Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Në ditët e fundit, po shikojmë të shfaqen pjesa më e madhe e politikës në pozicionin e karagjozit, të kllounit poliotik. Ata që me shpatë kanë kërkuar dje ndryshimin e sistemit, sot po kërkojnë që ai të qëndrojë, sepse problemi nuk është sistemi, por ka të tjera halle.
Në fakt, është ky sistem ai që ka prodhuar të gjitha hallet, është ky sistem që ka sjellë Ramën në pushtet dhe kapjen e pushtetit prej tij, asgjë më shumë sesa kaq, të tjerat janë thjesht justifikime. Por, le t?i marrim me radhë.
Së pari aleatët e Lulzim Bashës, të cilët turpësisht kanë ndryshuar sjelljen e tyre dhe kjo vetëm sepse Luli ju ka ofruar nga një vend deputeti në listat e ardhshme zgjedhore dhe asgjë më shumë sesa kaq, apo ju ka respektuar formulat për të pasur një të dytë, apo ndonjë post ministri, në rast se do të ketë ndonjëherë mundësinë që Luli të bëhet kryeministër.
Ata që kërkonin dje, pra aleatët, ndryshimin e sistemit sepse ai ishte i kapur, nuk zhvillonte demokracinë, sillte një kryeministër autokrat, krijonte lista jopërfaqësuse, nuk kishte garë, qytetarët nuk e njihnin deputetin, e kështu me radhë, sot për një ofiq të premtuar nga Luli, e kanë braktisur kauzën dhe kanë pranuar mandatin e deputetit.
Ndoshta ka parti të vogla nga këto politiket që nuk mbushin dot një furgon, apo nuk i votojnë ndoshta as gratë, ka të tjera parti të vogla që ndoshta nuk duan të financojnë më dhe të merren me fushatë, por rehati i kryetarit dhe një llokmë e pushtetit mund t?i kënaqte shumë.
Gjithsesi, fakti është fakt. Aleatët e Lulzim Bashës e kanë dredhur, edhe ata që kanë bërë grevë urie për të rrëzuar këtë sistem. Kemi parasysh Nard Ndokën, apo të tjerë aleatë të Lulzim Bashës sot.
Së dyti, janë karagjozat brenda partive politike. Janë një pjesë deputetë, zyrtarë të PD-së, të cilët kanë bërë karrierë, përfshirë këtu edhe Lulin, i cili është produkt i këtij sistemi politik. Ka shumë deputetë, ish-deputetë dhe njerëz të tjerë që mbrojnë formulën aktuale zgjedhore, patjetër, e ndjejnë veten të sigurt, futen në lista fituese, bëjnë sikur bëjnë fushatë elektorale, sikur shkojnë te zgjedhësit, nuk kanë asnjë kosto dhe për të paktën 4 vite rrëmbejnë nga taksat e shqiptarëve rreth 150 milion lekë paga dhe shpenzime që janë totali i kostove që ka një deputet në mandatin e tij, udhëtime turistike, pashaporta diplomatike dhe të tjera si këto, mjafton të jetë në listë.
Dhe për të qenë aty, i sigurt, duhet t?i serviloset kryetarit kur ai ka nevojë, pikërisht sot, për të mbrojtur sistemin aktual zgjedhor. Të tretët janë karagjozët mediatikë, apo këta që e quajnë veten pjesë gjoja të shoqërisë civile, të cilët kanë dalë në mbrojtje të sistemit duke thënë se ai nuk është problemi, por është problem kapja e tij.
Në fakt, kur një sistem kapet, problem është ai, jo ai që e kap, pra, ka hapësira sistemi që kapet. Prandaj sistemi duhet përmbysur, duhet hequr, duhet një sistem që nuk kapet as nga Rama, as nga Basha nesër, apo nga dikush tjetër.
Por edhe këta të tretët, si ata më sipër që në fakt nuk i votojnë as familjarët e tyre, nuk marrin dot as votat e grave të tyre, mbrojnë këtë sistem, nuk pranojnë as listat e hapura, nuk pranojnë as mazhoritarin, se mazhoritarët nuk do dinin ku të shkonin, pa folur pastaj për sistemin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, që është mazhoritari me korrigjim proporcional, sistem i përzier, i cili ishte edhe përfaqësues, ruante edhe elitat e partive dhe kishte një vlerë tjetër, pasi qytetarët votonin direkt deputetin e tyre.
Dhe kujtojmë këtu që kjo formulë u hoq dhe solli gjithë pushtetshmërinë e Sali Berishës dhe tashmë gjithë pushtetshmërinë e Edi Ramës, me shpresën se do të kemi nesër gjithë pushtetshmërinë e Lulzim Bashës, por në fund nuk kemi asgjë tjetër.
Kemi tre palë karagjoza publikë, politikë, që vetëm për këtë akt në mbrojtje të këtij sistemi, duhet të ndëshkohen me votë, në bojkot, në braktisje, por dhe me votë kundër, në çdo lloj forme, në çdo lloj mënyre, thjesht dhe vetëm për këtë veprim që po kryen sot, duke u bërë aleat me Edi Ramën, duke ruajtur marrëveshjen e vitit 2017 dhe statukuonë politike të vendit./ CNA.al
Ish deputetja e PD-së Grida Duma, e ftuar në News 24, ka ko...
Ish ministër i Mbrojtjes Fatmir Mediu ishte i ftuar në studi...
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, prej tre ditësh ka...
Deputeti i opozitës Muslim Murrizi, i ftuar në “45 minuta” n...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për raportin e ...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar debat...
Kandidati i për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha është g...
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri...
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër akuzon kryeministrin E...
Në fjalën përmbyllëse në Këshillin e OSBE, kryeministri Edi ...
Partia Demokratike ka sjellë sërish në vëmendje kushtet e mj...
Avokati Altin Goxhaj shkruan se shpopullimi dhe rrënimi i Sh...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shqipërinë për m...
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me aksionin e IKMT...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Komisio...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Një prej të dyshuarve për garbitjen e Rinasit, Oltion Veseli...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti thotë se opozit...
Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...