdimisht tërë ditën.? (Isaia. 52:5)
?I vini përballë dy njerëez të poshtër që të deponojnë kundër tij, duke thënë: “Ti ke blasfemuar Perëndinë dhe mbretin”; pastaj çojeni jashtë, goditeni me gurë dhe kështu të vdesë”.?(1 Mbretër 21:10) .
Edhe në Dhiatën e Re, ku na shkruhet për kohën e mëshirës së Zotit dhe për faljen e gjithë mëkatarëve nga flijimi në kryq Jisu Krishtit :? Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!? (Joani 1:29), flitet për mëkatin e blasfemisë:?po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm?( Marku 3:29).
Po ashtu edhe tek Veprat e Apostujve ;” Kur Sila e Timoteu arritën prej Maqedonisë, Pali iu kushtua krejtësisht fjalës, duke dëshmuar para hebrenjve se Jezusi është Mesia. 6 Por, pasi ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi petkat dhe u tha: ?Gjaku juaj mbi kokën tuaj! Unë nuk kam faj! Që tani unë po u drejtohem paganëve!?(Veprat 13-45)
Letra e Rromakëve: “Për të vërtetë: ?Ju jeni ? siç është në Shkrimin e shenjtë ? shkaku që Emri im të shahet ndër paganë.?(Rromakët 2-24)
Shumë shtete të Europës që prej shekujsh kanë qënë ndërtuar mbi bazamentin e parimeve të krishtera e kanë pas dënuar blasfeminë në kodin penal por e para Franca në vitin 1881 pas Revulucionit francez, pastaj që nga viti 2012 filluar deri në 2017 në të gjithë Europën ky ligj nuk ekziston më, me preteksin e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit.
Madje ka edhe një ditë ndërkombëtare, për blasfeminë ku njerëzit mund të shprehen hapur dhe në mënyrë fyese kundër fesë.
Në këto vende me frymë liberale nga keq interpretimi dhe keqpërdorimi i lirisë së të drejtave të njeriut, ku sipas tyre njerëzit mund të bëjë çfarë të duan me veten me trupat e tyre, ose me orientimin seksual, po ashtu i kanë dhënë vetes liri të blasfemojnë kundër hyjnores. Prej shumë kohësh fryma e mallkuar e blasfemisë është rritur dhe po shohim edhe dëgjojmë gjëra të pa dëgjuara, fyese për Perëndinë, Zotin Jisu Krishtin, Hyjlindësen, Shejntorët,Kishën dhe njerëzit e fesë.
Dëgjojmë fatkeqësisht gjithnjë e më shumë njerëzit që gajasen sot me gjërat hyjnore si; me barsaleta, ose humor në TV, gazeta, revista ,libra edhe kudo që njerëzit mund të shprehen edhe të komunikojnë mes tyre.
Këta blasfemues nuk mjaftohen vetëm me humorin e çastit, por guxojnë të fantazojnë nëpër libra dhe iskenojnë nëpër filma, dokumentarë blasfemi të padëgjuara që as djalli dhe demonët nuk do guxonin t?i thoni kundër Perëndisë, të cilët ngaqë i`u vret ndërgjegja për ato që bëjnë, duan të përligjin jo vetëm me ligje,por edhe me blasfemi ndaj Perëndisë, duke intriguar me mendjet e tyre të përcaktura nga norkotikët dhe fantazitë perverse.
Më Konkretisht një libër blasfemues është ?Kodi i Da Vincit? një roman thriller i vitit 2003 me autor Dan Brown. Romani eksploron një histori alternative fetare, ku pika kryesore e komplotit të saj është se mbretërit Merovingian të Francës ishin të zbritur nga linja e gjakut e Jisu Krishtit dhe Mary Magdalene. Kjo një blasfemi e padëgjuar që guxoi ky autor i mallkuar u iskenua një film Columbia Pictures në vitin 2006.
Pavarësisht se libri, dhe filmi,është kritikuar për pasaktësitë e tij historike dhe shkencore dhe është denoncuar gjerësisht nga shumë grupime të krishtera dhe nga vetë Kisha Katolike si një sulm ndaj saj edhe krishtirimit, përsëri romani u bë një bestseller në mbarë botën që shiti 80 milion kopje që nga viti 2009 dhe që është i përkthyer në 44 gjuhë.
Shumë njerëz fatkeqësisht edhe me tradicion të krishterë e kanë atë libër në shtëpinë e tyre, ata edhe pse nuk kanë denjuar të lexojnë një resht të Biblës atë libër e kanë lexuar me një frymë, madje i kanë besuar ato që kanë lexuar dhe në fund të demonizuar kanë menduar se nqs Jisui qenka si ne, atëhere s?ka problem pse ne kurvërojmë , tradhtojmë dhe bëjmë çdo lloj poshtërsie për kënaqësi edhe pushtet.
