web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Baton Haxhiu-Eni Vasilit: "Mund të mos e marrësh rrogën muajin tjetër"

17 Mars 2020, 22:39, Aktualitet CNA

Analisti Baton Haxhiu paralajmëroi një krizë të mundshme ekonomike për shkak të betejës me koronavirusin.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Haxhiu i tha moderatores Eni Vasili se kjo e fundit mund të mos e marrë rrogën muajin tjetër, pasi pretendon se bizneset nuk do kenë para të paguajnë punonjësit.

“Eni, nuk e di a do ta marrësh pagën tënde në muajin tjetër. Do të ketë vështirësi për të gjithë ata që janë punonjës të mediave. Pastaj janë bizneset të cilat, do të kenë vështirësinë më të madhe, për pagesat e punëtorëve”, deklaroi ai, ndërsa analisti Andi Bushati mori menjëherë fjalën pas tij dhe foli për ndikimin në ekonomi.

“Korona do të vazhdojë, por kriza nuk do të jetë vetëm shqiptare, por mbarë europiane. Të gjithë do prekemi nga kjo, është çmenduri të thuash jo, që përveç anës shëndetësore, të gjithë do të  prekemi nga ana ekonomike”, nënvizoi Bushati./ CNA.al





Lajmet e fundit nga