Kapet me kokainë dhe mijëra euro/ Arrestohet 43 vjeçari në Durrës
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas a...
Shoqërohet në polici nga Forcat Shqiponja regjisori i njohur, Robert Budina dhe arkitekti Kreshnik Merxhani.
Arsyeja e shoqërimit ne polici është shkuarja në oborrin para Teatrit Kombëtar për të dhënë një deklaratë për mediat.
Budina dhe Merxhani u shoqëruan në drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi ishin dy personat që mbajtën komunikatën për mediat. Në qendër të komunikatës ishte lajmi se godina e Teatrit ishte pranuar nga Europa Nostra si një nga 7 zonat e mbrojtura në kontinent.
Para teatrit ishin mbledhur dhjetë persona të cilët u shpërndanë menjëherë nga policia. Pavarësisht se orari kur u mbajt deklarata ishte brenda atij të lejuar, Budina dhe Merxhani u shoqëruan në polici.
DEKLARATA
Teatri Kombëtar i Shqipërisë përfshihet në listën e 7 Vendndodhjeve më të Rrezikuara në Europë.
Ky ishte lajmi më domethënës në një përpjekje që filloi gati njëzet vjet më parë dhe kulmoi dy vitet e fundit, me qëndresën titanike të artistëve, profesionistëve, aktivistëve dhe qytetarëve që mbrojtën Teatrit Kombëtar nga tentativa e autoriteteve shqiptare, përkatësisht, pushteti qendror dhe ai vendor, për ta shembur.
Europa Nostra – Zëri Europian i shoqërisë civile të angazhuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore – dhe organizata partnere e saj, Instituti i Bankës Europiane të Investimeve, kanë shpallur sot 7 Vendndodhjet e Trashëgimisë më të rrezikuara në Europë për vitin 2020.
Në këtë përzgjedhje, Teatri Kombëtar i Shqipërisë mori vlerësimin: Shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të viteve 1930, i cili është një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend, përballet me rrezikun e afërt të shembjes.
Vendndodhjet e tjera në këtë listë përfundimtare janë:
Kështjella Jeze?í, Horní Ji?etín, REPUBLIKA ÇEKE, Kështjella e Sammezzanos, Toskanë, ITALI, Blloku Y, Lagjja Qeveritare, Oslo, NORVEGJI, Centrali elektrik Szombierki, Bytom, POLONI, Fortesa e Beogradit dhe Rrethinat e saj, SERBI dhe Stadiumi Pleçnik, Ljubljanë, SLLOVENI.
7 Vendndodhjet më të Rrezikuara për vitin 2020 i përzgjodhi Bordi i Europa Nostra-s nga lista me 14 vendndodhje të përzgjedhura më parë nga një panel ekspertësh. Përzgjedhja u bë në bazë të domethënies së jashtëzakonshme të trashëgimisë dhe vlerës kulturore të secilës prej vendndodhjeve, si edhe në bazë të rrezikut të afërt që u kanoset. Shkalla e përkushtimit të komuniteteve lokale dhe përpjekjet e palëve të interesuara shtetërore dhe private për të shpëtuar këto vendndodhje u konsideruan si vlera të shtuara vendimtare. Një kriter tjetër përzgjedhës ishte potenciali i këtyre vendndodhjeve për të vepruar si katalizator për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik në lokalitetet e tyre dhe më gjerë, në rajonet përkatëse.
Teatri Kombëtar i Shqipërisë vërtetoi që i plotëson të gjithë këto kritere.
Vlera e lartë arkitektonike u dëshmua nga letra mbështetëse që kanë ardhur nga disa institucione të rëndësishme, përfshirë Europa Nostra që në vitin 2018.
Angazhimi i komuniteteve lokale dhe i grupimeve të interesit publik dhe privat për të shpëtuar Teatrin Kombëtar ka qenë dhe është madhështor.
Aksione të qarta që e kanë dëshmuar këtë angazhim u vlerësua të ishin: (1) protesta për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që ka mbi dy vjet që zgjat, nga këto një vit e gjysëm çdo ditë dhe që prej 17 Korrikut të këtij viti 24 orë në 24, (2) marrja e ndërtesës në administrim që prej 24 Korrikut pas përplasjes me Policinë, nga një grup artistësh, aktivistësh dhe qytetarësh të cilët organizuan Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit në kuadrin e të cilit janë organizuar mbi 65 ngjarje artistike që përfshijnë shfaqje teatri me trupa nga Shqipëria, Kosova, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Amerika, koncerte të ndryshme muzikore, takime profesionistësh për tema të ndryshme që kishin lidhje me vlerat e Teatrit Kombëtar dhe rrezikun për shembjen e pajustifikueshme të Teatrit Kombëtar, ngjarje të cilat i dhanë kështu hapësirës së Teatrit Kombëtar një përmasë me vlera jo vetëm kombëtare por edhe europiane.
Një kriter tjetër i rëndësishëm ishte potenciali i hapësirës së Teatrit Kombëtar për të vepruar si hapësirë publike në shërbim të qytetit duke nxitur vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare, detyrë të cilën e ka kryer me sukses të plotë protesta e përditshme që zhvillohet në sheshin e tij. Hapësira publike e kompleksit teatror është kthyer tashmë në një kuvend të munguar të shqiptarëve në këto vite të vështira tranzicioni për tema të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare.
Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij nuk janë vetëm faktori i brendshëm i përbërë nga artistët, profesionistët, aktivistët dhe qytetarët protestues por edhe faktori ndërkombëtar i përfaqësuar nga kjo organizatë dhe rrjeti i organizata ku ajo bën pjesë me fokus të veçantë partnerët e programit 7-të Vendodhjet më të Rezikuara. Simbolika është domethënëse: Me Teatrin Kombëtar Shqipëria hyn kështu në BE përmes kulturës dhe trashëgimise¨.
Me angazhimin e saj duke nisur që prej këtij vendimi, Europa Nostra do të ndihmojë, nxisë dhe koordinojë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që të investohen në procesin e restaurimit përfundimtar të godinës së Teatrit Kombëtar.
Ky sukses i padiskutueshëm i kauzës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar dhe shpallja e tij një monument i rëndësishëm europian i dedikohet të gjithë atyre artistëve, profesionistëve, aktivistëve dhe qytetarëve protestues, të cilët përgjatë këtyre mbi dy viteve, hartuan relacione vlerësuese, kundërshtuan me argumenta qeverinë, përgatitën kritikat ndaj ligjit special, që i hapte rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar, sensibilizuan faktorin politik, kulturor, mediatik, atë të trashëgimisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ata, kontaktuan për këtë qëllim Delegacionin Europian në Shqipëri, Komisionin Europian, Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, si edhe profesionistë të huaj, media dhe institucione teatrore në mbarë Europën. Aktivistët tanë, arkitektë, artistë, profesionistë të fushave të ndryshme përgatitën dosjen teknike në bashkëpunim me Fondacionin Gjirokastra kryen aplikimin në Europa Nostra. Një vlerë e shtuar në këtë proces ishin edhe letrat mbështetëse nga shoqatat vëndase dhe të huaja dhe institucionet publike. Për herë të parë qytetarë të angazhuar në një kauzë qytetare ndërmarrin një rrugëtim të tillë, domethënës, të përgjegjshëm për ta çuar deri në fund, për t?u mbyllur me një fitore më herët të papërfytyrueshme.
Me krenari mund të themi, që kjo arritje e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë mbështetësve kombëtarë e ndërkombëtarë, është një nga fitoret më të mëdha të qytetarisë në të gjithë historinë moderne të demokracisë shqiptare në 30 vitet e fundit.
Kjo fitore e mbërritur në një moment të vështirë shëndetësor për vendin, si pasojë e pandemisë botërore të virusit corona, është mjekimi i duhur ndaj politikave anemike të qeverisë që nuk kanë sëmurur vetëm kulturën e trashëgiminë, por edhe vetë demokracinë shqiptare.
Gëzuar reasturimin e Teatrit Kombëtar, djepit të kulturës shqiptare!
ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT
Tiranë më 24 Mars 2020
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas a...
Dyshohet për dy raste të tjera me koronavirus në Korçë. Bëhe...
Qeveria shqiptare ka hartuar një akt normativ me anë të të c...
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar punë në ...
Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë te...
Policia e Shtetit ka dhënë sot të tjera detaje në lidhje me ...
Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar ...
Një vajzë 18 vjeçare është gjetur e helmuar nga të afërmit e...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka denoncuar një rast të k...
Policia ka gjobitur 78 këmbësorë, të cilët nuk iu bindën urd...
Një zonë pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e sotme ...
Policia e Shtetit vijon kontrollet e pandërprera në të gjith...
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Korçë.Burime për ...
Një aksident me motor është shënuar pasditen e sotme në Devo...
Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, në li...
Policia e Shtetit bën të ditur se në zbatim të masave kufizu...
Finalizohet operacioni policor i koduar “BLIC”, ndërsa janë ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar, pasi gjat...
Një tërmet i fortë është regjistruar në Greqi, rreth orës 01...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Finiq të Sarandës mbrëmjen...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...