web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E vrau se i ktheu fjalë/ Zbardhen detaje të reja nga krimi në Xhafzotaj

2 Shkurt 2020, 09:49, Kronika CNA

Të tjera detaje tronditësë kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi sot Xhafzotajn e Durrësit, ku 45-vjeçari Lulëzim Cuku vrau me thikë bashëshorten e tij.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një sherr banal mes çiftit. Burime policore bënë me dije se Manjola Cuku dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit, ndërsa ky i fundit ka marrë thikën nga kuzhina dhe ka goditur disa herë duke e lënë të vdekur.

Ceremonia mortore e 33-vjecares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje në Dibër. Ndërkaq, të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut, duke mbyllur banesën e shtëpisë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin./CNA.al





Lajmet e fundit nga