Por jo vetëm ky libër dhe film, por sa më shumë njërëzit po largohen nga frika e Perëndisë aq më shumë po demonizohen duke ia tejkaluar edhe demonëve në fantazi edhe blasfemi ,ashtu si në dhjetor të 2019 në Brazil doli filmi i fundit blasfemues: “Tundimi i fundit i Krishtit”, një satirë e Netflix, i cili fatmirësisht pati një kundërshtim të madh dhe u ndalua nga gjykata e Brazilit të jepet në kinema.
Mos të flasin pastaj për koncerte kabaliste të Madonës që blasfemon me performancën e saj ndaj Krishtit, Kryqit dhe Shën Marisë, ose të tjerë grupe rrokiste sataniste të cilët kanë miliona fansa, këngët e të cilëve plot me vargje blasfemuese janë çdo ditë në veshet dhe gojët e njerëzve .
Po ashtu me qëllim blasfemi janë stampimet e Kryqit nëpër këpucë, rrugë, tualete që njerëzit ta shkelin dhe përdhosin, apo në stampime dizajni në roba dhe vendet intime ku Kryqi, simbolet e krishtera , ikonat e shenjtorëve përdhosen, ose nëpër tatuazhet me kryqin me kokë poshtë etj si këto shpikje anti-krishte të aprovuara nga turma, madje edhe nga të krishterët, pa përvojë, ose me frymë liberale.
Kuptohet blasfemuesi nuk e dëmton Tërëshenjtërinë e Zotit sepse Ai është aq larg sa fjalët blasfemuese nuk e prekin Atë , por duke bërë blasfemi një person dëmton vetveten,familjen dhe vendin e tij, duke ia privuar vetes dhe të tjerëve që e përkrahin, ose heshtin, mbrojtjen dhe përkrahjen e Perëndisë nëpërmjet Krishtit Birit të Perëndisë-Birit të Njeriut Shpëtimtarit të botës. Në këtë kuptim, një blasfemues është personi më i mjerë në Tokë, por edhe më i ligu dhe më e rrezikshmi, sepse ai kërkon të dëmtojë edhe të tjerët duke i infektuar me virusin e blasfemisë me aprovim, apo me heshtje.
Prandaj apostull Pavli ka thënë për këta njerëz shtazorë dhe blasfemus :?Por ata,ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që mbajnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen,jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryjnë?(Rromakve: 1 -32)
Shumë shenjtor kanë folur kundër blasfemisë si një mëkat i madh dhe vdekjeprurës, psh Shën Nektari i Pendapojës thotë ; ?Se jo vetëm duhet si shoqëri të jemi kundër blasfemuesve, por duhet t?i dënojmë ata ? Shoqëria duhet t?i dënojë blasfemuesit në ligjet e saj, sepse janë gjymtyrë të kalbura dhe kërcënojnë të infektojnë gjithë shoqërinë. Shoqëria duhet t?i dënojë blasfemuesit, që të mos ngrihet kundër saj zëmërimi i Perëndisë?Duhet t?i shmangim blasfemuesit si të jetë i rrezikshëm për ne dhe familjen tonë… Blasfemuesi është bir i keq. Si mosmirënjohës që është ndaj Perëndisë, si mund të jetë mirënjohës ndaj prindërve të tij? Bijtë blasfemues prindërit duhet t?i largojnë nga shtëpitë e tyre që të mos bjerë zëmërimi i Perëndisë mbi ta. Blasfemuesi nuk mund të jetë bashkëshort i mirë, as prind i mirë dhe do të vijë momenti që zëmërimi i Perëndisë do të të shpërthejë mbi të.?Shkoni larg blasfemuesve. Për blasfemuesit, Perëndia urdhëroi në Shkrimin e Shenjtë që të goditen me gurë(Levetiku 24:16). Vendimi hyjnor qe i drejtë, sepse ai që ndaj Perëndisë tregon mosrespekt, është më i pandershmi i të pandershmëve. A që sillet pa respekt ndaj Perëndisë, a nuk do të jetë i pandershëm me bashkënjerëzit e tij?
Jerond Paisi na thotë : ?Shkrimi i Shenjtë thotë se blasfemia kundër Shpirtit të Shenjtë nuk falet. Cila është kjo blasfemi? – Blasfemi kundër Shpirtit të Shenjtë në përgjithësi, është përbuzja e hyjnores, kur njeriu është i llogjikshëm, atëherë është fajtor. P.sh. dikush më tha ?ik tutje ti dhe Perëndia yt…?. i dhashë një të shtyrë dhe e hodha tutje, sepse kjo ishte blasfemi. Ose, janë duke kaluar afër një kishe dy persona dhe njëri bën kryqin dhe i thotë tjetrit ?bëje kryqin, o i bekuar? dhe ai reagon kështu: ?Na lë rehat me kryqin! Nuk e bëj?! Kjo përbuzje është blasfemi.?
