Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
E gjitha filloi me protestë spontane. Tani mijëra italianë mblidhen në sheshe për të protestuar kundër populistëve të djathtë dhe Matteo Salvinit. Salvini lufton të kthehet në skenë në zgjedhjet e ardhshme rajonale.
Matteo Salvini u largua nga koalicioni qeverisës në gusht të vitit 2019, por ai është duke përgatitur kthimin në qeverinë italiane, kësaj here si kryeministër. Lëvizja “Sardelet” kërkon që ta pengojë këtë gjë. Anëtarët e lëvizjes mblidhen në mënyrë spontane duke e thirrur njëri tjetrin në mediat sociale, duke qenë të paorganizuar dhe duke u bashkuar vetëm në protestë. Strategjita e tyre është e suksesshme. Sepse para zgjedhjeve sondazhet tregojnë, se Salvini ka pak mbështetje.
Sardelet – të vegjël dhe të lëvizshëm, por aktualisht janë duke e trazuar Italinë. Elena Gecchelin-it, aktivistja e lëvizjes i pëlqen që t’ i pikturojë sardelet me bojëra uji dhe i merr ato me vete në çdo demostratë. Ajo mbështet Lëvizjen Sardelet dhe thotë duke qeshur: ?Sardelet e mia notojnë kundër rrymës, siç bëjnë edhe salmonët. Sardelet janë të vogla. Por kur bëhen bashkë me sardelet e tjera, rriten shumë, bëhen më të mëdha se një peshk i madh!”
Elena Gecchelin është duke u bërë gati për të shkuar në demostratë. Sepse sot në Bolonjë do të mblidhen sërish shumë simpatizantë të Lëvizjes Sardelet. 37 vjeçarja ka marrë pjesë që në fillim të lëvizjes. Ajo ka qenë prezente, kur në mes të muajit nëntor sardelet dolën për herë të parë në rrugët e Bolonjës për të protestuar kundër racizmit dhe diskriminimit, kundër populizmit të djathtë. Që nga ajo ditë Lëvizja është duke mbushur sheshet e Italisë, duke befasuar jo vetëm Elenën, por edhe gjithë politikanët e sprovuar.
Bolonja kundër Salvinit
Matteo Lepore, Këshilltar për çështjet e kulturës në Bashkinë e Bolonjës shpjegon: ?E gjitha filloi me Matteo Salvinin. Ai donte që të mbushte stadiumin e Bolonjës me mijëra vetë, mbështetës së tij. Kështu lindi ideja e bastit, për të mbledhur në shesh të paktën 6 mijë vetë, më shumë se sa mund të mblidhte Salvini në stadium. Në fund fare në shesh u mblodhën 15 mijë vetë!” Për të penguar kryetarin e Legas dhe politikën e tij populiste të djathtë. Sepse Salvini kërkon të ngjitet sërish në pushtet, pasi u largua verën e kaluar nga qeveria e krijuar së bashku me Pesë Yjet.
Italia ndodhet para zgjedhjeve rajonale, edhe në Bolonjë dhe në Emilia Romagna. Matteo Salvini kërkon të marrë edhe këtë zonë, të qeverisur deri tani nga të majtët. Sardelet nuk duan ta lejojnë një gjë të tillë. ?Aktualisht Matteo Salvini është burri i fortë. Shumë njerëz mendojnë se ai ofron siguri dhe mbrojtje. Po pikërisht kjo ka alarmuar sardelet dhe lëvizjen tonë,” thotë Elena.
Sardelet nuk duan që Italia të bëhet nacionaliste. Kjo gjë i ka bashkuar njerëzit, mendon Pierluigi Musarò, sociolog nga Universiteti i Bolonjës, i cili e shikon si fenomen të ri ngjitjen e sardeleve në skenën politike. Ai shpjegon ndryshimet. ?Sardelet janë për globalizimin dhe për një botë të hapur. Këto nuk përputhen me idenë e një Italie populiste të djathtë, që kërkon të ndahet nga bota, një vend pa migracion në mes të Europës dhe Mesdheut.”
Protesta me ngjyra dhe me fantazi kundër populizmit të djathtë
Demonstrata plot ngjyra dhe fantazi
Ashtu si puna e Elenës edhe sardelet nuk duan revolucion, por duan një politikë, sipas të cilës partitë ekzistuese të marrin përgjegjësinë në mënyrë që Italia të ecë sërish përpara, pas shumë vitesh krize. Elena beson tek vendi i saj. ?Unë i besoj ende kësaj Italie, përndryshe ashtu si shumë moshatarë të tjerë do isha larguar nga vendi.Të qëndrosh ende këtu kërkon të jesh i guximshëm,” thotë ajo.
Kështu ajo ndihmon firmat e reja Start- ups që të ngrihen në këmbët e veta. Puna e saj është që të gjej financime për idetë e reja, si për shembull për këtë transmetues që i ngjitur në timon, kërkon të mbrojë nga vjedhja biçikletat dhe të zotët e tyre.
Me këtë patentë ata duan të pushtojnë tregun, por politika jo largpamëse nuk i përkrah idetë kreative. ?Unë mendoj se ne italianët mund të jemi konkurrues në treg. Sepse megjithë vështirësitë me burokracinë ne jemi të uritur për sukses dhe për të përmbushur ëndrrat, shumë më tepër se në vendet e tjera ku funksionon shumë më mirë, madje në mënyrë perfekte,” thotë Elena Gecchelin.
Duke qenë në tufë sardelet ndihen të forta. Duke qendruar bashkë ato duan të fusin në kursin e duhur partitë demokratike, në mënyrë që Italia të përgatitet për të ardhmen. Prandaj ata demostrojnë plot ngjyra dhe fantazi./ DW
Presidenti i SHBA Donald Trump përshëndeti arritjen e dy mar...
Rishikimi i projektit të vijimit të autostradës Joniane drej...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quajti fit...
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani p...
75 vjet pas fundit të Holokaustit hebrejtë në Europë e kudo ...
Fronti i grevës kundër reformës së planifikuar të pensioneve...
Ditën e sotme diplomatët amerikanë organizuan nënshkrimin e ...
Australia nuk po gjen qetësi pas zjarreve që e përfshinë ven...
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka refuzuar ftesën e pres...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të dit...
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kryeminist...
Bashkimi Europian duket se ka shkurtuar në masë të madhe tra...
Me aktorët kryesorë në luftën civile të Libisë në Berlin, Gj...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të dielën se kryetar...
Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve...
Një tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë 4.8 të Shkallës R...
Gjykata e Apelit në Torino të Italisë, konfirmoi së fundmi n...
Marrëdhëniet e Presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të Lëviz...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendimin...
Ndërron jetë në moshën 27 vjeçare, burri mëi shkurtër në bot...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...