Denoncimi/ Plasin armët mes bandave të partisë në Shkodër
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet social...
Emisioni ?Stop? në Tv Klan ka trajtuar një denoncim të ardhur nga Tepelena, sipas të cilit, një fëmijë është dhunuar në çerdhen e këtij qyteti.
Nëna tregon se në muajin Nëntor, fëmijën e saj e ka gjetur me shenjën e një pëllëmbe në fytyrë, pasi e ka goditur dikush nga personeli i çerdhes.
Edukatorja Natasha Qeli i thotë se nuk ka parë asgjë, sepse ishte duke u marrë me një fëmijë tjetër.
Më pas, prindi shkon në Bashkinë e Tepelenës, pasi ky institucion ka në varësi çerdhen. Në Bashki u ngrit një komision për ngjarjen dhe u vendos pushimi nga puna i edukatores. Por pas këtij vendimi, përgjegjësja e ushqimit të çerdhes, zonja Shpresa Meta, papritur shfaqet në shtëpinë e prindit dhe i përgjërohet që ta mbyllë me kaq këtë histori, sepse aktin nuk e ka bërë Natasha.
Në këto kushte, zonja tërheq denoncimin, por bën një deklaratë ku pohon se në atë çerdhen e fëmijës së saj është ushtruar dhunë nga personeli.
?Jam nëna e një fëmije 2 vjeç e gjysmë e cila para 3 muaj e gjysmë ka pësuar një traumë në çerdhen e rrethit të Tepelenës, sepse e ka goditur dikush aty në personel. Më thonë hajde të marrësh gocën sepse është shumë keq, po qan pa pushim dhe unë nuk po e pushoj dot. Edukatoret më thonë që goca është vrarë duke luajtur me fëmijët. Po goca ka shenja në fytyrë. Ka 5 gishta. Direkt kam lënë punën, jam nisur për tek edukatorja Natasha Çeli, duke i treguar foton që çfarë ka goca ime. Shumë e habitur dhe shokuar njëkohësisht, më thotë që nuk e kam idenë për çfarë po flet. I thashë, kush e ka idenë? Unë fëmijën ty ta kam lënë në dorë, nuk ja kam lënë dikujt tjetër. Jo s?e di, do jetë shtyrë me ndonjë fëmijë. Kjo s?është e shtyrë fëmijë, është pëllëmbë e një dore të rrituri tjetër aty.
Dhe më thotë që shko ankohu tek përgjegjësi se ka përgjegjës institucioni. Përgjegjësja është Shpresa. Shkoj në Bashki, sepse çerdhja varet nga Bashkia, dhe kërkoj aty përgjegjësen e institucionit. Zonja Arta më ka thënë që do ngremë një komision, të cilin e ngritën komisionin dhe pas 3 ditësh vendosën që të hiqnin nga puna Natasha Çelin, edukatoren e gocës. Deri këtu isha shumë e kënaqur me Bashkinë. Pastaj na shfaqet zonja Shpresë në shtëpi duke na ardhur dhe duke na kërkuar falje e përgjërime. Zëre se ta bëra unë, ja qëllomë mua dhe e mbyllim me kaq. Unë e kuptova që Natasha nuk e kishte bërë, sepse po ta kishte bërë nuk mund të rrinte pa reaguar. Do trembej, ose do thoshte më fal, unë e bëra. Kurse Natasha qëndroi stoike dhe mbi të gjitha mua Natasha më tha unë nuk kam parë gjë. Në momentin që mund të ketë ndodhur kjo, unë kam qenë duke ndërruar një fëmijë tjetër. Që do të thotë, fëmija im është qëlluar nga dikush tjetër aty. Dhe ajo që reagoi ishte Shpresa duke më ardhur në shtëpi.
