web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ky është virus zoti Rama, Lufta është gjë tjetër!

18 Mars 2020, 11:23, Politikë CNA

Ka disa ditë që kryeministri Rama, del ne transmetime individuale live dhe midis monologjeve të gjata, po përmend shpesh e më shpesh togfjalëshat “kjo është lufte” ose “jemi në luftë”.

Zoti Kryeminister pas kësaj ka detyrimin që të shpjegojë se çfarë kupton ai me togfjalëshat që perdor.

Ne kemi detyrimin t?i shpjegojmë çfarë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë kupton me fjalën “luftë”.

Fjala “luftë” nuk mund të përdoret si melhem për çdo plagë, sepse lufta hap e nuk shëron plagë.

Nuk jemi në lufte zoti Kryeministër!

Jemi në Mars!

Në një periudhë kur viruset lulëzojnë për shkak të kombinimit të disa faktorëve klimaterik që ushqejnë përhapjen e virozave.

Populli thotë: “Shkurti i shkurton, Marsi i mbledh”.

Ka qënë gjithmonë kështu.

Por asnjëherë për shkak të kësaj, nuk shpallet luftë për çdo Mars.

Dakord që ky nuk është Mars i zakonshëm! E me siguri që nuk është derisa gjithë Europa është mbyllur në shtëpi. Me parlamente të karantinuara dhe kryeministra në videocall.

Dakord, Rama nuk është i vetmi që po perdor fjalën “luftë” se ka dhe nja dy të tjerë që besojne se rriten duke i futur frikën popullit me kërcënimin për luftë.

Por ata janë të shkurtër edhe u falet!

Ky i joni që është i gjatë, pse do ti mbivendiset njerëzve duke i kujtuar që jemi në “luftë”?.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë zoti Kryeministër e ka të shpjeguar se kur dhe si shpallet gjendja e luftës.

Nuk i takon kryeministrit ta bëjë, andaj nuk mund t?i takojë kryeministrit të kërcënojë në emër të luftës.

Nëse pleqtë nuk po binden me kërcënimin se do vdesin nga virusi dhe vazhdojnë të besojnë se është Mars, nuk ua ndërron dot mendjen duke i kërcënuar me luftën e tij virtuale.

Dhe paralelisht me këtë i vë përdite të shikojnë fotot e gezueshme të stafit të gëzuar të QSUT.

Puna është që kur pleqve u flet për luftë, ajo që u shkon në mendje shpejt e shpejt është shprehja “lufta do burra”.

Nuk është si puna e asaj mamit që kërcënon bebin se po nuk fjeti do vijë lugati.

Lufta do burra zoti Kryeministër.

Do dhe shtet.

Ndaj mos i armatos shqiptarët me shprehje të tilla.

Nuk jemi në Luftë. Lufta është gjë tjetër që urojmë që mos e provojë askush.

E vetmja gjë që po testohet sot është sistemi shëndetësor i vendit. Dhe duke parë fyturat e gëzuara të stafit të QSUT dhe i krahasojmë me ato që shohim nga Ëhani apo Italia, duhet të besojmë që: ose në Shqipëri nuk ka pandemi, ose që sistemi jone deri tani është më i miri në botë. Deri tani të paktën.

Mos i bjer daulles së luftës se nga ajo luftë nuk fiton asnjë shqiptar. As Ti zoti kryeministër.

Jemi në Mars dhe kemi vërdallë një virus që nuk dihet ende nga ka dalë, ndaj po ta bëjmë hallall mbylljen në shtëpi.

Por boll me shpalljen e Luftës.

Lufta do burra zoti Rama! Dhe shpesh ata burra që kanë bërë luftën nuk kanë qënë të gjatë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga