“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Në datën 17 janar 2020, në respekt të bashkëpunimit të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, mes KLSH-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, si dhe në kuadër të pranimit të saj si anëtare me të drejta të plota e INTOSAI-t, në KLSH u përurua Salla e Bibliotekës dhe leximit në katin e parë të ndërtesës së KLSH-së, në krah të Muzeut të Historikut të KLSH-së, me emrin ?Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës?.
Salla ka marrë emrin e ZKA-së, mbështetur në vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr.967, datë 26/11/2019 me motivacionin :
?Në respekt të Institucioneve më të larta publike të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA),me të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur bashkëpunim të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, në drejtim të rritjes së kapaciteteve audituese përmes trajnimeve dhe botimeve të përbashkëta, auditimeve paralele dhe të përbashkëta dhe pjesëmarrjes aktive në konferencat vjetore të të dyja institucioneve, si dhe në respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj drejtuesve dhe audituesve të ZKA-së në 15 vitet e krijimit të saj?.
Në këtë ceremoni morën pjesë dy Zëvendës Auditorët e Përgjithshëm të ZKA, përkatësisht z. Qerkin Morina dhe z. Naser Arllati si dhe drejtues dhe auditues të KLSH-së.
Ceremoninë e hapi Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, i cili nënvizoi bashkëpunimin e veçantë me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, duke theksuar se marrëveshjen e parë të bashkëpunimit si Kryetar i KLSH-së e ka nënshkruar me ish-Auditorin e Përgjithshëm të kësaj zyre, z.Lars Lage Olofsson. Që nga viti 2012 e deri tani dy institucionet Supreme të Auditimit ët Kosovës dhe Shqipërisë kanë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta, si auditime paralele, trajnime, workshope, vizita pune, etj. Me dhjetëra auditues të KLSh-së kanë marrë pjesë në analizat vjetore te ZKA, ashtu sikurse shume auditues të ZKA kanë marrë pjesë në analizat vjetore dhe në Konferencat Shkencore vjetore të KLSh-së.
Pas pranimit të ZKA-së si anëtare me të drejta të plota në INTOSAI, bashkëpunimi i fortë dhe frytdhënës mes Institucionet tona i ndërtuar ndër vite do të vijojë në të njëjtën linjë, duke rritur dhe forcuar bashkëpunimin tonë, veçanërisht në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese dhe të qenit aktiv në aktivitetet e organizuara nga INTOSAI.
Më pas e mori fjalën Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i ZKA, z. Qerkin Morina, i cili falenderoi z.Leskaj në emër të Auditorit të Përgjithshëm të ZKA-së, z.Besnik Osmani dhe në emrin e tij, për respektin dhe vlerësimin e treguar nga z.Leskaj për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Bashkëpunimi ynë do të vijojë të forcohet, veçanërisht në fushën e auditimit dhe të realizimit të botimeve të përbashkëta sepse fatmirësisht ne kemi një gjuhë të përbashkët që na ndihmon për të përfituar nga eksperienca e njëri tjetrit.
Në këtë sallë janë vendosur deklarata e pavarësisë së Kosovës, faksimile, dokumente pune, botime të KLSH-së dhe të ZKA-së, fotografi të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Presidentit Hashim Thaçi, foto e dekorimit të z.Olofsson nga ish-Presidenti Bujar Nishani, foto të drejtuesve të ZKA, të aktiviteteve të përbashkëta mes KLSH-së dhe ZKA-së, etj.
Zoti Leskaj e mbylli aktivitetin, duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se salla që mban këtë emër të nderuar do të vijojë të pasurohet me dokumente të reja, duke bashkëpunuar ngushtësisht në këtë drejtim me ZKA.
Përballë dhunës fizike dhe seksuale, Ministria e Arsimit nuk...
Tetë kandidatët që kanë kaluar deri tani fazat për drejtor t...
Vazhdon greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit, të cilët t...
Eva Blushi, bashkëshortja e ish-deputetit Ben Blushi, sot dr...
Publikohet historia e panjohur e ndodhur në qytetin e Shkodr...
Prej orës 14:30 ka nisur në Bruksel Konferenca e Donatorëve,...
Gjermania ka dhuruar 11 milionë euro për rindërtimin e e zon...
Në nisje të konferencës së donatorëve në Bruksel, presidentj...
Universiteti i Tiranës gjatë 2020 parashikon miliona lekë sh...
Një lajm i mirë vjen pas tragjedisë së ndodhur në Bulqizë ku...
Sot në Bruksel zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e Donator...
Kush mendoi se Ben Blushi me largimin e tij nga politika, pa...
Avokati, Spartak Ngjela, thotë se nëse taksa prej 100% për t...
Ish zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka i ka nxjerrë “t...
Korrupsioni në Shqipëri, sipas organizatës “Transparency Int...
Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Qeveria shqiptar...
Gjithçka fillon në vitin 2010. Në atë kohë pati një betejë t...
Publikohet për herë të parë historia e panjohur e Sulejman V...
Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar në rrjetet sociale pas ...
Në dy ditë rradhazi, CNA.al ka sjellë një investigim të plot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...