Ndodhur në këto kushte, kuptova që znj. Natasha nuk kishte fare gisht në këtë punë, po ishte Shpresa ajo që e kishte bërë. Është mbledhur komisioni, unë kam tërhequr denoncimin për Natashën dhe kam lënë një deklaratë që në çerdhe ushtrohet dhunë nga personeli. Prita që të më telefononin, po deri më sot nuk është bërë asnjë gjë. Zonja Shpresa vazhdon të jetë atje, ndërkohë dhe mund të rrahë fëmijë. Dhe nuk ka një përgjegjës. Unë kërkoj që në atë institucion, ajo dorë të zhduket prej andej sepse aty janë shumë fëmijë të tjerë. Ata janë në një moshë që nuk flasin dhe nuk tregojnë dot se çfarë ndodh aty brenda. Dua drejtësinë e fëmijës tim?.
Përmes kamerës së fshehtë, nëna e fëmijës së dhunuar takohet me përgjegjësen e ushqimit të çerdhes, dhe nga biseda me të, sjellja e kësaj të fundit lë të kuptohet që mund të jetë e përfshirë në dhunën ndaj fëmijës.
Prindi-Si ka mundësi, që je akoma këtu ti?
Përgjegjësja Shpresa Meta-Çfarë kishe? Fol!
Prindi-Çfarë kam unë, apo çfarë ke ti?
Përgjegjësja Shpresa Meta-Unë s?kam!
Prindi-Ti s?duhet të jesh këtu!
Përgjegjësja Shpresa Meta-Në rregull!
Prindi-S?duhet të jesh fare këtu!
Përgjegjësja Shpresa Meta-Jo! Çfarë të të them unë?
Prindi-Çfarë do të thuash ti, që s?e bëre ti? Se nuk vjen kush të përgjërohet e të kërkojë falje, për një gjë, që s?e ka bërë!
Përgjegjësja Shpresa Meta-Çfarë të them unë?
Prindi-Çfarë të thuash ti? Ty të thashë, që tek shtëpia, që duhet të vesh të firmosësh, të ikësh vetë, se s?je për këtu! Ajo dorë, nuk duhet të jetë më këtu!
Përgjegjësja Shpresa Meta-Po mirë moj!
Prindi-Në rregull?
Përgjegjësja Shpresa Meta-Si të duash bëj!
Prindi-S?ke turp! S?ke turp moj, jo! Ti s?je as nënë, s?je as gjyshe, s?je asgjë! Nuk e di unë, se çfarë femre je ti! Ti, që ve dorë tek një fëmijë ashtu! Nuk e di unë se çfarë lloj njeriu je ti!
Gazetarja e emisionit ?Stop? pyet vetë Shpresën për dhunën ndaj famijës, por ajo e mohon. Më pas shkon në Bashkinë e Tepelenës, në zyrën e Agjencisë së Mirëqenies e Kujdesit Social.
Gazetarja komunikon me përgjegjësen e kësaj zyre, e cila thotë se në këto kushte, Bashkia do të ngrejë një komision të dytë,
Arta Shaha, përgjegjëse e AMK-së: Ajo bëri denoncim për edukatoren. Për edukatoren ka mbaruar procedura, tani ka vajtur në një instancë tjetër sepse ka bërë një denoncim.
Përgjegjësja e Agjencisë së Mirëqenies e Kujdesit Social në Bashkinë e Tepelenës konfirmoi gjithashtu se brenda çerdhes do të vendosen kamera për të shmangur raste të tjera dhune. /tvklan.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet social...
Një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në F...
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Alban Brati, kunat...
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi Qendrën Shëndetësore Tërpan, ...
Ish kryeministri, Sali Berisha, denoncon lënien pa ngrohje t...
Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje rastin e një mësuesi ...
28 marsi 1997 është një datë që nuk harrohet për popullin sh...
Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan K...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet dhe kaos...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Ish kryeministi Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të ...
Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndod...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Ka guxuar të kundërshtojë një veprim jo ligjor të inspektorë...
Gjatë ditës qarkulloi lajmi për arrestimin e një 25 vjecari ...
Tërmeti i 1 qershorit 2019, i cili preku disa fshatra të rre...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Në datën 6 qershor është dhunuar në mes të fshatit Rrotull n...
Një studente vlonjate ka bërë një denoncim për godinat stude...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...