web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“80% do e kalojnë koronavirusin pa shenja”/ Mjeku tregon çfarë nuk duhet të përdorni

17 Mars 2020, 08:17, Sociale CNA

Eksperti i Shëndetit Publik në Gjermani, Fahri Beqa ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një lidhje direkte për ?Abc-ja e mëngjesit? , mjeku theksoi se 80% e kalojnë sëmundjen pa e kuptuar fare, pasi nuk shfaqin shenja.

 ?Në fillim në Gjermani kemi pasur një testim agresiv, të gjithë udhëtarët që kanë ardhur në vende me rrezikshmëri të lartë. Ata njerëz janë testuar ose janë vetëizoluar për 14 ditë deri sa të përfundojë periudha e inkubacionit. Në këtë mënyrë është parë që një numër i madh i njerëzve nuk kanë paraqitur asnjë siptomë dhe sipas të gjitha të dhënave 80% do e kalojnë sëmundjen pa e kuptuar fare.

Këta njerëz të cilët nuk e zhvilojnë sëmundjen dhe janë mbartës. Këta e mbartin sëmundjen tek të tjerët. Të gjitha këto masa që jemi duke ndërmarrë për të mbrojtur këtë shtresë.?-tha mjeku.

Beqa po ashtu u pyet nga moderatori edhe për një çështje mjaft të diskutuar së fundmi, atë të përdorimit të ibuprofenit për të trajtuar këtë virus.

Mjeku theksoi se ka pasur disa të dhëna që ibuprofeni ka ndikuar në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes, mirëpo kjo nuk është vërtetuar. Sipas tij është mirë që deri në momentin që të vërtetohet ky medikament nuk duhet të përdoret.

?Ky është një debat shumë i diskutueshëm faktikisht derisa ka pasur disa të dhëna që ibuprofeni ka ndikuar në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes, mirëpo kjo nuk është vërtetëtuar. Derisa të vërtetohet e kundërta duhet të shmangemi përdormit. Nuk është mirë që ibuprofeni të përdoret. Nëse ky mediakament zokonisht përdoret për të zbritur temperaturën ka edhe shumë alterantiva të tjera që të përdoren?-u shpreh mjeku.





Lajmet e fundit nga