Rama takon sot banorët e Zvërnecit/ Zbardhen detaje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Vëllai, doktor Polikroni Çela, u nda nga jeta dy vite më parë. Të qaj? Nuk më sheh. Të lutem? Nuk më dëgjon. Të shpresoj se mund të rikthehet? Ai ishte i shenjtë, por jo Jezusi.
Çfarë të bëj? Si mund ta mund trishtimin, dhimbjen, vetminë, mërzinë, aritminë, stresin, boshllëkun, zbrazëtinë, ngashërimin?? Ku ta kërkoj ngushëllimin? Ta provoj me Shën Agostinin? ?Të mos trishtohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.?
Polikroni lindi në Mbrezhan të Përmetit në vitin 1932. Babai ishte shofer.
Viti 1945. Në familje ishin shumë fëmijë, gjashtë djem dhe një vajzë. Sa kishte mbaruar lufta. Vend e pa vend kishin mbetur bomba. Fëmijët i zbërthenin dhe bënin zilka. Dy vëllezër të Polikronit, Koço dhe Simo, 10 dhe 8 vjeç, gjetën një bombë. E morën në duar… Buuuum!… Të dy u plagosën. Jetuan një javë. Polikroni, që ishte 13 vjeç, përjetoi dhimbjen, tmerrin, lotët dhe klithmat e mamasë. Ndoshta nga ajo javë e kobshme i lindi dëshira për të shëruar dhimbjet e fëmijëve. Kjo nuk është fantazia ime, por edhe realitet.
Në vitin 1961 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. E meritonte. Student i shkëlqyer. Punoi tre vjet. Një ditë shkoi në zyrën e Karaman Yllit, rektor i Universitetit të Tiranës.
– Dua të largohem nga fakulteti. Dua të bëhem pediatër.
– Ashtu? – tha rektori. – Shko të punosh në Kukës…
– Nuk kërkova vend pune. Kërkova të bëhem doktor për fëmijët…
Rektori ra në mendime. Një javë më vonë në Fakultetin e Mjekësisë mbërritën dy shkresa: e para për shkarkimin, e dyta për emërimin në poliklinikën e Kombinatit…
***
…Shkollën fillore e bëri në fshat. Pastaj në Gjirokastër. Ishte nxënës i shkëlqyer. Një ditë e thirri drejtori në zyrë:
– Urime! Të doli bursë në shkollën pedagogjike.
Nuk foli. Doli nga zyra. Iku nga shkolla, nga Gjirokastra, mal më mal, u ngjit në Zagori, zbriti në Sheper, eci vetëm. Arriti në Malshovë, pastaj në Mbrezhan dhe përfundoi në shtëpi.
– Nga mbive? – pyeti babai.
– Më thanë të bëhem mësues. Dua të bëhem doktor?
***
…Tre muaj në fshat. Me bagëti. Një natë babai solli një haber.
– Është një bursë në Elbasan. Shkollë e mesme mjekësore.
Kur fëmija ëndërron dhe e mban të gjallë ëndrrën, universi punon që ajo të bëhet realitet.
?Polikroni mbërriti në Elbasan. Viti 1948. Kandahari i ditëve tona. Varfëri. Pak ushqim për nxënësit. Më pak zjarr?
***
Filloi vitin e tretë. Në shkollë mbërriti një mjek rumun. Drejtori i dha si shoqërues Polikronin. Shkuan në Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd. Doktori rumun vizitonte fëmijë. Polikroni vidhte zanatin. Tre muaj bashkë. Të katërtin doktori rumun u largua. Cërriku, Peqini dhe Gramshi nuk kishin pediatër. U emërua Polikroni. Doktori i vogël nisi të shëronte shokët – fëmijë.
Në Elbasan mbërriti moda sovjetike e mbrëmjeve të vallëzimit. Aty u njoh me një vajzë. Natën, vjedhurazi, në krah të njëri-tjetrit, mes lotëve vajza i thotë:
– Më ngacmon djali i gjeneralit. Nuk e dua!
Mbaroi shkolla. Polikroni poqi letrat për student… Por një ditë e thirrën në degën ushtarake. I qethën kokën dhe e hipën në makinë bashkë me shumë djem nga Elbasani. Makina ndaloi në Milot.
E thirri në zyrë komandanti. Ishte përmetar. Mik i babait:
– Je futur në sinorin e gjeneralit. Tani je ushtar për tre vjet. Bën gjilpëra?
