Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje të tij mbrëmë në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, ishte mjaft i qartë në qëndrimin ndaj Lulzim Bashës, dhe sjelljen e opozitës, gjatë një viti.
CNA.al ka mbajtur një pozicion kritik ndaj Lulzim Bashës në vazhdimësi, duke e quajtur atë si një personazh të paaftë, i cili ishte thjeshtë dhe vetëm për pazare dhe jo si një lider që mund të udhëhiqte turmat dhe të rrëzonte Edi Ramën. Me të Edi Rama do ta ketë edhe më të gjatë jetën në pushtet.
Këtë ne e kemi shkruar dhe përsëritur dhjetëra herë, kemi pasur shumë kritika, por faktet janë kokëforta.
Këtë e pranoi dje publikisht edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha një fjali mjaft të qartë, se ?Udhëheqja e opozitës, nuk mundi të menaxhonte revoltën dhe urrejtjen popullore ndaj Edi Ramës për ta rrëzuar këtë qeveri. Nuk bëri atë që duhej, nuk ishte në nivelin e duhur, për të rëzuar Edi Ramën?.
Këto qëndrime të berishës faktojnë atë që ne e kemi thënë shpesh. Që Lulzim Basha nuk mundet ta rrëzojë Edi Ramën. Sepse ai nuk do ta bëjë këtë gjë. Ai kërkon thjeshtë dhe vetëm llokmën e tij. Mjafton t?i jepet ajo që kërkon dhe ai tërhiqet.
I mori demokratët dhe i futi në çadër dhe këtë Berisha e di mjaft mirë. Më pas shkoi dhe u ul në pazar politik.
Mori gjysmën e qeverisë, hyri në zgjedhje, përgatiti një listë skandaloze dhe më pas i humbi votimet, duke dalë me turp, me rreth 300 mijë vota më pak. Sali Berisha këtë e di mjaft mirë. Dhe dje iu rikthye të njëjtës histori. Por, këtë herë me djegien e mandateve dhe protestat.
Sali Berisha ka hyrë në zgjedhje me Ramiz Alinë, me Fatos Nanon në 2001,e kështu me radhë.
Ndërsa Lulzim Basha nuk hyri në zgjedhjet lokale në 2019 kur gjithçka kontrollohej nga ndërkombëtarët. Dogji mandatet, i nxori njerëzit në rrugë, burgosi rreth 300 veta, u përp;as me molotov, hodhi bezinë e zjarr ndaj institucioneve. Por çfarë ndodhi?
Bojkotoi zgjedhjet lokale dhe i fali 61 bashki në tavolinë Edi Ramës. Pasi disa muaj më parë i kishte falur një mazhorancë të fortë kushtetuese, e cila i jepte mundësinë të bëjë gjithçka. Dhe në fund shkoi e bëri pazar.
Prej shtatorit të vitit të kaluar, ai ka filluar negociata të forta, për të marrë ç?të mundet, dhe për të bërë vërtetë atë që thotë kryeministri ?KÇK?, (Kap ç?të kapësh).
Dhe këtë dje gati sa nuk e tha me gojën e tij edhe Sali Berisha. Por, ai e pranoi se Lulzim Basha kishte dështuar me aksionin e tij opozitar dhe se Edi Ramën nuk e kishte rrëzuar dot, se djegia e mandateve ishte një hap i gabuar, se bojkoti i zgjedhjeve nuk duhet të kishte shkuar ndërmend, se PD duhej patjetër të hynte në zgjedhje, të tjera kështu me radhë.
Në finale, Sali Berisha pranoi atë që e dinë të gjithë dhe që ne e kemi thënë shpesh, që Lulzim Basha është i paaftë dhe nuk di të çojë një gjë në fund dhe këtë nuk e bën sepse nuk do, por thjeshtë dhe vetëm se ai ka një qëllim të tij, se ai nuk kërkon të rëzojë Edi Ramën, por ai është atje për një qëllim të vetëm, për të qënë në krye të Republikës së re dhe për të bërë pazare me Edi Ramën.
Prandaj dhe Berisha ndoshta e ka kuptuar, por tani çfarë mund të bëjë, të heqë Lulin apo të shkojë vetë në krye të PD-së? Këtë të fundit nuk e pranon, Lulin nuk e largon. Por, po bën atë që ndoshta as nuk e kishte imagjinuar kurrë, flet ndryshe nga sa e mendon. Megjithëse e di mjaft mirë se nuk duhet ta mbrojë, se është i dështuar, se është i paaftë dhe se po e shkatërron Partinë Demokratike, del publikisht dhe përpiqet të bëjë avokatinë, apo të mbrojë të pambrojtshmin.
Ndoshta disi fatkeqësi për Berishën, por është e vërtetë. Dhe këtë e tha ai vetë live mbrëmë në Opinion./ CNA.al
Presidenti i KiE, Charles Michel ndodhet për një vizitë zyrt...
Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel ndodhet në...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, një nga personazhet...
Kryetari i republikës së re, Lulzim Basha i cili njihet për ...
CNA.al raportoi sot se kreu i Republikës së re, Lulzim Basha...
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet të hënën (2...
E enjta është një çmenduri e vërtetë në televizionet shqipta...
Një ditë më parë në media u raportua se ish-ministri i Finan...
Ramush Haradinaj kryeministër në detyrë i Kosovës, i ftuar n...
Gjetan Gjetani, i zgjedhur si deputet i Partisë Socialiste n...
Me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së, kjo e fundit ës...
Disa media vasale të bashkisë Tiranë, kanë filluar çuditëris...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj është bashkuar me Part...
Ish kryeministri Sali Berisha u pyet mbrëmjen e sotme nëse ë...
Ish kryeministri Sali Berisha ka pranuar dështimin e kreut t...
Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar në emisonin ‘opini...
Analisti Lorenc Vangjeli ka këmbëngulur të dijë nga ish-krye...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar katër “armiqtë” e t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...