Përplasjet me opozitën/ Balla: Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj si përfaqësuese të protestës
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së Konfer...
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së Konfer...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me vendimin e BE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Bushati thotë se ky proces ka shkaktuar konfuzion ndër vite, procedurat e vetë BE-së kanë qenë të koklavitura dhe politika shqiptare i ka lexuar bardh e zi, duke lënë në harresë interesin e qytetarëve.
Socialisti deklaron se lufta me virusin po dëshmon se jemi një popullsi e informuar dhe vetëmotivuar dhe me këtë armë po e luftojmë atë, ndërsa thekson se e njëjta gjë vlen për proceset madhore siç janë reformat e domosdoshme që burojnë nga procesi i integrimit europian.
“Vendimi i sotëm konfirmon në thelb vendimin e 26 qershorit të vitit 2018, ku vendet Anëtare të BE-së iu përgjigjen pozitivisht rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Asokohe, Vendet Anëtare skicuan rrugën drejt zyrtarizimit të bisedimeve, përmes një procesi përgatitor dhe afatizimin e tij, duke përcaktuar Qershorin e 2019-ës si periudhën e zyrtarizimit të bisedimeve dhe fundin e 2019-ës për organizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, që simbolizon nisjen e bisedimeve.
Për arsye që lidhen me debatet brenda BE-së rreth të ardhmes së projektit europian (sidomos pas BREXIT), kalendari i mësipërm nuk u respektua. Madje, vitin e kaluar, përjetuam momente dramatike kur për një çast u mendua se procesi i zgjerimit do të ndalonte deri ne reformimin e kërkuar për BE-në, sidomos nga Franca. Vështruar në këtë kontekst, vendimi i sotëm dëshmon gadishmërinë e BE-së për të filluar bisedimet për anëtarësim. Në kulmin e krizës së paprecedentë që po kalon njerëzimi, për shkak të virusit, vendimi i BE-së ka një vlerë politike të pamohueshme, pasi mban hapur derën e Bashkimit Europian, e për rrjedhojë mban ?gjallë? procesin e zgjerimit”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Ish-ministri deklaron se vendet anëtare sot përcaktuan edhe disa kushte që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe kujton se për përmbushjen e kushteve, Komisioni Europian do të raportojë sërish para vendeve anëtare.
“Në të vërtetë, një pjesë e këtyre kushteve që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, funksionimin e gjykatës kushtetuese, gjykatës së lartë dhe funksionimin e strukturave të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk janë të panjohura. Ato, ne i kemi kthyer në ?detyra shtëpie? në Rezolutën që miratuam në Kuvend ?Për mbështetjen e procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian?, më 3 Tetor 2019. Na duhet t?i rikthehemi pikërisht angazhimeve që kemi ndërmarrë në këtë dokument, të përfitojmë nga ekspertiza e çmuar e Komisionit të Venecias dhe përmes bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional të adresojmë qoftë çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë, ashtu dhe të përmirësojmë ligjin për median”, nënvizon ai.
Bushati deklaron se “Konferencës së Parë Ndërqeveritare i paraprin përgatitja nga ana e Komisionit Europian dhe miratimi nga Vendet Anëtare të BE-së të dokumentit të ?Kuadrit Negociues?. Ky dokument përcakton parimet, thelbin dhe procedurat mbi të cilat do të zhvillohet negociimi. Pra, jo thjesht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare apo negociimin e kapitujve të grupuar (clusters). Si ta kuptojmë këtë? Meqë jetojmë në kohë pandemie edhe shembullin po e marr nga shëndetësia. Në mënyrë simbolike, nëse BE-në do ta krahasonim me një trupë vendimmarrëse mjekësore, Komisionin Europian me mjekun specialist dhe Shqipërinë me pacientin, në dokumentin e ?Kuadrit Negociues? përvijohet protokolli i shërimit që duhet të ndiqet nga pacienti në mënyrë që të shërohet. Edhe këtu Vendet Anëtare kanë përcaktuar një listë me çështje, adresimi i të cilave nga ana e Shqipërisë duhet të reflektohet në dokumentin e ?Kuadrit Negociues? që Komisioni do të paraqesë para Vendeve Anëtare. Këto çështje duhen konsideruar si detajim i përmbushjes së 5 prioriteteve, të cilat në një mënyrë a tjetër do ta shoqërojnë Shqipërinë për gjatë gjithë procesit të anëtarësimit në BE. Për të trajtuar këto çështje nevojitet bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional”
Socialisti thekson se vendet anëtare të BE-së nuk kanë përcaktuar një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por kanë preferuar formulimin se një gjë e tillë do të ndodhë ?sa më shpejt që të jetë e mundur, pas miratimit të Kuadrit Negociues nga Këshilli?. “Një formulim i tillë pa datë dhe precedenti i vendosur nga BE-ja që shoqëron miratimin e Kuadrit Negociues dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me përmbushjen e një liste me detyra apo kushte nuk është fundi i botës. Përkundrazi është motivim për më shumë reforma të qëndrueshme”, shkruan më tej ai.
“Nuk është në interesin tonë të analizojmë shqetësimet, paragjykimet apo precedentët e rinj që vendosën në këtë proces, në disa raste padrejtësisht e në kurriz të pritshmërive dhe ëndrrave tona për ta bërë një orë e më parë Shqipërinë vend anëtar të BE-së. Por, duhet ta nisim nga vetja. Sepse që nga viti 1991 e deri më sot, mungesa e bashkëpunimit politik dhe mirëkuptimit institucional është një fakt kokëfortë pengues për çlirimin e potencialit të Shqipërisë në këtë proces. Sot më shumë se kurrë, duhet të dëshmojmë përgjegjshmëri, maturi, unitet!”, nënvizon Bushati/ CNA.al
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i ftuar...
Presidenti i Republikës Ilir Meta beson se Shqipëria i ka të...
Të mërkurën në mesditë do të mbldhet Këshilli i Sigurisë Kom...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohjen...
Pas vendimit të ministrave të BE për ti dhënë ‘ok’ Shqipëris...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet ...
Këshilli Europian vendosi që të rekomandojë hapjen e negocia...
AKU ka gjobitur në Korçë një biznes për produkte me afat ska...
Kryeministri Edi Rama njofton qytetarët shqiptarë se nga sot...
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar për fondin prej 5...
Bashkimi Evropian akordoi sot 50 milionë euro në luftën kund...
Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi në një video-konfere...
“Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për ...
Pas vendimit të ministrave të BE-së, për ti dhënë “OK” çelj...
Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet, i ka bërë thirrje Këshi...
Arbitrazhi Ndërkombëtar ka marrë vendimin përfundimtar.Sipas...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ndarë herë pas here,...
Kryeministri Rama në një komunikim live, ka shpjeguar sot se...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti e ka konsiderua...
Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e sotëm politik të Këshil...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...