Pas mesazhit për Ramën/ Basha nxjerr këshilltarin dhe kërkon qeveri tranzitore
Mbrëmjen e së mërkurës, në telefonin e gazetares Eni Vasili ...
Gazetarja dhe moderatorja e njohur Sonila Meço ka bërë thirrje të forta për qytetarët në këto ditë të vështira për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Meço thotë se përdorimi i fashave orare për të kryer pagesa, blerje të domosdoshme, apo të tjera veprime nëpër zyra shtetërore po ngjan i pamundur të shmangë distancimin social.
Sipas saj, nuk po mjafton apelimi, ndërsa përshkallëzimi i situatës krijon panik të tepërt, ndaj thekson se qytetarët duhet të kuptojnë disa gjëra.
“1. Nuk ka zgjidhje tjetër veç vetizolimit në shtëpi. Është shpëtimi për veten, të dashurin, të afërmin. Përndryshe na pret skenari tragjik italian, të cilin me një klikim në faqet online të shtypit italian a transmetimet televizive atje mund ta mësoni. Detyrë e medias të pasqyrojë situatën.
2. Furnizimi me ushqime vijon e do të vijojë normalisht në markete e dyqane. Nuk do të ndërpritet zinxhiri ekonomik, që garanton jetesën. Pra e kotë të dyndesh, sepse raftet do të jenë plot. Këtë qeveria duhet ta bëjë me komunikime të rregullta, si ato për larjen e duarve. T?i thuhet troç shqiptarit se ka ushqim e mjete të domosdoshme mjaftueshëm.
3. Të jetë vetëm një pjestar familjeje, që me autorizim përkatës të bëjë blerjet një herë në katër ditë. Jemi në luftë, nuk mund të ruajmë rituale e menu ditësh festash. Detyrë e qeverisë dhe autoriteteve të ndërtojnë këtë lloj grafiku, duke shmangur fashat orare të përgjithshme.
4. Ushtria të vihet në dispozicion të policisë për të shmangur çdo grumbullim, që nuk respekton distancat, ku njerezit janë pa mjetet mbrojtëse, maska, doreza e dezinfektant. Detyrë e qeverisë dhe autoriteteve të ndërtojnë mbulimin e territorit. Detyrë e mediave ta kujtojnë çdo orë me shpjegimet përkatëse.
5. Askush të mos largohet nga shtëpia më shumë se 200m, as për të shëtitur qenin. Në rast emergjence funksionojnë numrat përkatës. Autoritetet komunikojnë rregullisht duke vënë në lëvizje drejtuesit lokalë deri në qelizë të funksionimit. Pallate e apartamente. Në fushata elektorale dimë edhe çfarë hanë banorët e zonave të ndryshme, na mësojnë edhe pemën gjenealogjike. Le të vlejë kjo përvojë për identifikimin e shtresave prioritare, banorëve të moshuar, atyre me probleme.
6. Pagesat jashtë vendit kryen online. Të ndërtohen grafikë të detajuar për të siguruar pagesat mujore. Me autorizim specifik ato që janë emergjente a ditore”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Gazetarja deklaron se për të dalë nga kjo situatë duhet sakrificë, por edhe plan, ndërsa pretendon se fashat orare shoqëruar me shtrëngime ekstreme nuk prodhojnë efikasitet, por bëhen kundërproduktive.
Ajo i kërkon autoriteteve të mbledhë koka të mençura të organizimit, të ngrejë një komitet ad hoc për ndërtimin e një strategjie të organizimit të jetës në kushte lufte.
“E kotë të humbasim energji me mallkime e shfryrje mbi njerëz që dynden rrugëve. Është koha për të vepruar me organizim, plan e strategji të fortë duke ndërtuar Komitet Shpëtimi. Të gjithë bashkë publik, mendje të ndritura, shkencëtarë, ekspertë, të çdo bindjeje e formacioni politik. Mallkimi e shtrëngimi pa strategji e organizim janë virus mbi virusin. Popull qëndro në shtëpi! Qeveri mblidh Komitetin e Mendjeve të Ndritura! Pash Zotin!”, thekson ajo./ CNA.al
Mbrëmjen e së mërkurës, në telefonin e gazetares Eni Vasili ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë paralajmërie të forta për të g...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me raport...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thekson se...
Të mërkuren në mbrëmje, Lulzim Basha i dërgoi një mesazh gaz...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e rënd...
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të shpallë gj...
Dhjetë miliarderë humbën më shumë se 83 miliardë dollarë kët...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj sjell...
Ministria e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë q...
Dy ditë më parë, në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kryetar...
Ish-zv.kryeministri Niko Peleshi iu ka drejtuar një apel të ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kr...
Kryeministri Edi Rama vijon t’iu dërgojë qytetarëve mesazhe ...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Mallt...
Në rast se koncepti i karantinës masive në shtëpi është që t...
Pavarësisht situatës së koronavirusit, dhe masave drastike k...
Kryeministri Edi Rama vijon t’iu përcjellë mesazhe të forta ...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi ndihmë për Shqip...
Policia e Shtetit vijon të ndëshkojë qytetarët të cilët nuk ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...