web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Prangoset 26-vjeçari

22 Shkurt 2020, 08:52, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të armëmbatjes pa leje, duke bërë të mundur vënien në pranga të një 26-vjeçari.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Bathore, në rrugën ?Demokracia?.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.





Lajmet e fundit nga