Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Albin Kurti mori zyrtarisht tanimë postin e kryeministrit të Kosovës, pas më shumë se 15 vitesh në opozitë. Por sfidat e qeverisë së re do të jenë të mëdha. Në qeveri ka dhe dy ministra serbë.
Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe jo asnjë. Premtimi i parë është shkelur për shkak të koalicionit me LDK, ndërsa motivi për shkeljen e premtimit të dytë, siç thonë bashkëbiseduesit e Deutsche Welles, ka të bëjë me shkaqe të tjera.
Përballja me realitetin
?Nuk më befason zgjedhja e dy serbëve në kabinetin qeveritar nga Lista Serbe, sepse Kurti kërkon legalitet dhe legjitimitet të kabinetit qeveritar, për të promovuar edhe Kushtetutën e Kosovës”, thotë për DW, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë dhe ish-deputetja, Rada Trajkoviç. Ajo mendon se viktima më e madhe e këtij vendimi do të jetë demokratizimi i bashkësisë etnike serbe në Kosovë.
Jeta Loshaj nga Këshilli për Qeverisje Përfshirëse thotë, se Kurti ka dhënë shumë premtime, por tani po përballet me realitetin politik. ?E ka kuptuar se Kushtetuta e obligon që në qeveri të ketë përfaqësuesit e Listës, si subjekti, i cili ka fituar më së shumti vota në zgjedhje. Në këtë mënyrë Kurti ka treguar pjekuri politike dhe respekton Kushtetuën”, thotë Loshaj për DW.
Dialogu me serbët
Dialogu me Serbinë, sipas parimit të reciprocitetit deri në njohjen e Kosovës si shtet, ngritja e aktakuzës ndaj Serbisë për krime, futja e obligimit të shërbimit ushtarak…. janë vetëm disa nga premtimet e Kurtit që janë në kundërshtim me qëndrimet e përfaqësuesve të serbëve në kabinetin qeveritar. Por Trajkoviç mendon se ministrat serbë nuk do të mund të pengojnë planet e Kurtit. Pengesë shumë më e madhe do të jetë opozita e krahut të luftës, e cila në ditën e zgjedhjes së qeverisë është dëshmuar si shumë e ashpër në kritika.
?Kurti me zgjedhjen e dy ministrave serbë lehtëson pozitën e vet. Ata nuk do të paraqesin asnjë problem për realizimin e premtimeve të dhëna. Ministrat serbë kanë në krye të organizatës së tyre politike një njeri, i cili ikën nga drejtësia, ndaj veprimi i tyre shkon në shërbim të fshehjes së vërtetës në lidhje me procesin për vrasjen e Oliver Ivanoviiçit, për shkak të së cilit ata mund të humbin kredibilitetin në tërësi?, shton Trajkoviiç.
Ndërsa Loshaj e sheh futjen e ministrave serbë në kabinetin Kurti si një shenjë të pragmatizmit të kryeministrit të ri, por edhe si shenjë e vendosmërisë së Kurtit për fillimin e një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës.
Vuçiçi do të pajtohet
Votimit për kabinetin e qeverisë Kurti i ka paraprirë një debat shumë i gjatë për ofendimet e Kurtit në llogari të serbëve, duke i quajtur ata edhe “çetnikë”, apo koalicion me “Vuçiçin dhe Radoçiçin”, nënkryetarin e Listës Serbe, për të cilin autoritetet e Kosovës thonë, se ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.
Trajkoviç mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është tepër i interesuar t’i kundërvihet politikës së Kurtit. ?Presidenti i Serbisë Vuçiç do të kërkojë alibi për pranimin e shumë synimeve të Kurtit, pasi ka pranuar të ketë dy ministra në qeveri. Çdo ditë shohim një lloj kriminalizimi në logjistikën e shtetit dhe afera të shumta të shtetit të Serbisë dhe familjes së Vuçiçit?, thotë Trajkoviç, duke shtuar se serbët e Kosovës do të jenë sërish një “monedhë për kusur”, për politikën e Serbisë.
Redaktori i Radio Gorazhdevac, Dimitrijeviç, mendon se “Lista Serbe kësaj radhe nuk do të ketë pushtet aq të madh, sepse qeveria e tanishme nuk varet nga votat e saj”. Dimitrijeviç mendon se ministrat dhe deputetët serbë nuk do të përpiqen të pengojnë shumë punën e qeverisë. Ndërsa faktin që deputetët serbë kanë abstinuar dhe nuk e kanë votuar kabinetin e ri qeveritar, Loshaj e sheh si një pjesë të taktikës së veprimit. Deputetët serbë do të përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, por në radhë të parë agjendën e përcaktuar nga Beogradi./ DW
Një foshnjë e lindur nga një paciente me koronavirus në Wuha...
Kryeministri i sapobetuar i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur m...
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald T...
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti zyrtarisht pranoi d...
Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën para ministrave n...
Li Wenliang është një doktor 34 vjeçar nga Kina i cili në da...
Pozicionet e BE-së dhe Britanisë së Madhe përpara negociatav...
Pas marjes së detyrës si kryetare e Parlamentit të Kosovës, ...
Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas b...
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas d...
Është votuar me 86 vota pro dhe 10 abstenime qeveria e re e ...
Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij të parë si Kryeministë...
Shumë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, po u refuzo...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akorduar 26 milionë doll...
I mandatuari për postin e kryeministrit të Kosovës Albin Kur...
Kina ka ndaluar funeralet varrosjet dhe aktivitete të tjera ...
Pas panikut të përpahjes së koronavirusit shumë persona në K...
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka prezan...
Grupi Al-Kaeda që operon në Gadishullin Arabik (AQAP) mori p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...