Si duhet të reagojmë ndaj blasfemisë?
A duhet të heshtim me shpresën se do të “largohet vetvetiu”, jo njerëzit me arsye, por veçanërisht ne të krishterët nuk duhet kurrë të tregohemi oportunistë me cilido që është blasfemues, përkundrazi duhet të reagojmë ashpër dhe me neveri. Shën Vasili i Madh thotë se : “Padyshim kush nuk shikon të keqen me neveri, së shpejti do ta shikojë me kënaqësi.?
Ne duhet të reagojmë me ndjeshmërinë e duhur me neveri dhe pozitivisht si qytarë të përgjegjshëm jo vetëm të tokës , por veçanërisht të Mbretërisë së Qiellit. Kush prej nesh do të shikonte emrin apo fytyrën e tij , të prindërve, familjes që do të shahej , do të fyej, në media, ose për argëtim nëpër teatro, komedi, filma edhe nuk do ndërhynte me akuzën e fyerjes me hapsirën që i jep ligji. Po ashtu edhe ne të krishterët duhet të ndërhymë , e para me distancimin tonë dhe duhet të përdorim çdo lidhje të disponueshme dhe mjete të informacionit masiv , po ashtu edhe me anën ligjore, për t’u kundërvënë hapur ndaj blasfemuesve.
Shikoni si bëjnë besimtarët e feve të tjera sa të ndjeshëm janë për profetët dhe librat e tyre fetar kur preken edhe blasfemohen, kurse ne shpesh si të krishterë jemi apatik, indiferent , jo se jemi me të civilizuar se të tjerët ,por se jemi të pabesë edhe frikacak dhe kjo automatokisht na bashkon me blasfemuesit dhe kështu me të drejtë vuajmë së bashku me blasfemuesit ndëshkimin e meritar që ia përgatisim vetes,ashtu si po ndodh me këtë djall-virus që po prek gjithë botën, por në mënyrë të theksuar vendet me një tradicion të krishterë.
Krishti tha se “çdo mëkat dhe blasfemi do t’u falet njerëzve, por blasfemia kundër Shpirtit nuk do të falet” (Mateu 12:31). Ky është mëkati i pafalshëm për ata të cilët deri në fund të jetës së tyre nuk e pranojnë: ? Zotin Jisu Krishtin Birin Perëndisë që për njerëzit dhe shpëtimin tonë zbriti prej qiejve edhe u bë njeri prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari? (Simboli i Besimit) , por e quajnë atë thjesht profet, reformator, ose basfemojnë për fjalët, mrekullitë dhe veprën e Tij shpëtimtare për shpëtimin e gjithë njerëzimit, duke thënë se këto janë mashtrime, ose ai bënte merkulli me fuqi magjike të belzebulit (djallit) dhe jo me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. ?Por edhe ky mëkat falet për ata që pendohen më në fund ? thotë shën Joan Gojarti.
Të gjithë njerëzit në këto ditë karantinimi duhet të mendojnë më shumë për shkakun që na erdhi kjo e keqe globale .Le të fillojmë nga vetja , familjarët tanë dhe shoqëria të reflektojmë për mëkatin e blasfemisë që nxitën zemërimin e Perëndisë dhe e lejojë këtë pandemi infektive vrastare, sepse : “Asnjë mëkat nuk është më i madh, ose provokon zemërimin e Perëndisë më shumë se blasfemia e Emrit të Tij”.
Por ka shpresë për faljen e këtij mëkati të madh, si për veten, për të afërmin, për vendin, njerëzimin që pendohet dhe kërkon falje : ? Sepse Ai (Zoti) nuk dëshiron vdekjen e një mëkatari, por do që ai të kthehet tek Ai dhe të jetojë ( Izek. 18:32).AMIN/
Miron Çako
Deputetja Rudina Hajdari thotë se qytetarët e kanë të pamund...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka sfiduar shiun ditën ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për fa...
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të mas...
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në shtëpinë e tij në ...
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me...
Edhe pse sot kemi hyrë në muajin prill, reshjet e dendura të...
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ka thurur di...
Zëvendës-ministrja e Ekonomisë dhe Financave Vasilika Vjero,...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili komenton sjelljen e krye...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma shprehet se o...
Ndërsa pothuajse e gjithë bota po përballet me një situatë t...
Ish kryeministri Italian Silvio Berluskoni ka falenderuar kr...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është pë...
Ambasada amerikane vijon të informojë qytetarët amerikanë në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 44-vjec...
Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë nuk janë lej...
Kreu i PD, Lulzim Basa thotë se nuk është koha për politikë,...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha bën thirrje që të bëhen sa më shu...
Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeja thotë se qeveria po bën ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...