Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Autoritetet shëndetësore duan të marrin të dhëna nga operatorët e telefonisë celulare që të krijojnë profile të lëvizjes së shtetasve. Një ndërhyrje në të drejtën themelore të vetëvendosjes informative?
“Të gjitha masat që merren për përpunimin e të dhënave duhet të jenë të nevojshme, të përshtatshme dhe proporcionale. Deri tani, nuk ka asnjë provë që të dhënat e vendndodhjes individuale të ofruesve të telefonisë celulare mund të ndihmojnë në përcaktimin e personave të kontaktit.” Me këtë mesazh në twitter i komentoi të dielën ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen nga Infeksionet, të propozuara nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, zyrtari më i lartë i Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave, Ulrich Kelber. “Ligji për mbrojtjen nga infeksionet” tingëllon mirë, por ndryshimet që propozohen përmbajnë disa elementë shpërthyes.
Gjurmimi i telefonit celular
Çdo krizë është një katalizator. Për sfida të mëdha, siç është pandemia e Coronas, vendimmarrësit duhet të gjejnë përgjigje shpejt. Që në fillim të marsit, Instituti gjerman Robert Koch e diskutoi mundësinë e krijimit të profileve të lëvizjes të personave të infektuar me Corona, duke ndjekur telefonin celular. Kjo nuk ka për qëllim vetëm të sigurojë informacione për përhapjen e virusit, por edhe të zbulojë dhe paralajmërojë personat e mundshëm të kontaktit dhe kështu të kontribuojë në kufizimin e përhapjes. Në Azi, veçanërisht në Kinë, autoritetet shëndetësore e përdorin këtë mjet prej kohësh.
Javën e kaluar, Deutsche Telekom i përcolli për herë të parë pesë gigabajt të dhëna telefonike shkencëtarëve në Institutin-Robert-Koch. Studiuesit aktualisht po negocionojnë për marrjen e të dhënave nga operatori Telefonica. Sipas rregulloreve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, të dhënat e gjurmimit mund t’i kalojnë Institutit Koch vetëm në bazë vullnetare, vetëm në mënyrë anonime dhe për qëllime jo tregtare. Çdo gjë tjetër nuk është as proporcionale, as e ligjshme. Por gjykatësi i Berlinit, Ulf Buermeyer dyshon nëse të dhënat vullnetare, anonime të grupit mund të përdoren për luftën me virusin.
Profilet e lëvizjes dhe aplikacionet e spiunimit
Shqetësimet për mbrojtjen e të dhënave nuk luajnë një rol po aq të rëndësishëm kudo, sa në Gjermani. Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit NHS po planifikon gjithashtu një vlerësim qendror të të dhënave të telefonave celularë. Në Austri, operatorin më të madh celular A1 e detyruan të vërë në dispozicion të dhënat e mbi pesë milionë përdoruesve të tij. Kjo në një kohë kur nuk janë të mundshme konstatimet e profileve të lëvizjes për përdorues individualë, por vetëm për grupe më të mëdha. Edhe gjigantët e internetit Google dhe Facebook gjithashtu thuhet se tashmë po negociojnë me qeverinë e SHBA për përcjelljen e të dhënave të përdoruesve.
Izraeli shkoi edhe një hap më tej: shteti i vogël tha javën e kaluar se do të ngarkojë shërbimin e tij të fshehtë Shin Bet për gjurmimin e telefonave celularë të personave të infektuar. Burimet dhe përvoja e nevojshme atje janë gjithsesi në dispozicion, u argumentua. Vërtet që gjykata më e lartë izraelite fillimisht e ndaloi këtë procedurë, por ajo mund të kapërcehet duke deklaruar një ndalim-dalje të plotë ose duke vendosur kontrolle speciale parlamentare për gjurmimin e të infektuarve me Corona.
Vëmendje më tej nga Izraeli tërhoqi kompania e famshme dhe famëkeqe e sigurisë kibernetike NSO-Group. Sipas raporteve të shtypit amerikan, ajo ka zhvilluar një aplikacion që pretendohet se përdor të dhëna të telefonit celular për të ndjekur përhapjen e Coronas dhe mund të paralajmërojë përdoruesit individualë. Grupi NSO, i cili ka tërhequr vëmendjen në të kaluarën me aplikacione spiunimi, që shfrytëzojnë boshllëqet e sigurisë të mesenxherit Whatsapp, raportohet se tashmë ia ka ofruar aplikacionin autoriteteve shëndetësore të vendeve të ndryshme.
Politika shëndetësore dhe mbikqyrja masive – për se bëhet fjalë në “debatin e gjurmimit”?
Pandemia e Coronas tashmë është me përmasa historike. Ajo gjithashtu është edhe sëmundja e parë globale, që luftohet në mënyrë digjitale. Në një kohë që mjetet digjitale si telemjekësia dhe portalet në internet janë të padiskutueshme, gjurmimi i celularëve ngjall kujtime për mbikqyrjen digjitale në masë. Pas zbulimeve të Edward Snowden-it, kush e kishte menduar se do të ishte një pandemi globale që do të zbulonte përfitimet dhe rreziqet e teknologjisë digjitale me një forcë të tillë? A duhet të mblidhen të dhënat personale (të telefonit celular) për të gjetur personat e infektuar dhe personat e kontaktit? Deri tani, kjo dilemë dukej se prekte vetëm policinë dhe shërbimet e fshehta. Pastaj erdhi Corona dhe tregoi se mbikqyrja digjitale në sektorin e shëndetit ndoshta mund të shpëtojë jetë.
Debati për gjurmimin e telefonave celularë në krizën e Coronas është pra debat për një çështje kryesore të demokracisë: për ekuilibrin midis sigurisë dhe lirisë. Vende të ndryshme e kanë zgjidhur ndryshe barazpeshën e mbrojtjes së të dhënave dhe masave paraprake të sigurisë. Në Izrael, ku shërbimet sekrete dhe mbikqyrja perceptohen kryesisht si mbrojtje, ka shumë më pak rezerva për të përdorur gjurmimin e telefonit celular për të luftuar Coronan. Në Gjermani, nga ana tjetër, Ministrit të Shëndetësisë Spahn iu desh ta hiqte për momentin fragmentin e diskutueshëm nga ligji. Autoritetet shëndetësore fillimisht nuk do të marrin kompetenca të shërbimeve të fshehta. Në vend të kësaj, Ligji i ri për Mbrojtjen nga Infeksionet flet për këshillime të mëtejshme mbi përdorimin e ardhshëm të gjurmimit të telefonave celularë./ DW
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Forcave të A...
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka uruar mirëseardhjen Maqedon...
Ndërron jetë një tjetër paciente e infektuar me koronavirus ...
Deputeti i opozitës parlamentare dhe kreu i Ballit Kombëtar,...
Kryeministri Rama ka ritheksuar për qytetarët se leja e dalj...
Deputeti Kujtim Gjuzi ka gjetur “mënyrën” për të mposhtur ko...
Deputeti i opozitës, Andi Përmeti ka bërë një falenderim pub...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë mbledhj...
Ish banori i “Big Brother Albania 4”, Petrit Bylykbashi ka d...
Avioni i linjës Air Albania, “Lasgushi” ka sjellë në Shqipër...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas shtrëngimit të m...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri me dije se ka dakor...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se prej të hënës në Tiranë...
Publikohet historia e panjohur e familjes së avokatit dhe pu...
Ish kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar tonet lidhur me ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar menaxhmin e situa...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se po i respekton masat ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimi...
Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me situatën në Kos...
Kryeministri Edi Rama vijon të theksojë se situata në të cil...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...