Meta pret në takim ambasadorin e ri/ Italia partner i pazëvendësueshëm strategjik
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri...
Kandidati i për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha është gara.
Njoftimin e ka bërë vetë Kërtusha me anë të një letre në rrjetet sociale ku shkruan me tone kritike për procesin që pritet të zhvillohet ditën e shtunë.
Kërtusha thotë se nuk zbatohet statuti i Partisë, ndërsa përmend edhe individë të punësuar për favore personale dhe jo në bazë meritash.
“Të nderuar qytetarë të Durrësit anëtarë të Partisë Socialiste, simpatizantë dhe mbështetës!
Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe dhe për mesazhet e shumta motivuese, jam i detyruar t’ju informojë për klimën e zgjedhjeve brenda Degës së Partisë Socialiste Durrës, ku mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me çdo kusht në këtë proçes kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vetëm.
Problemi fillon që në kryefjalë të këtyre zgjedhjeve ku nuk zbatohet statuti i Partisë, më saktë parimi (një anëtar një votë) kur edhe në rastet hipotetikë kur nuk zbatohet ky parim mënyra e zëvendësimit ka qenë zgjedhja me asamble. Por na doli që as kjo metodë nuk do të aplikohet në zgjedhjet tek ne, pasi drejtuesit e tanishëm politikë në Durrës brenda natës hartuan një metodë të re dhe normalisht i vendosën edhe një emer.
Më thanë Ardit do të votohesh nga Asambleja e zgjeruar. U habita dhe menjëherë kërkova të më vihej në dispozicion kjo listë. Por më kot. Pas shumë komunikimeve të mia me drejtuesit politikë këtu m’u vendosën në dispozicion disa lista gjysmake pa asnjë të dhënë me anëtarë të huazuar nga partitë e tjera që lidhjen e vetme me partinë tonë kanë vendet e punës që u janë dhënë si favore personale këtyre individëve.
M’u dhanë elektronikisht 5 lloj listash pasi zyrat e selisë janë bosh inekzistente dhe sikur të mos mjaftojë kjo listat m’i dhanë më datën 8 janar duke më komunikuar që zgjedhjet do mbahen më datën 11 janar.
Shtroj një pyetje: Si mundet një person normal të takojë 600 persona për 3 ditë kalendarike dhe jo vetëm t’u paraqes programin, por edhe t’i bindë ta votojnë?! Është krejtësisht e pamundur.
Asambleja përbëhet nga 300 anëtarë (të dhëna të marra nga PS Durrës) se dhe kjo e fundit nuk i ka as vetë të sakta, ndërsa shpikja e tyre na bëri një listë me 600 vetë, të cilët janë futur aty vetëm për një votë, madje në shumicën e rasteve ato vetë nuk janë të informuar që janë votues.
Pra që të mos zgjatem: Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen, por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit.
Fushata ime në kryefjalë të saj kishte përfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një votë mund ta mundësojë këtë përfaqësim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur, por e kotë. Sot ndodhemi përballë këtij fakti, ku kryetarin e PS Durrës do duhet ta votojnë njerëz jashtë strukturave tona, duke demostruar edhe një herë se si e kanë katandisur Partinë Socialiste në Durrës.
I ndodhur në këto kushte unë zgjedh për të mos kandiduar ditën e shtunë, pasi kandidimi im do të ishte në të keq të Partisë Socialiste duke zhvilluar një garë të paracaktuar.
Zgjedh që kontributin tim ta jap brenda Partisë Socialiste duke qenë një zë brenda saj dhe jo një fraksion siç kanë qejfin ta etiketojnë rrëmbyesit e kësaj partie.
Me bindje të plotë ju them që nuk do të bëhem pjesë e kësaj farse të turpshme politike. Duke ju falënderuar të gjithëve uroj një vit të mbarë dhe kthimin sa më shpejt në identitet të Partisë Socialiste.”, shkruan ai në njoftimin e plotë./CNA.al
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri...
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër akuzon kryeministrin E...
Në fjalën përmbyllëse në Këshillin e OSBE, kryeministri Edi ...
Partia Demokratike ka sjellë sërish në vëmendje kushtet e mj...
Avokati Altin Goxhaj shkruan se shpopullimi dhe rrënimi i Sh...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shqipërinë për m...
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me aksionin e IKMT...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Komisio...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Një prej të dyshuarve për garbitjen e Rinasit, Oltion Veseli...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti thotë se opozit...
Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që d...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në ceremoninë e ...
Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka sulmuar kryeministrin Ed...
Kryetari i PD, Lulzim Basha duke iu refereuar agjensisë pres...
Letër e hapurDrejtuar: Znj Genoveva Ruiz-Calavera, Drejtuese...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur...
Kryetari i PD në Berat, Gazmend Azizi ka uruar 29 vjetorin e...
Bashkia Kamëz ka miratuar, sot, Paketën Fiskale për vitin 20...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...