web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita u tërhoq me bishtin ndër shalë”/ Sherefedin Shehu paralajmëron pazarin e radhës

15 Janar 2020, 08:43, Politikë CNA

Pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt 2019, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha, vendosi të djegë mandatet e deputetëve, në shenjë proteste kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

Një ndër temat kryesore, ?frymëzuese? e protestave të opozitës në atë kohë, ishin dosja Dosja penale me nr.184, e cila flet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në blerjen e votave në zgjedhjet lokale për bashkinë e Dibrës si dhe dosja 339, e cila flet për përfshirjen e syrtarë të lartë të PS-së në Durrës, në shit-blerje votash.

Pas djegies së mandateve u publikuan edhe të tjera përgjime në lidhje me këto dosje, ku dolën emra të eksponentëve të PS-së, Si Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, e deri kryeministri Rama ishte përfshirë në përgjime.

Opozita në atë kohë zhvilloi rreth 10 protesta kombëtare, braktisi parlamentin, por edhe bojkotoi zgjedhjet vendore duke i falur në tavolinë Ramës 61 bashki.

Por, ndërkohë që po bëhet pothuajse një vit nga vendimi ekstrem i opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, duket se ka një tërheqje nga ana e Bashës.

Përtej deklaratave që s?ka bisedime me Gjiknurin, pa burgosjen e vjedhësve të votave, ska tryzë me Ramën, ska zgjedhje me Ramën etj si këto, një ditë më parë, Basha u rikthye në bisedime me qeverinë.

Pas këtij vendimi të Lulzim Bashës, CNA.al ka kontaktuar me ish-kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, dhe ish deputetin e kësaj partie, profesor Sherefedin Shehu, i cili ka komentuar situatën politike në vend, vendimin e opozitës, por edhe debatet për sistemin zgjedhor.

Në një prononcim për CNA.al, Sherefedin Shehu është shprehur se pjesëmarrja e opozitës në Komisonin Zgjedhor, është e mirëpritur, por shtoi se tërheqja ?me bisht ndër shalë?, nuk garanton pritshmëritë e qytetarëve.

Sipas Shehut, situata e sotme, ku Basha ka pranuar të ulet në tryezë edhe me Gjiknurin, e bën të pavlefshme vendimin për djegien e mandateve.

?Mungesa e infratrukturës dhe një sistemi të besuar zgjedhor e bën urgjente ngritjen dhe funksionimin e komisionit zgjedhor. Edhe formalizimi i pjesëmarrjes së opozitës është i shumëpritur. Por, pjesëmarrja e opozitës me ?bisht nën shalë? dhe si e ?zënë në faj? nuk garanton atë që presin qytetarët, një sistem zgjedhor të pakontestueshëm dhe të qëndrueshëm. Kjo pjesëmarrje e bën pavlerë ?sakrificën? e deritanishme të demokratëve por edhe të deputetëve të opozitës. Opozita po merr pjesë në komisionin zgjedhor me një retorikë populiste pa asnjë platformë dhe mekanizma garancie për një sistem zgjedhor të pandryeshëm, një infrastrukture zgjedhore institucionale dhe proceduriale të pakontestueshme dhe të qëndrueshme dhe për t?i dhënë fund traditës së arnimit njëherë në dy vjet të kodit zgjedhor?-tha Sherefedin Shehu.

Sipas tij, ulja e Bashës në tavolinë me Ramën, është mjaft e dyshimtë, përderisa ky i fundit nuk ka pranuar ende asnjë prej kërkesave të opozitës, siç janë zgjedhjet e parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike.

?Ulja me z. Rama është e dyshimtë për sa kohë që ai nuk ka pranuar problemet e krijuara në zgjedhjet e bëra pas ardhjes së tij në pushtet dhe nuk ka treguar vullnet për eleminimin e tyre. Ai nuk ka pranuar zgjedhjet e parakohshme dhe zhvillimin e tyre nga një qeveri teknike. Ai nuk ka garantuar procedurën e legjitimimit dhe miratimit të propozimeve të opozitës jo-parlamentare. Administrata zgjedhore është dhe do të mbetet politike duke ju nënshtruar vullnetit të pushtetit dhe të parasë.?-u shpreh Shehu.

Po ashtu, ai tha se ulja papritur në tavolinë me qeverinë, paralajmëron një tjetër Pazar mes tyre, jo në interesin e qytetarëve.

?Ulja e papritur e opozitës në tavolinë me Qeverinë paralajmëron ndonjë pazar për zgjedhje të parakohshme por jo zgjedhje që garantojnë vullnetin e qytetarëve. Arnimet e mundëshme të kodit zgjedhor nuk do të prekin thelbin e tij dhe burokratët dhe ekspertët e OSBE-së do të mund të rikthehen përsëri pas dy viteve për të reflektuar rekomandimet e tyre të dyzuara të cilat kanë një qëllim të vetëm, pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe vazhdimësinë e biznesit të tyre.?-tha Sherefedin Shehu për CNA.al.





Lajmet e fundit nga