web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korça e rrezikuar nga ndërtimi i një TEC-i/ Kërkohet rikthimi i projektit që do helmonte qytetin

9 Shkurt 2020, 13:10, Aktualitet CNA

Një vit më parë në Korçë filloi një betejë kundër ndërtimit të TEC-it 500 megavat i cili do të kishte një distancë jo të largët nga qyteti, një investim që pritej të ishte një bashkëpunim i privatit me investime të huaja dhe që do të ndërtohej në Zëmblak për të prodhuar energji elektrike nga rrjeti i gazit të TAP dhe kryesisht për ta shitur atë drejt Greqisë.

Në atë kohë, TEC-i u kundërshtua ashpër por mesa duket hijenat dhe horrat që nuk e shohin dot Korçën ashtu siç është dhe janë riaktivizuar për të nxitur një mbështetje qytetare pro TEC-it.
Në fakt reagimi ka qenë mjaft i ashpër, saqë në atë kohë qeveria u tërhoq, bashkia doli hapur këtij projekti. Kujtojmë se kryebashkiaku në detyrë i Korçës, Sotiraq Filo tha se ai projekt nuk kishte të bënte asgjë me qytetin pasi investitorët e TEC-it nuk kishin pranuar kushtet e bashkisë. Pra, të garantoheshe investimi në infrastukturën e ngrohjes së qytetit, TEC-i të ndërtohej vetëm në rastin kur do t?i jepej ngrohja qytetit, apo ngrohje falas për shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

Më tej akoma duke garantuar ndotjen që do të shkaktonte, investime në mjedis e të tjera si këto. Të gjitha ishin hedhur poshtë nga investitorët dhe bashkia e kishte refuzuar projektin. Tani pas gati një viti disa hijena të vogla që livadhisin në Korçë, të paguar mirë po vërsulen me idenë e TEC-it për të dhënë argumentin se duhet zgjidhje për ngrohjen e qytetit sepse ndotet shumë Korça nga ngrohja me dru dhe ajo nuk është ekologjike dhe nuk është ekonomike.

Gjithashtu sillen dhe argumenta se në qendër të Europës në Vjenë në qytetet e Gjermanisë, Austirsë, Zvicrës ka me dhjetëra TEC-e me fuqi të mëdha të cilat ngrohin qytetet.
Në fakt, të gjitha janë gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra.

Së pari në lidhje me TEC-et që janë në Europë ka një argument: emetimet e gazrave janë të kontrolluara dhe bëhet fjalë për shtete standard të BE-së, jo për Shqipërinë ku njerëzit hanë ushqime të skaduara dhe ilaçe të skaduara që u jepen të sëmurëve. Apo pa folur pastaj për shkollat që ndërtohen dhe u bien suvatë e zënë nxënësit brenda apo pallatet që nga disa lëkundje tërmeti u shkatërruan dhe vranë mbi 50 qyetetarë. Pra standardi i Shqipërisë është nën nivelin zero dhe një TEC i tillë do të ishtë një krim për Korçën pasi nuk ka asnjë garanci se ai kontrollohet dhe ka standardet e TEC-eve të Bashkimit Europian. Pikërisht ky është një nga problemet më kryesore, së dyti në lidhje me ngrohjen e Korçes me sobat me dru, dikur Korça ka pasur një TEC, që e ndotte qytetin por ishte një TEC me qymyr.

Sot ashtu si dhe dje shumica e shtëpive të vjetra korçare ngrohen me soba me dru, një pjesë tjetë e pallateve kanë ngrohje me kaldaja me naftë apo me gaz e të tjera si këto. Për Korçën, zgjidhja do të ishte që shteti të suvenciononte impiantet e ngrohjes ose siç ka ndodhur në Greqi dhe vendet e tjera të Europës ku jepet naftë apo një lëndë djegëse me kosto të ulët. Aktualisht Shqipëria ka një nga çmimet më të ulëta të gazit në Europë, që për ngrohje do të ishte mjaft i mirë, por kurrësesi nga TEC-et me 500 megavat por me kaldaja në pallatë si investime këto të suvencionuara nga shteti që do të ndihmonin së tepërmi për të ulur atë pjesë që pretendohet të qytetit që ndotet nga zjarri dhe ngrohja me dru.

Prandaj, horrat dhe sharlatanët e oazit të Korçës, duke i ditur këto argument dhe kundërargumenta, tani kanë filluar ta riaktivizojnë çështjen e TEC-it me idenë se do të kemi një TEC që do na zgjidhë përfundimisht ngrohjen e Korçës. Kanë hall ngrohjen e Korçës ata që nuk e dinë përse janë në Korçë dhe çfarë bëjnë në Korçë, kush janë dhe çfarë përfaqësojnë në Korçë.

Kanë filluar një propagandë të shfrenuar në mbrojtje të një TEC-i si të ishin vetë investitorët. As firma vetë e cila kërkonte të ndërtonte TEC-in nuk e bëri atë propagandë, por mblodhi nja 10 veta në një hotel dhe u fsheh në një zyrë pa adresë në Pogradec, as në Korçë nuk shkoi dot. Ndërsa sot horrat po dalin hapur në mbrojtje të një TEC-i i cili nuk ka asnjë garanci dhe nuk është asnjë histori suksesi për Korçën. Kjo është e sigurt sepse nuk mund të sigurojë emetime që nuk ndotin ambientin pa folur më tej për kritikat që kanë pasur të gjithë ambientalistët në lidhje me ngrohjen e ujërave nëntokësorë, pa folur për ndotjen e ajërit nga shkarkimet.

TEC-in çuditërisht po e kërkojnë edhe disa që dje e kanë kundërshtuar, disa që dje kanë folur ashpër kundër tij dhe duke u sjellë si vemje politike shfaqen me mendimin se duhet në të mirë të qytetit të Korçës, se duhet të zgjdhim çështjen e ngrohjes. Në fakt, nuk është asgjë tjetër, është loja e radhës për të riaktivizuar një projekt vrasës që do të zhdukte përfundimisht imazhin e qytetit turistik të Korçës e në vend që qytetarët të shkonin për borën e për atë erën e oxhaqeve me tym druri do të shkonin të thithnin erën e emetimeve të gazit që do të qelbet fushën e Korçës.

Prandaj aventurierët duhet të thonë stop dhe korçarët duhet të thonë ?ndalu beg se ka hendek?. Disa aventurierë nuk mund t?i vënë flakën Korçës, disa të çmendur të cilët nuk dinë nga vijnë dhe nuk dinë nga shkojnë , u zihen sytë sapo zarfi u shkon nën dorë dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Palaçot janë në publik, tashmë janë dalë hapur, por le të mos harrojnë se përtej tyre në Korçë ka dhe qytetarë.
Ideja e TEC-it vdiq por jetojnë horrat që e duan edhe të vdekur./CNA.al

TEC-i vrasës në Korçë/ Qytetarët kundër projektit

Ekskluzive-Klosi hedh në kosh TEC-in e Korçës/ Nuk firmos ndikimin në mjedis

Pas Klosit zbulohet letra e kryebashkiakut të Korçës për Ballukun/ Jo TEC në Korçë

 





Lajmet e fundit nga