Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
?Përçartja e dhimbshme e kryeministrit dhe ?beteja? e humbur me Rudina Hajdarin?, kështu shkruan zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama pas replikave të kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Rudina Hajdari.
Sipas Luan Ramës, kryeministri ia doli të na japë vetëm përmasën reale të hipokrizisë.
Ai shprehet se Rudina Hajdari vetëm sa ia tha në sy e para gjithë Kuvendit, nuk bëri asgjë tjetër, por e dominoi dhe edhe e nervozoi Edi Ramën deri në atë shkallë sa na u shfaq ai që është, edhe pse me më shumë se 150 fjalë në leksikun e vet, për të cilin bëri kujdes të dëshmojë se e ka më të pasur nga ata që merr për sistem referimi.
? Në një rrekje të mundimshme e përmes një retorike tërësisht të përçartur e aspak etike, qoftë edhe në caqet e skrupujve të njerëzve pa shumë pretendime intelektuale, kryeministri Edi Rama, duke u pranëvënë e përqasur jo rastësisht e pa qëllim me modestinë e Rudina Hajdarit përmes ballafaqimit e debatit që zhvilloi me të në sallën e Kuvendit, në fakt edhe pse synoi të shfaqte ?epërsinë? e vet jo vetëm fizike dhe ?intelektuale?, ia doli të na japë vetëm përmasën reale të hipokrizisë, e cila në shfaqjen e rradhës ishte mjerisht edhe mediokre!
Ndërse po ?argumentonte? se ka shkelje të mëdha të ligjit e me shumë diferenca prej projekteve të miratuara në projektet e zbatuara në ndërtimet e shumë pallateve në qytetet tona, çka për rrjedhojë, siç tha vetë kryeministri, ?është një praktikë që duhet të marrë fund?, duke përshkallëzuar edhe ndëshkimin penal përmes ndryshimeve në Kodin Penal, e gjithë tirada e tij ishte si e një njeriu në erë, si e dikuj që sapo është kthyer nga hëna e nuk ka asnjë lidhje me realitetin e këtushëm!
Nervozizmi, kunfuzioni stilistik, mungesa e argumentave, shpërqendrimi dhe megalomania provinciale e yshtur sa prej padurimit që po e sfidonte hapur e publikisht një deputete pa shumë pretendime në oratorinë e vet, dhe kënaqësisë që të vetët po e ndiqnin gjithë sy e veshë, e madje edhe gojëhapur në përqëndrimin e tyre tipikisht ?intelektual?, ishin gjithë çfarë përmbante performanca e sotme kryeministrore në Kuvend.
Edi Rama ka qenë 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës e mandej, prej vitit 2013, pra prej 7 vitesh, është edhe kryeministër i vendit.
Nesë janë bërë me qindra e qindra shkelje të ligjit, pra n?se janë ndërtuar pallate pafund me shtesa të paligjshme katesh në lartësi apo muresh në gjerësi, pa respektuar projektet e miratuara e për to janë dhënë lejet e shfrytëzimit, kush e mban përgjegjësinë më parë e më shumë se sa vetë kryetari i bashkisë?!
Tirana është një shëmti urbanistike, është një shëmti arkitekturore dhe estetike, e dominuar nga kaosi.
Kryeqyteti nuk ka më asnjë mundësi të rikuperojë atë që i është marrë me përdhunë e për të ushqyer interesa korruptive e kriminale, ndaj nëse ka një njeri që është përgjegjës për këtë realitet, përgjegjësi i parë është Edi Rama.
Kjo është një e vërtetë që tashmë e dinë të gjithë, por nëse Rudina Hajdari vetëm sa ia tha në sy e para gjithë Kuvendit, nuk bëri asgjë tjetër, por e dominoi dhe edhe e nervozoi Edi Ramën deri në atë shkallë sa na u shfaq ai që është, edhe pse me më shumë se 150 fjalë në leksikun e vet, për të cilin bëri kujdes të dëshmojë se e ka më të pasur nga ata që merr për sistem referimi!
I gjendur ?lakuriq? përballë të vërtetash alarmante nga njëra anë dhe një tufe deputetësh mjeranë që të bëjnë të ndjesh dhembje për ta kur i sheh të duartroksin edhe kur i fyejnë e poshtërojnë, Edi Rama është sot më shumë se çdo herë tjetër shenja e parë e të keqes, prej të cilës Shqipëria duhet të shpëtojë një orë e më parë?, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./CNA.al
Deputetja e opozitës Rudina Hajdari thotë se kryeministri e ...
Kryetari i PD Lulsim Basha u takua me banorë të Sukthit, të ...
Ish-ministri i Inovacionit, Genc Pollo, lidhur me tërheqjen ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj teksa...
Një debat i fortë ka plasur sërish në seancën e sotme parlam...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, aktualisht n...
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar pasi mazhoranca k...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të mazhorancës ...
Në një mënyrë të papritur dhe pa shumë komente paraprake, ga...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar kundër filmit të Er...
Presidenti Ilir Meta ka folur me fjalët e Papa Franceskut pa...
Kreu i qeverisë, me 26 dhjetor, në mbyllje të vitit të kalua...
Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas tërheqj...
Presidenti Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në veprimtarinë ...
Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi R...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka replikuar me tone të ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me qytetarët as...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës ...
Me debate e replika është shoqëruar kjo seancë e dytë e këti...
Mazhoranca është tërhequr nga paketa e censurës për mediat, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...