– Shëroj fëmijë…
Komandanti e mori me vete në shtëpi. Kishte një djalë. Digjte zjarr. Gruaja e kishte mbuluar me batanije. Ishte behar. Gruaja e veshur zhapone.
– Ke vapë? – e pyeti me ironi ushtari.
– Po. Miloti ka klimë të thatë.
– Zbulo djalin. Do të zhuritet i futur në lesh.
Ushtari shëroi djalin. Doli nami se ushtari shëron. Miloti dhe Burreli nuk kishin pediatër. Ushtari në vend të pushkës mbante stetoskopin… Fshat më fshat. Shtëpi më shtëpi… Ikën tre vjet. Erdhi dita kur u largua nga kazerma. Por jo nga shokët – fëmijë.
Një ditë hodhi në postë një letër. Ankesë në Parti…
?Nuk e di pse. Ëndërroja të bëhesha doktor. U bëra ushtar…?
Letra ra në dorë të Liri Belishovës, në atë mot me shumë nishane pranë shokut Enver… E thirrën lart…
Dhe në shtator të vitit 1957 nisi Fakultetin e Mjekësisë.
Në fakultet ra në sevda me Bafturinë.
***
Viti 1960. Ne jetonim në Përmet. Ishim shumë fëmijë. U hap haberi se Polikroni do të marrë në Tiranë familjen!!!… Shaka, thanë disa… Ku do t?i gjejë paratë për të ushqyer skuadrën e Pilo Çelës?… I marrë, thanë disa të tjerë.
Por një ditë pranvere, në prag të shtëpisë mbërriti një ZIS, makinë sovjetike. U ngarkua me plaçka. Mbi plaçka hipëm ne… dhe mbërritëm në Tiranë.
***
Polikroni u martua me Bafturinë. Bënë dy vajza. Mirelën dhe Enkelën.
Korrik 1990. Bafturia po ecte në rrugën ?Myslym Shyri?. Kalon një motorr. E goditi dhe u largua. Bafturia përfundoi në spital. Jetoi disa orë.
Polikroni humbi jo vetëm nënën e fëmijeve, por edhe shoqen, kolegen e tij. Edhe ajo ishte pediatre. Bashkë bisedonin për fëmijët e sëmure. Të dy bënë librin ?Nëna dhe fëmija?. Bafturia ishte vetë jeta në familje. Ajo prodhonte humor, dashuri. Ajo e tërhiqte Polikronin në kafene, në restorante, në takime mes mjekëve.
Pas Bafturisë Polikroni i la të gjitha përveç tre gjërave. Së pari dashurinë për vajzat. Sot, njëra, e martuar, jeton në Izrael, tjetra, po ashtu e martuar, jeton në Pragë. Së dyti dashurinë për mamanë (babai vdiq në vitin 1968), motrat dhe vëllezërit. Së treti dashurinë dhe përkushtimin për fëmijët…
***
12 mars 2018. Një varr i hapur. Në krah një arkivol. Fjalën e mori Mirela. Thjeshtë. Bukur…
Arkivoli zbriti. Pas 28 vjetëve Polikroni dhe Bafturia do të jenë bashkë në përjetësi. A do të ngjitet në qiell shpirti i doktorit? Jo dhe jo. Ai do të jetë mes nesh.
11 Mars 2020. Njjë tufë me lule mbi varrin e vëllait.
Ndërkohë që numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin t...
Ministria e Shëndetësisë vijon të ashpërsojë masat kundër pë...
Mjeku popullor, Ylli Merja, ka dhënë këshilla sesi qytetarët...
Ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar ditën e sotm...
Koronavirusi, i njohur si Covid-19, tashmë ka mbërritur edhe...
Ndërkohë që pothuajse gjithë bota ndodhet nën alarmin e përh...
Menaxheri shqiptar, Violi Lamaj i cili jeton në Milano, tha ...
Kina ishte vendi i parë ku shpërtheu koronavirusi, i njohur ...
Për ditën e sotme pritet një përmirësim i mëtejshëm i kushte...
Marrëdhënia juaj me partnerin do marrë një kthesë shumë pozi...
Ipeshkvi i Rrësheni, Dom Gjergj Meta, ka shpërndarë mesazhe ...
Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero, trego...
Pas njoftimit për mbylljen e shkollave për një periudhë dy j...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka brë thirrje mediave pë...
Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavi...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri tani në labora...
Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende t...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...