“Kaos dhe vjedhje në Drejtorinë e Doganave/ Denoncohen abuzimet”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet dhe kaos...
Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan Kaçaj, nga Vlora, humb jetën, pasi gjatë një ere të fortë, duke ecur në trotuar, i bie në kokë një vetratë xhami e vendosur në katin e dytë të një pallati në lagjen 28 Nëntori. Pas një ore, i moshuari humb jetën në spital. Prokuroria pas kësaj ngjarje nis një hetim. Hetim që në mars bën plot dy vjet që ka filluar, por që ende nuk ka asnjë autor apo të ndaluar. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, mendohet se ka zvarritur hetimin. Pretendimi i tij është ngarkesa me dosje. Madje ai shprehet se për shkak të kësaj ngarkese po i dalin njerëzit nga burgu.
Bashkëshortja dhe djali i viktimës, duke parë neglizhencën e prokurorisë në hetimin e kësaj çështje ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Sipas tyre prokuroria nuk ka seksuestruar as provën materiale, vetratën apo videon e ngjarjes. Videon e kanë gjetur vet familjarët dhe ja kanë dhënë prokurorit dhe avokatit, por këta të dy sot, ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithashtu gruaja është në gjendje shumë të keqe ekonomike, pasi bashkëshorti ishte i vetmi që punonte dhe sillte të ardhura.
Djali i viktimës, Bledar Kaçaj ditën që ka ndodhur ngjarja, pasi është njoftuar nga të afërmit ka shkuar menjëherë në vend dhe gjëja e parë që ka bërë pasi ka shtruar babain në spital, është të kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Tek një biznes përballë pallatit, ai kishte marrë videon e aksidentit. Në këtë video duket qartë momenti kur vetrata mbi 4 metra e gjerë, bie mbi viktimën ndërkohë që ai po ecte në trotuar. Këtë video, djali ja ka treguar më pas, avokatit të tij dhe prokurorit. Avokati pretendon se me proceverbal, diskun e videos e ka dorëzuar në prokurori. Prokurori edhe pas kaq shumë kohësh thotë se nuk e ka këtë video edhe pse gjatë bisedës disa herë kundërshton veten në ato që thotë.
Akti i ekspertizës Mjeko-Ligjore
Prokurori çështjes në dy vjet, nuk ka ende në dosje aktin e ekspertizës mjeko-ligjore. Kur djali i viktimës, kërkon këtë akt tek prokurori, ky i fundit tek kërkon në dosje habitet dhe pretendon se spitali nuk ja paska sjellë aktin e ekspertizës. Sipas tij i duhet të bëj një tjetër kërkesë. Fiks Fare kontaktoi me mjekun i cili ka bërë ekspertizën. Sipas Dr .Blerim Peli, akti i ekspertizës i ka shkuar prokurorisë jo më larg se një muaj nga ngjarja. Shkresë kjo e dërguar zyrtarisht nëpërmjet postës.
Akti i Ekspertizës Teknike
Sipas prokurorit Llaho, asnjë ekspert në qytetin e Vlorës nuk ka pranuar që të bëj aktin e ekspertizës, pasi çështja është aksident me vdekje. Ai thotë se ata njihen me njëri- tjetrin dhe i vetmi që pranoi është një ekspert me mbiemrin Elezi. Por edhe ky ka kërkuar ndihmë pasi nuk e bën dot vetëm ekspertizën. Jo vetëm për shkak të çështjes delikate por edhe për faktin se pronarët e pallatit ku ka ndodhur ngjarje sipas prokurorit nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë. Në këto kushte, prokurori ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Ai thotë së njërën nga herët, eksperti Elezi ka mundur të hyjë në godinë fshehurazi dhe ka nxjerrë disa konkluzione. Sipas tij ka shkelje, pasi vidat që janë përdorur për të kapur vetratën janë dy herë më të vogla se vidat që duhet të ishin përdorur. ?Aty shkelje ka, ai do shkoj në burg, por ti bëj durim? i shprehet prokurori në ballafaqim djalit të viktimës. Gjithashtu djali ballafaqohet edhe me avokatin e çështjes Edmond Demo. Ky i fundit i thotë që videon ja ka dorëzuar prokurorit, por ai me siguri do ta ketë humbur. Gjithashtu ai e pranon se asnjë ekspert nuk merr përsipër të bëj aktin e ekspertimit teknik, ndaj për këtë arsye i kishte kërkuar djemve të viktimës që ta gjenin vet një ekspert për të bërë aktin. Sipas tij, një shkelje tjetër e prokurorit, është fakti që vetrata nuk është sekuestruar nga prokuroria, por e ka akoma pronari.
Prokurori kërcënon djalin e viktimës ?më ke prerë në besë?
Fiks Fare bashkë me djalin e viktimës u interesuan pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ku kontaktuan me prokurorin e çështjes. Gjatë ballafaqimit prokurori i kërkoi gazetarëve të dilnin jashtë, pasi ai nuk kishte detyrim që t?i jepte llogari apo informacion. Në momentin që hyjnë në prokrurori, gazetarja nuk u ndalua nga askush për të vajtur në zyrën e prokurorit bashkë me djalin. Sapo hyjnë në zyrë, ajo u prezantua si gazetare e Fiks Fare, por e gjithë kjo situatë irritoi prokurorin i cili menjëherë kërkoi të dilnin jashtë. Me insistimin e gazetares së Fiksit i vetmi justifikim që prokurori dha, ishte fakti që ishte shumë i ngarkuar duke i treguar pirgun e dosjeve mbi tavolinë. Më pas, Ai thërret rojen e sigurisë për të nxjerrë gazetaren bashkë me djalin jashtë. Këtu debati degjeneroi në dhunë verbale dhe fizike. Deri aty sa prokurori e kërcënoi djalin ?Më ke prerë në besë, e di unë çdo të bëj?. E gjithë kjo vetëm se djali ishte ankuar tek Fiks Fare./Top Channel
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet dhe kaos...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Ish kryeministi Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të ...
Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndod...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Ka guxuar të kundërshtojë një veprim jo ligjor të inspektorë...
Gjatë ditës qarkulloi lajmi për arrestimin e një 25 vjecari ...
Tërmeti i 1 qershorit 2019, i cili preku disa fshatra të rre...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet socia...
Në datën 6 qershor është dhunuar në mes të fshatit Rrotull n...
Një studente vlonjate ka bërë një denoncim për godinat stude...
Një qytetar nga Miloti i është drejtuar emisionit “Stop”, pa...
Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në fri...
Ditën e sotme është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit, And...
Bashkëshortët Kostandin dhe Afërdita Zela, nga Belshi kanë p...
Avokati Alfred Thomo për 8 vite nuk i hapi asnjë proces gjy...
Manushaqe Qosja quhet qytetarja që i është drejtuar emisonit...
Ditën e sotme është bllokuar terminali i kontenierëve në Dur...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të paza...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...