web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grida Duma e thotë troç/ “Populli nuk na shikon më si të besueshëm”

24 Janar 2020, 22:05, Politikë CNA

Ish deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike  Grida Duma, foli për videon e kryebashkiakut socialist Lefter Alla duke konsumuar kokainë në një lokal.

Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk i lëshon kryebashkiakët, pasi sipas saj e di që kaskada e tyre është e gjatë.

?Absolutisht jo dhe me gjithë dijeninë e plotë të tij, problemi më i madh është që ai (Rama) përpiqet të mos i lëshojë sepse ai e di se nëse lëshon njërin apo tjetrin, kaskada është e gjatë.

Populli na blen dhe na shet sepse nuk na shikon më si kredibël. Nuk i voton njeri këta njerëz, por këta janë duke ndëshkuar Shqipërinë në raportin e ikjes. Ky është modeli në bashkitë ku emigracioni është më i lartë?, u shpreh Grida Duma në emisionin “Zonë e Lirë”.

Më tej ajo deklaroi se ?Rama si pirës droge nuk është në normalitet?. Demokratja ndër të tjera kërkoi të bëhet testi i drogës për të gjithë politikanët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga