web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i ditës, 2 mars 2020

2 Mars 2020, 07:11, Sociale CNA

Dielli do jetë sërish planeti që do e mbrojë edhe jetën tuaj në çift sot. Priten momente fantastike dhe të mbushura me emocione të forta. Beqarët le t’i marrin më mirë gjërat shtruar dhe le t’ia lënë kohës gjithçka. Me shpenzimet duhet të jeni paksa të kursyer nëse doni që gjendja e te ardhurave të jetë e mirë. Po e lëshuat dorën shume shpejt do fillojnë problemet.

Sot do e vini ne prove partnerin tuaj për te pare mënyrën sesi ai do reagoje. Sjellja e tij do përcaktojë gjithë te ardhmen. Beqaret do kërkojnë me çdo kusht ta ndryshojnë statusin e tyre dhe mund te bëjnë edhe sakrifica për këtë gjë. Pasditja do jete me e favorshmja. Ne planin financuar planetët do kenë ndikim negativ dhe do ju shtyjnë drejt gabimeve te mëdha.

Partneri juaj nuk do jetë i gatshëm të bëjë asnjë lloj lëshimi gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe kontradikta me të. Beqarët do kenë një dëshirë të papërmbajtshme për lidhje të qëndrueshme, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Buxheti ka për të qenë shumë më i mirë kështu që do ndiheni të lirë të bëni çdo shpenzim të nevojshëm pa u stresuar.

Nëse jeni në një lidhje sot do rigjeni paqen shpirtërore dhe do ndiheni mrekullisht mirë. Ekuilibri, qetësia dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë gjithë kohës. Beqarët ka mundësi që të takojnë persona interesantë në ambientin e punës. Ndonjëherë gjërat ndodhin ashti si nuk mund ta kesh imagjinuar kurrë. Për financat pritet një ditë e mirë dhe pa asnjë problem serioz.

Ndikimi i njëhershëm i disa planetëve do bëjë që atmosfera në çift të ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj dite. Do jeni më tolerantë dhe do bëni atë që është më e mira për të dyja palët. Beqarët do kenë një ditë delikate dhe jo të përshtatshme për takime. Paratë nuk do jenë shumë të mira deri ne mesditë, por më pas do fillojnë të përmirësohen pak pas një shpërblimi që do merrni.

Dita e sotme do jetë e mbushur me debate dhe probleme për ju të dashuruarit. Shumicën e kohës do ndiheni keq, por nuk do arrini dot ta qetësoni situatën. Beqarët, falë mbështetjes së Marsit, planetit të dëshirës, do arrijnë të gjejnë personin e duhur. Për financat nuk do jetë ditë perfektë megjithatë me pak përkujdes do arrini t’i mbani ato te stabilizuara.

Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë sot. Dojeni te vetëdijshëm për gabimet që keni bërë dhe do gjeni mënyrat e duhura për të kërkuar falje. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me emocione. Një takim i ndodhur fare rastësisht do i bëjnë ta shohin botën ndryshe. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të bëni ekonomi në mënyrë që mos keni probleme as më vonë.

Ditë shumë euforike ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do dashuroheni pa dorashka gjatë kësaj dite dhe nuk do i vini vetes kufizime. Beqarët do jenë kampionë të joshjes dhe do bëjnë shumë persona pas vetes. Sektori i financave do jetë tej mase i mirë. I gjithë përkujdesi që keni treguar së fundmi do japë rezultatet e veta.

Nëse jeni në një lidhje trajtojeni partnerin me dashuri dhe ëmbëlsi, pasi arroganca mund të çojë në shkatërrim të gjithckaje që keni ndërtuar. Beqaret do preferojnë të kenë vetëm aventura kalimtare dhe do shmangin propozimet që do iu bëhen për lidhje serioze. Plutoni ka për të sjellë probleme të mëdha financiare. Më shumë do humbisni sot sesa do fitoni.

Dita pritet të jetë shumë premtuese sot. Do ndiheni të plotësuar pranë partnerit dhe nuk do tundoheni aspak nga disa persona që do flirtojnë gjithë kohës me ju. Beqarët do ndihen shumë mirë edhe ashtu si janë kështu që nuk do bëjnë asgjë që ta ndryshojnë me çdo kusht statusin e tyre. Në planin financiar do merrni masa dhe situata do vihet nën kontroll.

Mos bëni gabim t’i premtoni partnerit tuaj sot diçka duke mos qenë të sigurt se do ta mbani fjalën. Marrëdhënia juaj mundet edhe të përkeqësohet në këtë mënyrë. Beqarët do e testojnë aftësinë e tyre joshëse sot dhe do arrijnë të bëjnë për vete disa persona. Me shpenzimet do jeni shumë të logjikshëm dhe nuk do përballeni me vështirësi.

Venusi dhe Marsi do bëjnë që dita e sotme të jetë shumë e këndshme për sektorin e dashurisë. Do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe nuk do fiksoheni pas të metave të vogla të njëri-tjetrit. Beqarët do jenë oratorë të shkëlqyer dhe me anë të kësaj cilësie do bëjnë për vete më shumë persona. Sektori financiar do ketë nevojë për pak më shumë përkujdes.





Lajmet e fundit nga