web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta zbulon takimin me opozitën/ 3 masat që duhet të marrë qeveria

17 Mars 2020, 16:34, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta bën apel çdokush të jetë bashkëpunues dhe reflektues në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi.

Meta shtroi në studion e News 24, 3 masa prioritare që pretendon se duhen parë me vëmendje nga qeveria.

“E para, mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet, pasi ata do të vijojnë të jenë në front.

Së dyti, testimi është i rëndësishëm dhe marrja e masave për infrakstrukturën për ata që kanë shqetësime.

Së treti, prioritet për terapi intensive, pra bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kam marrë garanci nga ministrja sa i përket respiratorëve apo poste shtesë, reanimacionit që në çdo rast të shpëtosh çdo jetë”, u shpreh ai.

Kreu i Shteti zbuloi se përveç ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut,  ka pasur takime edhe me përfaqësuesit e opozitës.

“Jam takuar dhe me përfaqësues të opozitës që kanë një qasje kritike dhe është normale sa i takon pozicionit opozitar. Edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë mendimin se ka dhënë përmirësime pasi dhe disa nga shqetësimet e tyre ja kam transmetuar qeverisë. I rëndësishëm bashkëpunimi, parandalimi dhe qetësimi të ruajtjes së një atmosfere pozitive në shoqëri, familje sepse paniku në çdo rast nuk është një aleat i mirë, është një kundërshtar që mund të jetë dhe i pamëshirmshëm dhe të gjithë duhet të punojmë për përgjegjshmëri, transparencë?, deklaron Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga