Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Deputeti i opozitës, Andi Përmeti ka bërë një falenderim publik për gazetarët e terrenit të cilët janë në krye të detyrës gjatë kësaj situate të vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.
Përmeti duke përmendur disa prej gazetrëve dhe duke mos harruar të tjerët në pamundesi njohjeje ose miqesie virtualei ka falenderuar për cdo lajm që sjellin cdo ditë.
Deputeti shprehet se të gjithë ata që presin para televizorit lajmet e sjella nga këta gazetrë, i detyrohen një falenderim.
?Gazetaret e terrenit dhe ti.
(Një falenderim publik)
Sot, në këto ditë të vështira ti rri në shtëpi para televizorit dhe pret të informohesh:
-Sa shkoi numri i personave pozitiv me CoVid?
– A ka persona pozitiv në qytetin tënd?
-Kush shkoi te infektivi me ambulancë?
-Dyshohet se është nga Korça apo nga Durrësi?
-Ne kë lagje banon personi i diagnostikuar me CoVid?
Dhe shumë pyetje të ngjashme me të cilat ti do të qetësohesh shpirtin duke shpresuar që Covid është sa më larg teje dhe të afërmve të tu.
Ti rri ulur, ngrohtë, me një kafe në dore dhe pret të informohesh. Ti pret dhe shpesh akuzon, shpesh anatemon, shpesh përflet lajmin, shpesh i bashkohesh politikës arrogante duke i quajtur kazan, por prapë ti pret dhe pret me sy e vesh nga ata. Po po, nga ata, gazetarët e terrenit, të cilët me durim, kurajo, vetëmohim, qëndrojnë në vijën e parë të informimit në ditët më të vështira që ka njohur bota në dekada.
Ata janë aty, përditë, për ty. Jo në studiot e ngrohta, as në poltronet e rehatshme dhe as në komunikimet me lidhje skype. Ata qëndrojnë në rrugë, në këmbë, në shi dhe në diell, ditën dhe natën. Ata nuk bëjnë editoriale që ti, që merresh me politikë të pëlqejnë vetëm kur të lavdërojnë krahun tënd politik. Ata nuk japin opinione studiove, ku ti shan ata që mbrojnë kundërshtarin tënd politik dhe vlerëson vetëm ata që mbrojnë partinë tënde. Ata nuk flasin për ata që jetën e kanë të lidhur me politikën dhe presin përditë argumentin banal, të parealizueshme kurrë ,se kur ikën një palë e kur vjen pala tjetër. Ata thjesht sjellin lajmin.
Këto ditë ata janë në betejë me CoVid-19 për të të informuar ty që luftën e bën nga divani. Ata qëndrojnë një metër larg çdo personi që intervistojnë, një metër larg çdo individi potencialisht mbartës. Kur virusi u shfaq në Shqipëri, ata qëndruan në dogana, ata qëndruan në aeroport për të sjellë lajmin e parë te ti. Sot, ata qëndrojnë pranë Infektivit, ata qëndrojnë pranë qendrave shëndetësore, ata qëndrojnë ku është lajmi, pavarësisht rrezikut. Ata, po si ti që rri në divan, kanë fëmijë, prindër, gjyshër të cilët duhet t’i takojnë përditë, mbasi po atë dite kanë rrezikuar për të të informuar ty dhe gjithë Shqipërinë. Prandaj sot para televizorit duke pritur pikërisht lajmet e sjella nga ata, ti, unë dhe të gjithë i detyrohemi një faleminderit.
Faleminderit për çdo lajm që na sillni përditë.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë mbledhj...
Ish banori i “Big Brother Albania 4”, Petrit Bylykbashi ka d...
Avioni i linjës Air Albania, “Lasgushi” ka sjellë në Shqipër...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas shtrëngimit të m...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri me dije se ka dakor...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se prej të hënës në Tiranë...
Publikohet historia e panjohur e familjes së avokatit dhe pu...
Ish kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar tonet lidhur me ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar menaxhmin e situa...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se po i respekton masat ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimi...
Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me situatën në Kos...
Kryeministri Edi Rama vijon të theksojë se situata në të cil...
Kryeministri Edi Rama duket optimist teksa shprehet se jemi ...
Mjekja shqiptare e infektuar me koronavirus Blerina Resuli n...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se dëshm...
Gjermania është një nga shtetet që ka numër të lartë të prek...
Vijon të rritet numri i personave të dyshuar me koronavirus....
Kryeministri Edi Rama thekson se situata në të cilën jemi ës...
Në media bëri bujë ndarja e moderatores Rudina Dembacaj nga ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...