web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Makina del nga rruga/ Përfundon brenda biznesit

20 Shkurt 2020, 19:36, Kronika CNA

Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Një makinë tip “Lancia” me targa AA 768 MT ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor të një biznesi buzë rrugës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit 24-vjeçari M.M, i cili po merr mjekimin e nevojshme në spitalin rajonal të Korçës.

Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë lagështia e madhe në rrugë si dhe shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga